Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Xhixho nënvizoi se mbi 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk arrijnë të marrin shërbimin e duhur në gjykata, një situatë që tregon për një kolaps të thellë.
TIRANË- Deputetja, Erisa Xhixho deklaroi me tone të ashpra se Reforma në Drejtësi është dështim i paralajmërua dhe thekoi se kjo ka çuar në paralizimin e sistemit dhe humbjen e besimit të publikut. Xhixho nënvizoi se mbi 90% e qytetarëve shqiptarë sot nuk arrijnë të marrin shërbimin e duhur në gjykata, një situatë që tregon për një kolaps të thellë. Gjithashtu ajo kritikoi ashpër edhe procesin e vetingut, duke vënë në dukje se anëtarë të komisioneve më pas janë emëruar në poste të larta politike dhe gjyqësore, duke konfirmuar paralajmërimet e Komisionit të Venecias për rrezikun e kapjes.
"Të nderuar kolegë deputetë, në këto seanca të analizimit të funksionimit të sistemit të drejtësisë,ku po akuzohemi se themi të vërteta për dështimin e madh të reformës në drejtësi, mendoj që ne duhet t'i japim qytetarëve disa përgjigje. Ka apo nuk ka probleme sistemi ynë i drejtësisë? Ka krijuar vështirësi sistemi apo jo reforma në drejtësi? Janë shkurtuar apo janë zgjatur afatet e proceseve gjyqësore? Është rritur apo është ngushtuar aksesi i qytetarëve dhe mbi të gjitha, është rritur apo është përkeqësuar besimi i publikut tek drejtësia?
Në fakt ka një të vërtetë të madhe. Shqiptarët e kanë humbur besimin, sepse drejtësia nuk funksionon. Sot mbi 90% e qytetarëve nuk marrin dot shërbim në gjykata e ju më flisni për funksionimin të sistemit të drejtësisë. Kemi përpara prova të qarta se si reforma jo vetëm nuk e bëri funksionale drejtësinë, por e paralizoi atë dhe e dobësoi sistemin në tërësi. Harta e re gjyqësore ishte një dështim i paralajmëruar. Kam qenë në këtë sallë kur kam kundërshtuar me forcë atë hartë gjyqësore, e cila u kundërshtua nga Dhoma e Avokatëve, nga Komiteti i Helsinkit, por nuk u dëgjua dhe me forcën e kartonit kaluat një hartë që rrënoi përfundimisht sistemin.
Mbyllja e gjashtë gjykatave të apelit në rrethe e bëri akoma më të vështirë për qytetarët aksesin në drejtësi, ndërkohë që rriti kostot për të gjithë qytetarët që detyrohen t'i drejtohen vetëm Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sot që flasim, 49 mijë dosje në Apel. Kjo gjykatë sot është pa infrastrukturë, është pa siguri dhe me mungesë të thellë gjyqtarësh. Nga 78 gjyqtarë që ka organika, ka efektiv vetëm 31 gjyqtarë. E rezultati i gjithë kësaj, qytetarë që udhëtojnë me kilometra e qindra kilometra për të kërkuar drejtësi dhe përballen me vonesa të pafundme, me kosto të shtuara, me sfilitje në dyert e drejtësisë.
Tronditja e sistemit nuk është statistikë, por tragjedi. Ngjarja e rëndë e aktit terrorist në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë është tregues i kolapsit të sistemit, i mungesës së sigurisë në institucionet e drejtësisë, atje ku supozohet se duhet të jesh më i sigurt se kudo. Ky akt i paprecedent është sulm ndaj shtetit të së drejtës dhe dëshmi e dështimit të sistemit. Por problemet janë edhe më thelbësore dhe me ndikim afatgjatë në jetën e mijëra qytetarëve," tha Xhixho./Dosja.al
Lulzim Basha TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokuroris...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi se më datë 12 shkurt të k...
Fatmir Mediu TIRANË- GJKKO ka rrëzuar këkesën e Fatmir Mediut, pasi ky i fundit kërkoi që gjyqet për Gërdecin ...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka duke folur ngs foltorja e Kuvendit foli edhe për kandidatët e Bash...
Gjergji Nika VLORË- Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi sot regjistrimin e Gjergji Nikës si kandidat të pavarur për Kryetar Bas...
Edi Rama PARIS- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Kosova është problemi që vendi ynë ka pasur me Serbinë për shum&eu...
Jozefina Topalli TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka deklaruar sot se reforma në drejtësi ka dë...
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti i Partisë socialiste, Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot se drejtësia nuk mund të qeveriset nga po...
Intervista FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka futur në siklet moderatorin Gilles Gressani gjatë forumit të Paqes në Paris....
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Këshillit të Lartë të...