11 Tetor 2024, 12:16
Nga r.ll
protesta
TIRANË- Janë rikthyer protestat para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit të aferës "5D" dhe Inceneratorit të Tiranës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij para protestuesve, ka deklaruar se, opozita nuk do të tërhiqet. Ai deklaroi se opozita do të përballet me çdo çmim, edhe me jetën, deri sa të vendoset drejtësia për "krimet e Erion Veliaj dhe Edi Ramës".
"Të dashur qytetarë që vini këtu për të protestuar dhe që nuk do të largoheni nga ky shesh deri ditën që ky ordiner të marrë ndëshkimin e merituar. Ne kemi përballë një regjim që të vret dhe këtë e tregoi edhe në protestën e fundit, duke tentuar të djegë të gjallë një protestues paqësor, që kishte dalë në protestë kundër krimeve të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Ta harrojë ky regjim se do të na zmbrapsë, sepse ne jemi gati të përballemi me çdo çmim, edhe me jetën tonë, deri sa të vendoset drejtësia për këto krime dhe këtë hajdutëri të pashembullt në Europë. Erion Veliaj çdo ditë që qëndron në detyrë, në fakt na shton më shumë urrejtjen dhe në këtë mënyrë ai shton dhimbjen e vet, për ndëshkimin që do ai do të marrë nga popullit. Ky nuk është një kërcënim, por një paralajmërim që Erion Veliaj nuk ka për të bërë gjumin e qetë, deri ditën kur në këtë tokë të ketë shqiptar.
Është e vërtetë që ky sistem sot ka kapur për fyti drejtësinë, që thërret 200 fshatarë për një autokombanjë pa leje dhe afërmendsh nuk guxon ti përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Që edhe sot po paguan 80 mijë euro për një shërbim që nuk kryhet, për inceneratorin e Tiranës. Në mbledhjen e fundit bëri një tjetër krim, duke shkatërruar 104 vite histori futbolli të klubit Tirana. U bëj thirrje të gjithë tiransëve dhe tifozëve që të mos pranojnë këtë vendim që zhbën historinë e tyre", tha Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën tek Bashkia e Tiranës.
proteste para bashkise se tiranes 11 tetor 2024
Politike
11 Tetor 2024, 11:19
r.ll
rama, orban
HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari për një vizitë zyrtare, ndërsa është pritur sot nga homolo...
Politike
11 Tetor 2024, 10:52
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme n&...
Politike
11 Tetor 2024, 10:39
r.ll
jurgis cyrbja ne spak
TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja ka lënë ambientet e Prokurorisë e Posaçme. Pas d...
Politike
11 Tetor 2024, 10:23
vokshi, ndreca
TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, njëkohësisht kryetare e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shën...
Politike
11 Tetor 2024, 09:55
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja është paraqitur pak minuta më herë në Prokurorinë e P...
Politike
11 Tetor 2024, 09:12
r.ll
jurgis cyrbja
TIRANË- Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend, Jurgis Çyrbja është thirrur sëri...
Politike
11 Tetor 2024, 08:50
M.B
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
TIRANA- Mediat italiane shkruajnë se ka përfunduar puna për përgatitjen e qendrave të emigrant&eu...
Politike
11 Tetor 2024, 08:12
M.B
Recep Tayyip Erdogan dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga vizita e djeshme e Presidentit të Turqisë, Recep ...
Politike
11 Tetor 2024, 07:53
M.B
Fatos Lubonja
TIRANA- Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja tha mbrëmjen e shkuar se mënyra se si flasin drejtuesit e Komuniteti...
Politike
10 Tetor 2024, 21:34
M.B
Edi Rama dhe Viktor Orban
HUNGARI- Ditën e nesërme, kryeministrin Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Hu...