LIVE UPDATES
Editorial

Rama si palë e tretë në krizën e Kosovës

Ajo që i është kërkuar, jo vetëm nga Kushtetuta, ka qenë ushtrimi i mundësisë së komunikimit me liderët Perndimorë, për t'i bindur që plani i përkëdheljes së Serbisë nuk do të funksionojë, ashtu si nuk ka funksionuar më parë.

8 Qershor 2023, 15:19 Nga Enton Abilekaj

Rama si palë e tretë në krizën e Kosovës

Nga Enton Abilekaj

Prej 2 javësh situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë kaotike. Mediat raportojnë nga vendngjarja, se protestat vazhdojnë, megjithëse paqësore, ndërsa trupat policore, ato të KFOR vazhdojnë të mbrojnë ndërtesat e Komunave, që në fakt nuk japin asnjë shërbim për qytetarët. Negociatat e dyshes Lajçak- Escobar dështuan pasi palët nuk e pranojnë renditjen e pikave në planin e de-eskalimit. Kush duhet të tërhiqet më parë? Forcat policore që po mbrojnë komunat, kryetarët që duan të repektojnë ligjin duke hyrë në zyra, apo protestuesit që po pengojnë zbatimin e ligjit?

Në këtë pikë të vështirë, kur SHBA dhe BE po drejtojnë gishtin nga Albin Kurti, që nuk pranon tërheqjen, pra asnjë plan zgjidhjeje, përpara se të largohen penguesit e ligjit, duket se Kosova është në ditën më të vështirë. Jo vetëm ndërkombëtarët, por edhe opozita në Kosovë, njëzëri po dënon "kokëfortësinë" e Kryeministrit që, sipas tyre, po rrezikon marrëdhëniet me partnerët stategjikë, me ata që e çliruan Kosovën.

Ndërkohë që mbi Serbinë nuk ka asnjë presion. Tërheqja e kriminelëve, policëve serbë të infiltruar në Kosovë për të protestuar dhunshëm dhe transformimi i protestave në paqësore, ishte për Perëndimin një hap shumë i madh mbrapa nga Vuçiç.

"Dje i kam përcjellë Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholtz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman të asosacionit", ishte ndërhyrja e Kryeministrit të Shqipërisë në kulmin e kësaj krize. Jo papritur Edi Rama u shfaq me një projekt për asosacionin. Të njëjtën gjë bëri në Sllovaki dhe Moldavi, kur takohej me Vuçiçin për të zgjidhur krizën, temë që e shmangu vetëm një ditë më parë kur takoi Kurtin dhe Osmanin. Aty u duk sikur Rama e injoroi palën e Kosovës, që të konsiderohej vetë si palë, por sot u kuptua më mirë.

Kryeministri i Shqipërisë është futur në debatin për Kosovën si palë e tretë, i barazlarguar nga palët.

"Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj", thuhet në pikën 1 të nenit 8 të Kushtetutës për rolin që Kryeministri nuk po e ushtron. Por Kushtetuta nuk ka qenë pengesë ndonjëherë për Ramën. Ajo që e pengon është se, si palë e tretë, duket qenë bashkëkombas i qytetarëve të Kosovës, do të paragjykohet. E vetmja mundësi që të bëhet i besueshëm, është që të mbajë më shumë krahun e palët tjetër. Dhe, për ta fituar këtë rol që garanton më shumë pushtet personal, Rama sot, për të disatën herë tregoi se është i gatshëm të mbajë krahun e Serbisë që të bëhet më i besueshëm.

"Palët nuk po bien dakord as se kush do e shkruajë tekstin për asosacionin", tha Kryeministri për të konfirmuar kështu që është futur në këtë debat si palë e tretë. Mbrapa tij janë ekspertë të njohur amerikanë dhe ndërkombëtarë, por ai ka dhënë edhe kontributin e vetë. Një kontribut i pakërkuar, njësoj si propozimet që shkretojnë buxhetin e Shtetit.

Ajo që i është kërkuar, jo vetëm nga Kushtetuta, ka qenë ushtrimi i mundësisë së komunikimit me liderët Perndimorë, për t'i bindur që plani i përkëdheljes së Serbisë nuk do të funksionojë, ashtu si nuk ka funksionuar më parë. Kur thotë që "Serbia po bën atë që ka bërë gjithmonë, Kosova nuk po bën atë që ka bërë për herë të parë", Edi Rama e ka të qartë se Qeveria Kurti nuk ka ndërmend të vazhdojë në rrugën e dështuar të pazareve me Serbinë e pangopur me lëshime. Duke qenë se ky është një pozicion i ri, që i ka kapur të papërgatitur edhe liderët perëndimore, një dorë nga Qeveria e Shqipërisë do të bënte ndoshta që presioni ndërkombëtar sot të mos ishte mbi Kosovën.

Nëse do të bënte këtë, vërtetë mund të gjente vetulla të ngrysura, mosbesim dhe kundërshtim, por do të bënte atë që ka nevojë sot Kosova, sipas Kryeministrit dhe Presidentes në detyrë. Nëse do të shfrytëzonte takimet e Bratislavës dhe Chissinaut për të mbështetur zbatimin e ligjit kundër huliganëve, ndoshta do ta shikonin me sy të keq, por do t'i bënte liderët perëndimore të reflektonin më shumë, do ta shikonin me lupë, por do tërhiqej dhe vëmendja, do ta vinin në pikëpyetje si Kryeministër, por do forconte qëndrimin shqiptar dhe do tregonte se faktori shiptar në Rajon është i unifikuar në këtë pikë.

Në vend të kësaj zgjodhi buzëqeshjet e ndërkombëtarëve, nxitjen e tyre për t'i lënë vetëm përfaqësuesit e Kosovës dhe për tu ulur me Vuçiçin, si një partner me të cilin merresh vesh, zgjodhi zgjatjen dhe forcimin e pushtetit personal. Prandaj sot, me paraqitjen e draftit për asosacionin, konfirmohet një Kryeministër që sillet me Kosovën si palë e tretë, i barazlarguar nga palët, që, duke mëshuar te asosacioni përpara zbatimit të 6 pikave të para të planit franko-gjerman, tregon se edhe këtë herë ka vendosur t'i japë të drejtë Serbisë.

edi rama enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 7 Qershor 2023, 16:13 Enton Abilekaj

Prangat që nuk trembin asnjë njeri me pushtet

Enton Abilekaj As arrestimet e fundit nuk e kanë rritur besimin tek Drejtësia e re. Për statistikat e Drejtësisë, Sekretaria e P&e...

Editorial 7 Qershor 2023, 10:52 Dosja.al

Lulzimi i biznesit politik mbi rrënojat e PD

Gaz Bardhi dhe Lulzim Basha Gazmend Bardhi u sulmua verbalisht nga trimat e Lulzim Bashes, duke dalë nga mbledhja e asaj që vetëquhet Kryesi...

Editorial 30 Maj 2023, 23:03 Gjergj Erebara

Nga se rriten pagat?

Edi Rama Qeveria shqiptare ka vendosur të përdorë fondin e vet të emergjencës, rreth 110 milionë euro, për të pagua...

Editorial 30 Maj 2023, 16:06 Andi Bejtja

Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës

Albin Kurti Ajo që po ndodh në Veriun e Kosovës, është tipike nga ato ngjarje që po të ulesh ditët e fundit pë...

Editorial 24 Maj 2023, 10:28 Meri Lika

Ne, shoqëria e interesit të vogël

Meri Lika Ne jemi shoqëria e interesit të vogël, e atij interesi që edhe pse është i vogël nuk ka asnjë lidhje me f...

Editorial 22 Maj 2023, 11:47 Fatos Lubonja

Merruni me kasapin më së pari

Fatos Lubonja Në prag të zgjedhjeve kam thënë se, sikur të rritej opozita, do të kërkoja me gëzim ndjesë ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës