Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u shpreh se projekti duhet të konsiderojë një brez mbrojtës nga vija bregdetare e Lagunës, e cila do të përcaktohet pas përfundimit të studimit.
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për rrethimin me tela me gjëmba të zonës në Zvërnec, për të cilin tha se u vendos për të bërë të mundur vendosjen e pasijeve që do studiojnë lagunën. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u shpreh se projekti duhet të konsiderojë një brez mbrojtës nga vija bregdetare e Lagunës, e cila do të përcaktohet pas përfundimit të studimit.
Ai tha se kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të zonës. Rama theksoi se Këshilli kombëtar i territorit ka ngritur një grup pune për të siguruar kushtet dhe kriteret brenda zonës së mbrojtur.
"Investitorët më thanë ‘Nuk kemi ardhur në Shqipëri të importojmë barcaleta e filma për veten se boll kemi.’ Kemi ardhur të bëjmë investim për Shqipërinë, për ne dhe Evropën. Projekti duhet të konsiderojë një brez mbrojtës nga vija bregdetare e Lagunës, e cila do të përcaktohet pas përfundimit të studimit. Kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë proceset ekologjike të zonës. Është e shkruar, jo këto ditë, që më akuzoni se shes Shqipërinë, por është shkruar përpara.
Këshilli kombëtar i territorit ka ngritur një grup punë për të siguruar kushtet dhe kriteret brenda zonës së mbrojtur, leja e infrastrukturës në prill të këtij viti është dhënë për realizimin e rrugëkalimeve të nevojshme, për vendosjen e pajisjeve të përkohshme për të bërë studimin e ujit dhe biodiversitetit të Lagunës. A e kuptoni tani? Pra ka nevojë për rrugëkalime për pajisjet që do bëjnë studimin e Lagunës. Dhe për këtë arsye u dha leja dhe u bë rrethimi dhe makineritë u morën me gurë, pa kuptuar se çfarë po bëhet. Pasuritë objekt zhvillimi janë pronë private, të gjitha nën pronësinë “Albania Land development”. E thashë më përpara se është një çmenduri të futet urrejtje ndaj hebrenjve, duke shfrytëzuar fatkeqësinë e Gazës nga ata që e quajnë veten myslimanë," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sulmuar hapur analistin Fatos Lubonja. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të zgjedhin nëse duan ta bëjnë Shqip&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat në Zvërnec, ku banorë ...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama pati një moment acarimi gjatë mbledhjes së grupit të PS-së, e cila ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se në vitin 2023 investitorët nisën negociatat për Sazanin dhe...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se një peisazh i mbrojtur mund të ketë dhe qendra banimi. Gjatë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat para ambienteve të SPAK, hodhi...
SaLi Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, u shpreh se dosja në ngarkim tyë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka është ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për projektin, i cili pritet të zhvillohet në Zvërnec të ...
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se ishte i habitur nga reagimi i Ministrisë së së Jashtme greke, e cila t...