Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke e krahasuar me situatën e Zvërnecit që ka shkaktuar protesta dhe reagime të shumta nga qytetarët shqiptarë, Kryeministri thekson se edhe projekti i Costa Navarino u përball me protesta, peticione dhe parashikime për pasoja të rënda ekologjike.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim lidhur me projektin e Zvërnecit, duke e krahasuar atë me Costa Navarino në Greqi. Me anë të një postimi në Facebook, Rama solli në vëmendje se përpara ndërtimit të resortit ishin ngritur shqetësime të shumta mbi ndikimin e mundshëm në mjedis dhe biodiversitet.
Duke e krahasuar me situatën e Zvërnecit që ka shkaktuar protesta dhe reagime të shumta nga qytetarët shqiptarë, Kryeministri thekson se edhe projekti i Costa Navarino u përball me protesta, peticione dhe parashikime për pasoja të rënda ekologjike.
Megjithatë, kryeministri theksoi se sot Costa Navarino konsiderohet një nga destinacionet turistike më prestigjioze në Evropë, duke gjeneruar mijëra vende pune, investime të konsiderueshme dhe zhvillim për bizneset lokale.
Sipas Kryeministrit, historia e Costa Navarinos nuk dëshmon se çdo investim i madh është domosdoshmërisht i suksesshëm, por tregon se projektet që janë në zhvillim nuk duhet të refuzohen. Në fund të postimit, Rama bën një paralelizëm me Zvërnecin, duke theksuar se edhe Shqipëria mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES dhe me këtë histori të vërtetë nga fqinjët tanë të jugut, ju uroj ditë të mbarë Costa Navarino mund të quhet ndryshe historia e zakonshme e lajmëtarëve të katastrofës, atyre që nuk ëndërrojnë po paragjykojnë ëndrrat e të tjerëve; nuk projektojnë po gjykojnë projektet e të tjerëve; nuk ndërtojnë po përgojojnë ata që ndërtojnë. Sa më e madhe ëndrra aq më i madh paragjykimi i tyre, sa më ambicioz projekti, aq më e madhe katastrofa e paralajmëruar, sa më i madh ndërtimi aq më i llahtarshëm përgojimi i atyre që ndërtojnë.
Ndodhi në Greqi. Me Costa Navarinon. Para se të ndërtohej, u tha se po vinte fundi i botës. U tha se do të shkatërrohej natyra. U tha se do të zhdukej biodiversiteti. U tha se fushat e golfit do të pinin ujin e brezave që do të vinin dhe Messinia do të kthehej në shkretëtirë. U tha se një nga peizazhet më të bukura të Mesdheut do të varrosej nën pushtimin e betonit. Peticione. Protesta. Kundërshti. Debate. Parashikime apokaliptike. Me pak fjalë, repertori i zakonshëm i atyre që e kanë më të lehtë të venë kujën për fundin e një vendi, sesa për transformimin e tij. Por në fund projekti u ndërtua. Dhe sot? Sot Messinia nuk është simbol i katastrofës.
Është simbol i transformimit të një ëndrre të bukur në një realitet mbresëlënës, falë një projekti shumë ambicioz. Një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Europës. Një rajon i vendosur si një perlë e rrallë në kurorën e turizmit botëror. Mijëra vende pune të mirëpaguara. Miliarda euro të gjeneruara për ekonominë. Shumë biznese lokale që janë rritur përreth. Prona që kanë fituar vlerë. Një territor i tërë që ka ndryshuar rrënjësisht pa humbur ekuilibrin mes natyrës dhe komunitetit. Dhe në këtë trajektore spektakolare transformimi ja edhe disa fakte kokëforta: 75% më pak emetime operacionale karboni krahasuar me vitin 2019. Mbi 185 mijë metra kub ujë të ricikluar dhe ripërdorur vetëm gjatë vitit 2024. 72% më pak plastikë njëpërdorimëshe.
100% energji elektrike nga burime të rinovueshme. Të kuptohemi! Kjo histori e bukur e vendit fqinj, nuk do të thotë se çdo investim i madh është automatikisht i mirë. As se çdo shqetësim është pa vlerë. Përkundrazi. Por do të thotë se zhvillimi nuk mund të mohohet kurrë kategorikisht. Një projekt bashkëjetese i zhvillimit me natyrën nuk mund të paragjykohet asnjëherë arbitrarisht. Sepse po të ishte dëgjuar gjithmonë kori i atyre që thonë “nuk bëhet” se prishet, njerëzimi do të ishte ende duke diskutuar nëse ia vlen të shpiket rrota.
Nuk do të kishte aeroporte. Nuk do të kishte porte. Nuk do të kishte autostrada. Nuk do të kishte qytete moderne. Nuk do të kishim as vetë Europën që njohim sot. Costa Navarino nuk është thjesht historia e një resorti më shumë. Është prova se kur vizioni, projekti, kapitali, teknologjia dhe përgjegjësia bashkohen në një ëndërr të madhe, mund të ndryshojnë fatin e një territori të tërë. Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj? Patjetër që po, madje ende më rrezatuese botërisht mu aty, në Zvërnec, po si e qysh kjo nuk ka lidhje me historinë e këtij postimi, po me historinë e një projekti që ka ambicien të krijojë destinacionin më tërheqës të kësaj ane të Mesdheut./Dosja.al
Rexhep Meta, Ilir Meta TIRANË- Policia e Burgjeve ka nxjerrë nga qelia ish-presidentitn Ilir Meta, për ta shoqëruar drejt fshatit...
Arben Fetai MAQEDONI E VERIUT- Arben Fetai ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë s&eu...
Arlind Qori TIRANË- Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ka folur për revoltën që ka shpërthyer për Zvërneci...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtet...
Alexis Tsipras, Edi Rama GREQI- Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj menjëherë kryeministrit Edi Rama pas reagimit t&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës masive në Tiranë lidhur me projektin e investimit në zon&eum...
Kuvendi TIRANË- Në seancën e sotme plenare në Kuvend janë miratuar edhe përbërjet e Komisioneve të Përhershme ...
pamjet TIRANË- Qytetarët të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kërkuan njëzëri dor...
Edi Rama, Antonio Costa TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të presë ditën e nesërme Presidentin e Këshillit të Europ&...
Edi Rama dhe Jared Kushner TIRANË- Prokurorët shqiptarë kundër korrupsionit po hetojnë një projekt turistik luksoz të li...