18 Qershor 2022, 12:26
Nga d.a
Edi Rama
PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin e tij të takimeve për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitv e vendit ku ka ndaluar në Peshkopi. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu batutat me pjesmarrësit ku tha se burrat bëjnë si të fortë por në të vërtetë drejtohen nga gratë.
Ndërkohë duke folur për zgjedhjet e fundit në Dibër Rama tha se Partia Socialiste ka marrë një rezultat të mirë, por në zgjedhjet e ardhshme mund të dalë edhe më mirë duke siguruar edhe ato 3 mandatet e humbura.
“Ishte një situatë xhungle, po shyqyr që kemi gratë, që dhe burrat e mbajnë veten se ndryshe do kishin ikur fare. Justifikimi se s’ka gra është kot, qoftë dhe në fshatin më të largët. Madje, sa më shumë burra të bëjnë si të fortë, aq më shumë drejtohen nga gratë, veçse e marrin drejtimin nga shtëpia, jo nga kafja ku rrinë. Jemi të qartë për këtë, sidomos këtu në Dibër, ku ka plot gra e vajza që janë aktive në PS. Kjo është një traditë shumë e mirë, që duhet fuqizuar. Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, nuk e kemi arritur objektivin. Është një nga të paktat zona apo qarqe, ku ne nuk e arritëm objektivin tonë. Mirëpo, patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku u pa shumë qartë se kur ju doni, nuk ka asgjë që ju pengon të realizoni objektivin. Dibranët kanë një zotësi shumë speciale, kur ja hyjnë njëri-tjetrit.
Mësimet e nxjerra do të na vlejnë të gjithëve dhe jam i bindur se jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë, që e keni pritur shumë mirë dhe që Dibra e ka mirëpritur masivisht, dhe që për të dëgjoj vetëm fjalë të mira, po kjo duhet parë, se kur thuhen shumë fjalë të mira, nuk është domosdoshmërisht e tillë, por mos e marrshin në mësysh kryetarin, se pastaj fillojnë ato hedhje-pritjet pas krahëve të dibranëve dhe na mori lumi. Ai është një drejtues që do të bëjë shumë punë dhe që ne do ta mbështesim shumë, por duhet të rimarrim ato tre mandatet që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi këtu për të arritur të gjitha objektivat që i kemi vënë vetes dhe për ta bërë Shqipërinë e 2030 vendin që meritojnë fëmijët tanë”, tha Rama.
edi rama ne diber
Politike
18 Qershor 2022, 12:27
k.m.
Alfred Moisiu
TIRANË- Ish-presidenti Alfred Moisiu, kërkon nga Bashkimi Evropian që t’i bëjë presion Serbisë që t&...
Politike
18 Qershor 2022, 11:32
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka kërkuar largimin nga detyra të ministrit t...
Politike
18 Qershor 2022, 11:29
k.m.
MEPJ
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme ka mohuar lajmin e nxjerrë nga ambasada ruse në Shqipëri se në Ukrainë k...
Politike
18 Qershor 2022, 11:03
k.m.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes Ruse ka publikuar listën e mercenarëve të huaj të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i...
Politike
18 Qershor 2022, 09:45
d.a
Alfred Lela
TIRANË- Gazetari Alfred Lela ka marrë një post të ri pasi është emëruar Drejtor për Marr&e...
Politike
18 Qershor 2022, 08:02
d.a.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim dhe ftesë për të gjithë qytetar&eum...
Politike
17 Qershor 2022, 22:48
F.M
Niko Peleshi
KORÇË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se fajin për mosneutralizimin e zjarreve e kanë bashkitë q&eu...
Politike
17 Qershor 2022, 21:38
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marra pjesë në panairin e parë të makinave që u mbajt ditën e sotme në Ti...
Politike
17 Qershor 2022, 20:35
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar sërish se Formula 1 mund të vijë në Shqipëri, konkretisht në Elbasan ...
Politike
17 Qershor 2022, 20:31
Lajmi i publikuar për procedimin penal nga një gjykatë italiane për djalin e ministrit Bledi Cuci kërkon sqarimin e menjëhersh&e...