14 Dhjetor 2023, 12:28
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka fituar një respekt që nuk e ka patur më para nga Bashkimi Evropian. Rama në një konferencë për mediat, Rama theksoi se progresi i Shqipërisë për anëtarësim në BE, po vlerësohet me nota të mira nga Komisioni Evropian. Po ashtu Rama theksoi se do të organizoj një takim falenderimi me anëtarët e skuadrës ëe po punon për anëtarësimin e vendit në BE.
"U diskutua perspektiva e vendeve tona drejt BE, u vu në pah procesi i bërë, u fol për procesin e normalizimit Kosovë-Serbi dhe më vjen shumë mirë të ndaj me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe posaçërisht nga Komisioni Evropian vlerësohet me nota pozitive për skuadrën tonë të negociatave në fazën e parë të skanimit të krejt organizmit shtetëror të Shqipërisë dhe të tregjeve tonë. Do të organizoj një takim falënderimi dhe motivimi për anëtarët e kësaj skuadre e cila në totalin e vet, është rreth 1000, vetë ku përfshihen jo vetëm institucionet e shteti. Një skuadrës që ka bërë 707 prezantime në Bruksel. Sot edhe një herë falënderimin dhe mirënjohjen për organizimin profesionalizmin dhe disiplinën e të 36 ekipeve të kësaj. Ky ishte samiti i fundit i BE-së me Ballkanin Perëndimor nën këtë lidership. U jemi shumë mirënjohës, si kurrë më parë Ballkani Perëndimor është dëgjuar. Kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë. E kam informuar samitin për modelin tonë me inteligjencën artificiale me të cilën do të bëjmë mbivendosjen e mbi 3000 masave në legjislacionin tonë. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë," tha Rama.
edi rama
Politike
14 Dhjetor 2023, 11:31
r.ll
foto nga protesta
TIRANË- Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë protestuar sërish ditën e sotme para ba...
Politike
14 Dhjetor 2023, 11:18
I.A
Bledi Çuçi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka deklaruar se do ta vo...
Politike
14 Dhjetor 2023, 11:20
r.ll
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas miratimit nga mazhoranca të rregullores së re të parlamentit ku ...
Politike
14 Dhjetor 2023, 11:07
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ironizuar rregulloren e re të Kuvendit të...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:47
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË-
“Sot e patë që Kuvendi ashtu siç në fakt këto dy muaj është salla e rojeve t&...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:41
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, teksa ndodhej jashtë Kuvendit ka treguar gazetarëve, një dritare,...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për mediat jashtë sallës së parlamentit, deklaro...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:35
a.l
Flamur Noka dhe Ilir Metaj
TIRANË- Mes përpjekjesh për të hyrë brenda, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u p&...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:30
I.A
Kuvendi
TIRANË- Mes tensioneve dhe kaosit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare. Të gjitha projektligjet jan...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:25
a.l
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka debatuar me Gardën pasi nuk lejon që ata të ushtrojnë kontroll. Ko...