2 Shtator 2022, 10:35
Nga f.g
Kryeministri Edi Rama
BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga samiti i "Open Balkan" se nisma ndër-rajonale ka dhënë një efekt të dukshëm në shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama renditi disa marrëveshje që kanë dhënë ndikim në fushën e energjisë dhe bujqësisë. Rama tha se do të ftojë edhe vende të tjera përtej Ballkanit për tu bërë pjesë e nismës.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Furnizimi me energji është problem botëror dhe ndërkohë që buxhetet tona kanë hyrë në një rrugë hemorragjike për të garantuar energji, ne duhet të bashkojmë forcat. çfarë e ka Serbia dhe vendet e tjera apo anasjelltas. Ne e dimë që prodhimi bazohet në Serbi në termo dhe tek ne në Hidro. Kush e kishte imagjinuar që për të ndihmuar veten përmes tjetrit ne mund të parashikojmë marrëveshje që i japin mundësi të shfrytëzojmë potenciale që i kemi dhe të marrim më shumë energji. Po ashtu, kemi rënë dakord për investimet dhe thithjen që Serbia ka një potencial, së bashku me eksperiencën tonë dhe të Maqedonisë së Veriut, për të ofruar Balkanin e Hapur si mundësi për investitorët. Kush do e imagjinonte që do të kishim të tilla kapacitet. Shohim përtej. Shikoni sa janë rritur eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, shihni flukset për të kuptuar sa kohë kemi humbur dhe ç'potencial të madh ka. Shifrat janë akoma qesharake, por kanë qenë modeste. Të gjitha këto lidhen me konsumatorin, as me mua as me presidentin serb apo kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Nuk kemi shpikur rrotën por kemi marrë shembullin e të tjerëve që kanë kaluar nga rruga e luftës dhe në fund kanë vendosur të bashkëpunojnë. Kjo është lagjia jonë, me probleme të trashguara dhe prapambetje kronike. Do ta konsiderojmë ftesën edhe për miq të tjerë partnerë të vendeve të BE. Mos u bëni xheloz, mos e shihni me dyshim pse janë ftuar turqit, grekët, pse janë në tryezë hungarezët, pse do ftojmë italianët. Do ti ftojmë, pa problem. Ambasadorin amerikan e kemi edhe këtu, të shmangim çdo keqkuptim.
edi rama open balkan ne beograd
Politike
2 Shtator 2022, 10:40
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Ed iRama ka folur për zgjerimin e Open Balkan. I pranishëm në Beograd në ditën e dytë t&e...
Politike
2 Shtator 2022, 10:35
F.M
Edi Rama
BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ia ka atribuar Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finaliz...
Politike
2 Shtator 2022, 10:22
F.M
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Samiti i ‘Open Balkan’ në Beograd ka nisur. Në ditën e dytë të ...
Politike
2 Shtator 2022, 09:42
F.M
Robert Rakipllari
TIRANË- Robert Rakipllari, drejtori i News24 shprehet se shembjet që po kryhen pranë “Prestige Resort” jan&eum...
Politike
2 Shtator 2022, 08:41
A.B
Kuvendi
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme në orën 11:00 në kryesinë e Kuvendit p&eu...
Politike
2 Shtator 2022, 07:49
k.m
BEOGRAD- Në panairin e verës "Wine Vision of the Open Balkans" në Beograd dje u arrit qëllimi. Media serbe pranë qeverisë &ldquo...
Politike
1 Shtator 2022, 23:14
I.A
Pamje nga takimi
TIRANË- Anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mike Turner ka vizituar vendin ditën e djeshme në Tira...
Politike
1 Shtator 2022, 22:40
I.A
Ilir meta
TIRANË- Zbardhet e-maili anonim i mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik për Ilir Metën...
Politike
1 Shtator 2022, 22:32
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse forca politike që ai drejton do të hyj...
Politike
1 Shtator 2022, 22:25
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Edi Rama ka për të ikur nga pushtetit njëjtë si i...