LIVE UPDATES
Politike

Seancat për Berishën dështojnë prej dy ditësh, BIRN: Ende s’është realizuar marrja në pyetje e ish-kryeministrit

Seancat për komunikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po dështojnë prej së hënës në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për veprën penale të korrupsionit pasiv.

26 Tetor 2023, 14:42 Nga BIRN
Seancat për Berishën dështojnë prej dy ditësh, BIRN:
Avokati

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha u larguan nga salla e gjyqit të martën pasi u rrëzua kërkesa e tyre për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e vendosjes së masës së sigurisë pa vendimin e Kuvendit. Gjykata i cakton Berishës një avokat kryesisht.

Seancat për komunikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po dështojnë prej së hënës në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, por deri tanimë nuk është bërë e mundur të realizohet marrja në pyetje, përkundër sa u krye për dy të akuzuarit e tjerë, Jarmarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.

Seanca e të martës për Berishën dështoi të përfundonte, pasi u shty për të mërkurën me kërkesë të avokatëve për t’u njohur me aktet e dosjes. Gjykata e Posaçme njoftoi ndër të tjera të martën, se mbrojtësit e e zgjedhur nga Berisha, avokati Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kishin parashtruar verbalisht se do të paraqesnin kërkesë për përjashtim për gjyqtraren Irena Gjoka, por se nuk ishte regjistruar ende një kërkesë e tillë në sekretari.

Edhe seanca e së mërkurës u shty për në orën 18:00, pas largimit të avokatëve të zgjedhur dhe caktimit të një mbrojtësi kryesisht për Berishën.

Pas rreth një ore e gjysmë, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi dolën nga salla. Ata deklaruan për mediet se kishin paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si dhe se kishin bërë kërkesë që t’u vendosej në dispozicion procesverbali audio dhe ai gjyqësor, si pjesë e provave për të kompletuar praktikën e depozitimit të kërkesës me shkrim në sekretarinë gjyqësore. Ata shtuan se gjykata nuk u kishte dhënë një kopje elektronike ose të shkruar të akteve.

Në vijim, avokati Gjokutaj pohoi se kishin kërkuar që gjykata të marrë iniciativën të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit të impunitetit apo të heqjes së lirisë që justifikon dërgimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal.

“Gjykata duke qenë në vijim të kërkesës për përjashtim, ku dispozita nuk e lejon as të japë e as të marrë vendim deri sa të shqyrtojë atë kërkesë, mori vendim për të rrëzuar këtë kërkesë tonën dhe në këtë mënyrë ne u larguam nga gjykimi”, deklaroi Gjokutaj.

Në vijim, Gjykata e Posaçme bëri me dije ecurinë e seancës për marrjen në pyetje të Berishës të filluar në orën 14:30.

Në njoftim pasqyrohen kërkesat e bëra me dije nga avokati Gjokutaj, për të cilat gjykata ka disponuar me vendim të ndërmjetëm.

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata shprehet se ka disponuar me vendim në seancën e shkuar, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre. Po ashtu, është pranuar kërkesa për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive.

Kërkesa për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës është rrëzuar nga gjyqtarja Gjoka.

Sipas Gjykatës, dy mbrojtësit Gjoktuaj dhe Mëngjesi kanë bërë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe janë larguar nga salla, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

Kur Gjokutaj dhe Mëngjesi u larguan nga salla e gjyqit të mërkurën, pas marrjes dhe të mendimit të prokurorëve të çështjes, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, për të mbrojtur interesat e ligjshme të Berishës.

Në vijim, u njoftua se seanca u shty me dy orë që avokati Simoni të njihej me aktet.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Jarmarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit, se arriti të transformojë një trashëgimi modeste prej 113.7 m2 tokë në një pasuri prej miliona eurosh përmes kontratave sekrete dhe vendimeve të Berishës në favor të biznesit të tij.

Dosja voluminoze prej 199 faqesh, e cila mbështeti kërkesën e prokurorisë për masë sigurie për Malltezin, Berishën dhe biznesmenin Fatmir Bektashi pretendon se suksesi i Malltezit në shumëfishimin e pronës së tij lidhet me gatishmërinë e ish-kryeministrit Berisha për të ndryshuar ligje apo vendime të qeverisë, si dhe me përdorimin prej tij të strukturave qeveritare si mjet shantazhi ndaj zyrtarëve që shfaqnin dyshime apo rezistonin ndaj kërkesave të bashkëshortit të vajzës./Marre nga BIRN

birn

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër