Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, në Prishtinë Rutte deklaroi se stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor varet nga të gjitha palët, duke zgjedhur “diplomacinë në vend të dhunës”.
KOSOVA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, tha në Prishtinë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura, duke shtuar se kërkohet fleksibilitet dhe kompromise.
“Për ta lëvizur këtë dialog përpara të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të bëjnë kompromiset e nevojshme”, tha ai.
Sipas tij, normalizimi sjell më shumë stabilitet dhe siguri për mbarë rajonin. Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, në Prishtinë Rutte deklaroi se stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor varet nga të gjitha palët, duke zgjedhur “diplomacinë në vend të dhunës”.
“Zgjidhja për paqe afatgjatë është politike”, tha shefi i NATO-s.
Gjatë vizitës në Prishtinë, shefi i NATO-s do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Rutte ka thënë në një intervistë për Al Jazeera Balkans një ditë më parë se, Kosova është shtet shumë me rëndësi dhe që NATO-ja ka prezencë të konsiderueshme përmes KFOR-it.
“Ka pasur zgjedhje, do të shohim se si do të formohet Qeveria e re, por kjo është pjesë e procesit demokratik. Nuk ka gjë të keqe”, ka thënë Rutte, duke shtuar se aleanca bën përpjekje të vazhdueshme që ky shtet të jetë në formën e vet më të mirë.
Shefi i NATO-s ka thënë ditë më parë se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore, dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.
Ivan Vejvoda, hulumtues në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se beson që Rutte do ta shfrytëzojë këtë vizitë për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.
Çështja e rishqyrtimit të pozicionit të SHBA-së në Evropë ka nisur të qarkullojë prej deklaratave që ka bërë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në shkurt, kur ka thënë se evropianët nuk mund të presin që prezenca ushtarake amerikane në kontinent do të zgjasë përgjithmonë, teksa u ka bërë thirrje evropianëve që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje.
Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që evropianët të paguajnë më shumë në këtë sektor, duke ngritur dilema nëse ata do të ishin tani në gjendje të mbronin SHBA-në, siç e kërkon Neni 5 i NATO-s. SHBA-ja i ka rreth 100.000 trupa në Evropë, ndërsa prej tyre 600 janë të vendosura në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, që në total i ka rreth 4.600 pjesëtarë.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim të planifikuar sa i përket pozicionimit të forcave të tyre. Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”./ REL
Tërmet Peci TEPELENË- Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Siç r...
Erion Veliaj TIRANA- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme ka përfunduar mbrojtja e avokatëve të kryebashkiakut Erion V...
erion veliaj ne seancen e fundit TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet prej 4 orësh seanca për shyrtim...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar me një postim pas vendimit nga Gjykata e Lartë për tu l&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Rama e ka kthyer vendin në një narko diktaturë, teksa flet për ven...
Alqi Bllako TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme për të dënuar me 4 vite burg ish-deputetin socialist Alqi Blla...
agron malaj MAT- Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Siç shihet në shkresën zyrtare të ...
selia e pd TIRANË- Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se nesër do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së PD. M&eu...
rutte, osmani KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimet në Kosovë me krerët e lartë shtet...
ervin salianji TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianjit. Ky i fundit k...