17 Maj 2022, 19:07
Nga DOSJA
Edi Rama
VLORË- Muzeu Hebraik Shqiptar do ndërtohet në Vlorë, për hebrenjtë që u shpëtuan nga shqiptarët. Vetë kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm për të prezantuar pasditen e sotme projektin fitues për Muzeun Hebraik Shqiptar që u fitua nga studioja izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”. Muzeu do të hapet në Vlorë dhe do të tregojë të dokumentuar historinë e rrallë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit. I pranishëm në takim ishte drejtori i Fondit Shqiptaro-Amerikan Michael Granoff dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se ky muzë është një nga gjërat më të munguara në të gjithë Shqipërinë. Ai tha se kur Shqipëria strehoi hebrenjtë, i mbrojti ata dhe madje ka pasur raste që kanë dorëzuar fëmijët e tyre, vetëm për të mos shitur mikun. Rama shtoi se po përgatiten për të pasur një qendër te hebraizmit edhe në Tiranë. Sipas tij duhet të jetë një qendër ku të tregohet historia dhe të kultivohet miqësia e Shqipërisë me Izraelin.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Nazistët kanë marrë 800 burra në zonën e Vlorës dhe 600 janë vrarë. Asnjë prej tyre nuk ishte hebre, por ishin shqiptarë. Shqipëria është jo vetëm vendi i vetëm në Europë që pati më shumë hebrenj pas luftës së para luftës, por është vendi i vetëm që nuk ka asnjë rast të vetëm të dorëzimit të një hebreu te pushtuesi. Por ka raste të kundërta, kur shqiptarët janë paraqitur vetë, ose kanë dhënë fëmijët e tyre si hebre, për të mbrojtur hebrenjtë e vërtetë. ëse ne dorëzojmë ata që janë miq në shtëpinë tonë, tempujt tanë do ta humbasin përfundimisht shenjtërinë e tyre. Kjo është tradhtia më e lartë që mund të bëjë shqiptari në raport me ligjin e vet. Ne e dimë shumë mirë historinë e Kanunit dhe të raportit të shqiptarit me mikun. Historia e shpëtimit të hebrenjve nuk është e rëndësishme të përmblidhet në një muze, dy apo tre, unë them dhe më shumë duhen, por thjesht për të treguar ne se sa të jashtëzakonshëm kemi qenë në atë kohë, por për t’ju treguar fëmijëve tanë se sa e rëndësishme është kjo pjesë e historisë sonë të përbashkët dhe sa e domosdoshme është që njerëzit dhe shoqëritë mos humbasin këtë sens humanizmi. Unë e kam shumë parasysh momentin kur hapëm bunkartin e parë, në atë pallatin e famshëm antiatomik të Enver Hoxhës, një objekt i një marrëzie, i ndërtuar brenda në kodër. Hyje në atë abject dhe çdo gjë të tregonte atë sistem. Ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë se sa shumë të rinj që ishin të lindur në momentin e rënies së komunizmit apo pas, kanë vajtur ta vizitojnë atë, atë shfaqje. Ndër ta ka qenë edhe im bir, i madhi, ishte më i ri në atë kohë, por jo i vogël. Më kujtohet që më ka thënë se tani i besoj të gjitha ato që më ke thënë për komunizmin seopse deri më sot më janë dukur ekzagjerime të njerëzve për tu dukur më të vuajtur e më interesantë. Më ka bërë të reflektoj sepse kam kërkuar të hyj pastaj më thellë e të pyes të tjerë. Ky është impakti fizik i raportit me historinë. Të njëjtin impakt kam pasur edhe unë kur kam vizituar atë vend për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me atë histori. Është e gjitha bashkë që të bënë ta ndjesh dhimbjen dhe ta ndjesh vuajtjen e tmerrin që ndjen gjithë populli i Izraelit për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me atë histori. Arkitekti ma tha dhe njësoj si ai janë të gjithë në Izrael. Ndaj edhe njëherë tjetër bashkëpunimi ynë me fondacionin shqiptaro-amerikan është jashtëzakonisht i vyer, domethënës e produktiv, kudo që kemi punuar, Michael me eksperiencën përkushtimin e dashurinë e tij për këtë vend, sepse është edhe shtetar shqiptar pavarësisht të tjerave. Unë me atë dashurinë timë, të tjerët me kontributin e tyre kemi arritur të bëjmë gjëra që janë realisht modele që janë pasuar nga hapa të tjerë. Ky është qëllimi, muzeu hebraik i Vlorës është i pari por jo i vetmi, duam një qendër hebraizmi në Tiranë. Duhet treguar historia dhe kultuar marrëdhënia, si një miqësi që ka pasur një periudhë, jo ndërprerje, por periudhë që nuk ka qenë edhe aq intensive. Këta janë bërë shumë të pasur tashmë dhe kur njeriu pasurohet ka probleme me memorien. U zgjata pak. Arkitektët i paralajmëroj se me mua do të kenë punë përsa i përket formës. Për paratë është garant Michael.
(F.m/dosja.al)
Politike
17 Maj 2022, 18:46
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nuk ka dhënë asnjë emër për President. Në ...
Politike
17 Maj 2022, 18:42
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka sfiduar Opozitën në lidhje me ç&eum...
Politike
17 Maj 2022, 18:09
Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Elona Toro, gjyqtare relatore, Genti Shala gjyqtar dhe Edlira Petri gjyqtare kanë në dorë fatin...
Politike
17 Maj 2022, 18:09
TIRANË- Negociatat nesër do të zhvillohen në sy të publikut. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ...
Politike
17 Maj 2022, 18:09
Mbledhja
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua ditën e sotme nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Lin...
Politike
17 Maj 2022, 18:02
Michael Granoff
TIRANË- Kreu i fornacionit Shqiptaro Amerikan (ADF) Michael Granoff tha se në Shqipëri synojnë të investojnë ...
Politike
17 Maj 2022, 17:58
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes me Fondin amerikano-Shqiptar për n...
Politike
17 Maj 2022, 17:56
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se të paktën 100 shkolla në Shqipëri do të kenë laboratorë Smart. Qever...
Politike
17 Maj 2022, 17:44
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së i...
Politike
17 Maj 2022, 17:38
Ilir Meta dhe Momchil Raytchevski
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin bullgar Momchil Raytchevs...