“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Rama ironizon protestat e Opozitës: I kemi ndarë punët, ata të rrinë poshtë penxheres time
Teksa iu referua edhe punës së SPAK dhe spekulimeve për goditjen e drejtësisë nga mazhoranca, Rama i hodhi poshtë këto dyshime, duke thënë se drejtësia e re është produkt i qeverisë që ai drejton, kurse të tjerët jo vetëm spekulojnë e thonë gjysmë të vërteta, por nuk dinë as të bëjnë analizë dhe opozitë.
30 Dhjetor 2025, 11:54Nga DOSJA
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët ironizoi protesta e opozitës. Kryeministri me tone ironike tha se protesta janë zgjedhja e tyre dhe sipas tij, kjo nuk ka lidhje me të.
"Protestat? I kemi ndarë punët prej vitesh. Unë në zyrë dhe PS në qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres time në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre s’kam unë asnjë lidhje, kjo është pjesë e lirive," tha Rama.
Teksa iu referua edhe punës së SPAK dhe spekulimeve për goditjen e drejtësisë nga mazhoranca, Rama i hodhi poshtë këto dyshime, duke thënë se drejtësia e re është produkt i qeverisë që ai drejton, kurse të tjerët jo vetëm spekulojnë e thonë gjysmë të vërteta, por nuk dinë as të bëjnë analizë dhe opozitë./Dosja.al