LIVE UPDATES
Politike

Rezultatet katastrofike në testin PISA/ Berisha: Rama e shkatërroi përfundimisht sistemin arsimor në 8 vite

Gjithashtu Kreu i PD-së  bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe e akuzoi se e shkatërroi përfundimisht sistemin arsimor në 8 vite.

19 Qershor 2024, 20:34 Nga E. D
Rezultatet katastrofike në testin PISA/ Berisha: Rama e shkatërroi
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit ka folur në lidhje me rezultatet e shkollave shqiptare në testin e PISA, të cilat dolën të fundit në rajon dhe Europë. Gjithashtu Kreu i PD-së bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe e akuzoi se e shkatërroi përfundimisht sistemin arsimor në 8 vite.

"Të dashur miq, çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, që e ndjen veten sadopak të detyruar ndaj kësaj toke, të tij dhe të parëve të tij, duhet të ngrihet me gjithë forcën për t’i dalë zot Shqipërisë o sot o kurrë kundër kësaj bande. Të dashur miq, dy-tre ditë më parë, Ministria e Antiarsimit dha shifrën e maturantëve që dhanë provimin këtë vit. Ata ishin gjithsej 28 mijë në mbarë Shqipërinë, kundrejt 50 mijë maturantëve që dhanë provimin në vitin 2013. Të dashur miq, në qoftë se popullata u pakësua në këto 8-9 vite me mbi 35 përqind, maturantët, të rinjtë e këtij vendi, u pakësuan me 41 përqind. Dhe kjo shifër është e trishtë, kjo shifër është kombi drejt zhdukjes. Kjo shifër është një lemeri për çdo patriot të vërtetë shqiptar. Sot, rekordet e zeza për këtë vend nuk kanë të ndalur, por duhet t’u themi se një nga rekordet absolutisht më të zeza, njëri nga rekordet më

keqndjellëse për këtë komb ishte rezultati i publikuar nga OECD i testit PISA për mendimin krijues të nxënësve 15-vjeçarë.
8 vitet e zeza të arsimit të Edi Ramës do të regjistrohen në memorien e kohës si vitet e shkatërrimit përfundimtar të sistemit arsimor. Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, rezultatet e testimit të fuqisë krijuese të mendimit të fëmijëve tuaj, test ky kryesor për ndikimin e shkollës tek fëmijët tuaj, më kryesori, ku dalim ne, siç e tha zonja mësuese? Ne dalim në vendin më të fundit të testuar në botë. Ne zbresim ndën të gjitha vendet e Ballkanit. Ne jemi 17 pikë ndën Kroacinë. Jemi 17 pikë ndën Slloveninë. Jemi 16 pikë ndën Serbinë. Jemi 8 pikë ndën Bullgarinë. Jemi 6 pikë ndën Palestinën në luftë. Republikën Domenikane. Edhe Filipinet, edhe Uzbekistani, çdo vend tjetër është para nesh. Ne jemi aty ku e katandisi Shqipërinë Edi Rama, në vendin e fundit me gjithsej 13 pikë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump