Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rakip Suli u shfaq në ambientet e sportelit të bashkisë Kamëz menjëherë pasi deputetja Erisa Xhixho mbërriti për të dorëzuar peticionin e firmosur nga prindërit e nxënësve.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dorëzoi peticionin e prindërve të shkollës “Ibrahim Basha” në Bashkinë Kamëz, të cilët kërkojnë ndërtimin e institucionit arsimor. Sipas saj, mospërfundimi i ndërtimit në afat u ka shkaktuar vështirësi në përballimin e kostove të transportit të fëmijëve banorëve të zonës. Këta të fundit pretendojnë që prej marsit, nuk ka patur më punime në shkollë dhe nuk ka asnjë afat për tenderimin e projektit, duke kërkuar kështu edhe një dëgjesë publike me kryebashkiakun Rakip Suli.
Ky i fundit u shfaq në ambientet e sportelit të bashkisë Kamëz menjëherë pasi deputetja Erisa Xhixho mbërriti për të dorëzuar peticionin e firmosur nga prindërit e nxënësve. Një veprim i tillë shkaktoi debat mes deputetes dhe kryetares së bashkisë, Rakip Suli, i cili pretendoi nga ana e tij se ishte Bashkimi Europian, financuesi kryesor i shkollës dhe jo Bashkia e Kamzës. Por nuk iu nda edhe debatit politik me Xhixhon, e cila edhe pse e ftoi disa herë në dëgjesë me qytetarët, nuk mori një përgjigje pozitive.
PJESË NGA DEBATI MES TYRE:
Rakip Suli: Hajde regjistroi
Erisa Xhixho: Do më vish në dëgjesë me qytetarët që t'i sqarosh. Unë jam tek pullë
Rakip Suli: Unë të pres në orën
Erisa Xhixho: Unë të ftova në orën 08:00. Kur do bëhet shkolla? Dua një afat. Të shkretët paguajnë nga 30 mijë lekë. Unë të ftova në orën 8, ata të gjithë do i sjellin. Do bëjmë një dëgjesë me qytetarët, që të sqarojmë të gjithë.
Rakip Suli: Nuk e bën bashkia tenderin. E bën Bashkimi Europian
Erisa Xhixho: Po, shumë mirë.
Rakip Suli: Mos mashtro!
Erisa Xhixho: Ku mashtrova? Pse taksat e qytetarëve europianë të duken pa vlerë? Tani fajin e ka BE-ja?
Rakip Suli: Mos mashtro atje.
Erisa Xhixho: Deklaratat e mia i ke publike. Tani një dëgjesë publike me qytetarët do e bëjmë apo jo?
Rakip Suli: BE ka bërë një procedurë, kompania që ka fituar *nuk kuptohet fjalia e plotë
Erisa Xhixho: Ka pasur për ndërtuesit akt normativ në mars. A do bëjmë një dëgjesë?
Rakip Suli: Me LSI? është ngopur populli me ju
Erisa Xhixho: Edhe me ju
Rakip Suli: Me mua? Asnjëherë! Si e ka emrin lagja njëherë? Ti nuk i di emrin lagjes, vjen këtu dhe kërkon.
Erisa Xhixho: Më jep pak protokollin, ti mendon se më komplekson ti mua. Unë nuk jam banore e Kamzës, por jam deputete e Shqipërisë. Mos u shqetëso fare. Unë dua një dëgjesë që të sqaroj qytetarët. Nuk po bëj politikë. Do të shohësh makinën time? Hajde! 500, naftë, 1.2. Po se e kam dhe të kuq në fakt. Ç'të bëjmë tani? O zotëri kam 10 vjet pedagoge, kam mbaruar jashtë. Kështu që...
Në shkollën "Ibrahim Basha" shkojnë 900 fëmijë, të cilët dëtyrohen që të shkojnë në shkolla të tjera që janë rreth 1 orë larg. Banorët ankohen për mosrespektimin e afateve të ndërtimit, duke theksuar se Bashkia e Kamzës nuk u paguan transportin.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur problemet e shkaktuara nga hackerimin e sistemit TIMS në hyrje-daljet në dogana. M...
Kryeministri Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme me publikun historinë e një mësueseje që e k...
Flutura Açka TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka propozoi ditën e sotme që të futet me detyrim n&e...
Edi Rama Autoritetet shqiptare penguan një sulm të dytë kibernetik gjatë fundjavës pasi Tirana, e mbështetur nga Shtetet e Ba...
Erion Veliaj TIRANË- Nëse standartet që duhet të ketë një shkollë e mirë maten me nivelin e mësimdhënies,...
Jorida Tabaku TIRANË- Gjatë komisionit për Integrimin Europian, kryetarja e saj, Jorida Tabaku nuk toleroi sjelljen e asnjërit, e sidom...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në 24 vje...
Sali Berisha TIRANË- Sot është zhvilluar ceremonia përkujtimore, 24 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit. Të pranishëm n&eu...
Samiti SLLOVENI- Presidenti i Republikës Bajram Begaj, po merr pjesë ditën e sotme në Takimin e Liderëve të Procesit të ...
Alastair King Smith TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith u ka bërë thirrje të r...