Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e vendosur pranë Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama tallet me shqiptarët, duke u thënë se po lëviz akcizën.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria është vendi me barrën fiskale më të lartë në botë për naftën. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e vendosur pranë Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama tallet me shqiptarët, duke u thënë se po lëviz akcizën.
Sipas tij, kryeministri Rama është mashtrues i paskrupullt. Berisha tha se studëntët shqiptarë paguajnë një tarifë 4 herë më të lartë se Austria, Sllovenia, Franca, Gjermania.
Sali Berisha: T’u pyes unë një gjë, a morën ndonjë dëmshpërblim sado të vogël 6 mijë familjet e Durrësit që u përmbytën vetëm pak javë më parë? Asgjë. Ata nuk marrin shpërblim kurse Gjushi me pantallona, kurse Sakoja rrit rrogën e vet. Mbledh këshillin dhe rrit rrogën se po marr pak pa shkuar në punë. Po vjedh duke fjetur. Miq, është një censurë e cila kërkon të vërë njerëzit në narkozë. Shikoni se çfarë ndodh këto kohë.
Këto kohë nafta nga bordi i tij ka arritur nivelet më të larta në botë, 220 lekë. Mashtruesi deklaron se po u rrit mbi këtë nivel, do të ulë me 8 lekë akcizën. Nuk është asgjë. Por problemi është se gjer në këtë nivel, rritja e TVSH-së është mbi 8 lekë dhe nuk kthen asnjë qindarkë. Problemi është se ky njeri ka vendosur mbi litrin e naftës, barrën fiskale më të lartë në botë.
Kush të dojë, të kërkojë në Google, vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në Europë, Shqipëria del. Vendi me barrën fiskale mbi naftën më të lartë në botë, Shqipëria del. Kurse ky tallet me shqiptarët u thotë se po e lëviz akcizën kur nafta të tejkalojë 220. Nuk ka asnjë skrupull dhe mëshire. Qëndrimi i tij ndaj të rinjve shqiptarë është qëndrimi më armiqësor që mund të mbahet ndaj tyre.
Studentëve shqiptarë u them edhe njëherë se ju, të dashur studente e studentë, paguani tarifën më të lartë në Europë pas studentëve të Britanisë së Madhe dhe Holandës. Se ju paguani një tarifë 4 herë më të lartë se Austria, Sllovenia, Franca, Gjermania. Dhe po t’i marrim në proporcion me rroga, është 16 herë më e lartë. Dhe ky vjen dhe u tregon dokrra.
Vjen dhe u thotë studentëve se më rrihnin dhe më burgosnin nëpër komisariatet e aeroporteve për problemin e vizave. Mashtron në mënyrën më ordinere. Vizat jo që nuk i hoqi ai, por përkundrazi bëri grevë urie në këtë shesh që vizat të mos hiqeshin për shqiptarët, dhe tani u thotë atyre se kjo ishte arritja e jetës sime. Pra, kemi të bëjmë me një njeri që nuk ka turp, që nuk ka ndjenja, që ka korruptuar gjer në palcë veçanërisht mediat shqiptare, të cilat shpërndajnë në linjat e tyre mashtrime, trillime 24 orë mbi 24 orë./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mediat e kontrolluara nga qeveria duan me çdo kusht të ...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka deklaruar se procesi drejt anëtarësimit të...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhv...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti &eum...
Kurti dhe Abdixhiku KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur të hënën një takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Rama të ballafaqohen për çështjen “Partizani&rdq...
Sali Berisha TIRANË- SPAK ka reaguar së fundmi lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t&e...
Sali Berisha Kreu i PD, Sali Berisha, ka shtuar listën e akuzave ndaj gjyqtares së dosjes “Partizani”, Irena Gjoka. Pasi e denoncoi ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të mas&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.&nbs...