21 Tetor 2022, 11:35
Nga A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se shpikësi i e-mailit anonim që tregon se ai ka qënë ish-sigurims i shtetit është Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Rama ka frikë nga Partia e Lirisë e se emri i tij e tmerron, duke mos e bërë as gjumin e qetë.
“Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga 1 miliardë dollar që planifikon për 7 kontratat të reja, këtu janë lekët për pedagogët, studentët, për të rritur rrogat. Por nuk e bën këtu, fryn rrugët, PPP-të, kontratat që lekët ti marrë në xhepat e tij dhe bandat që ka. Është ai shpikësi i këtij e-maili anonim. E di shumë mirë që ka bërë autogol që do i kushtojë shumë. PL e tmerron, emri i saj ia prish gjumin, e bën të palumtur. E ka katandisur PS në gjendje të mjeruar e ka vendosur nën thundrën e Rilindjes, pabesitë që i ka bërë vendit, Kosovës. Është gjë pa vlerë. Procesi ndaj Autoritet të dosjeve do të vazhdojë, kanë kryer akt vetëvrasje morale, përmes përdorimit politik. Nuk japin as dokumentet që kanë çuar në kuvend, avokatit tim. Kuvendi u tromaks nga këto akte dhe nuk i jep avokatit tim, Jemi në një shtet mafioz, afera e inceneratorëve fakti më i qartë, nuk është i vetmi, ka shumë. Vijnë nga kapja e shteti, është peng i tutorëve të tij, e dimë cilët janë të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtare që kanë qëllime të errëta ndaj vendit tonë.”- tha Meta.
I pyetur lidhur me deklaratën e tij kohë më parë, ku pati thënë se do të sakrifikohej si Salvador Allende për të marrë Ramën me vete, Meta tha se i ka mbajtur të gjitha premtimet duke bërë detyrën sa ishte në korrektesë dhe duke qenë çdo ditë në terren pas 24 korrikut.
“Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij. Nëse unë do isha Alende, Rama s’do ishte dot Pinoçet. Unë e kam mbajtur premtimin dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e Kushtetutës. Janë harxhuar qindra miliona euro për presion ndaj Metës, edhe në Gjykatë Kushtetuese, u falsifikua edhe firma e kryetarit të Kuvendit dhe Ilir Meta në 24 korrik e la detyrën, ju përshëndeti me shqiponjën dhe në 25 korrik filloi fluturimin, dhe ju e dini që shqiponjat fluturojnë lart”, tha Meta.
ilir meta edi rama
Politike
21 Tetor 2022, 11:33
k.m.
Pamje nga Komisionit
TIRANË- Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2023. Në fjalën e ...
Politike
21 Tetor 2022, 11:23
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se deputetët të cilët votuan mbrëmjen e djeshme ...
Politike
21 Tetor 2022, 11:24
a.b, k.m
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se mbrëmjen e djeshme ishte në një fes...
Politike
21 Tetor 2022, 11:13
k.m.
Edi Rama dhe Agron Shehaj
TIRANË- Vazhdon përplasja me deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe kryeministrit Edi Rama. Sot, ...
Politike
21 Tetor 2022, 10:56
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim ka vizituar sërish ambientet e Gjykatës së Po...
Politike
21 Tetor 2022, 10:14
A.B
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë, miratoi ditën e djeshme projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për ...
Politike
21 Tetor 2022, 07:54
A.B
Kuvendi
Në Shqipëri, parlamenti votoi mesnatën e së enjtes, disa ndyshime në ligjin për “Të drejtën e informi...
Politike
21 Tetor 2022, 00:15
F.M
Mesila Doda
TIRANË- Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Mesila Doda, i kërkoi kryetares...
Politike
20 Tetor 2022, 23:48
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 97 vota pro për rishikimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. ...
Politike
20 Tetor 2022, 23:29
F.M
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka shpërthyer në ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama. I pra...