LIVE UPDATES
Politike

Skandali me të moshuarit milionerë/ Lubonja: Qeveria po përdor njerëz në prag vdekje për të vjedhur paratë e shqiptarëve

I ftuar në News 25, ai deklaroi se aktualisht ka një plan gjeostrategjik që Holanda do ta vendosë në zbatim për anëtarësimin e Ballkanit sepse i druhet një frike nga ekspansioni ideologjik rus në rajon.

5 Korrik 2022, 18:05 Nga I.A
Skandali me të moshuarit milionerë/ Lubonja: Qeveria po përdor
Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Amsterdam me homologun holandez Mark Rutte dhe deklaratat mbështetëse të këtij të fundit ndaj qeverisë shqiptare. I ftuar në News 25, ai deklaroi se aktualisht ka një plan gjeostrategjik që Holanda do ta vendosë në zbatim për anëtarësimin e Ballkanit sepse i druhet një frike nga ekspansioni ideologjik rus në rajon.

Lubonja u ndal edhe te skandalet më të fundit ku është përfshirë qeveria Rama, duke nënvizuar se zbulimi skemës së evazionit fiskal prej 189 milionë dollarësh me faturat e fryra artificialisht për skemën e inceneratorëve tregon degjenerimin e shtetit. Ai gjithashtu e cilësoi kryelajmin e këtyre dy ditëve ku dy të moshuar rezultonin pronarë të një biznesi me vlerë 30 milionë euro, një skandal moral.

“Kina, edhe ajo fashizëm është, por kanë edhe politika sociale. Edhe Putini kështu është. Ndoshta kanë një popull që ndoshta është më i ndjeshëm se ne ndaj dhunës. Nuk ndryshon asgjë në thelb, por ndryshim siç ndryshonte komunizmi ynë nga ai i vendeve të Lindjes. Imagjino se çfarë pleqsh kemi, mashtrohen nga një rini, e imagjinoni ça rinie kemi?! Ky është skandal moral. Është i paparë. Në një vend ku sundon gënjeshtra për t’u pasuruar ndodh kjo gjë. Kjo është një gjë pa emër fare”, u shpreh Lubonja.

Takimi me zotin Rutte që tregoi një mbështetje, mbështetje nga e gjithë BE-ja, që në njëfarë mënyre Ballkani duhet të hyjë në BE, pastaj nëse është ideja e Macronit apo dikujt tjetër varet. Si e shikoni ju këtë dikotomi?

Megjithatë dolën ca fjalë aty që nuk imagjinohej. Për mua ishte e paimagjinueshme që të arrij niveli i korrupsionit, degjenerimit të shtetit deri në atë pikë që në bashkëpunim me kriminelë ordinerë të ndërtohen këto skema me përdorim të njerëzve në prag të vdekjes, për të krijuar këto skema e kompani për grabitjen e parasë publike dhe ta ndajnë me kriminelët. Ore a është e vërtet që kemi bërë hapa para siç tha Rutte, apo kemi bërë hapa pas? Unë që e ndjek prej 30 vitesh politikën, këtë faktin e fundit dhe fakte të tjera që shoh përditë për nivelin e krimit të organizuar, lirisë së medias, nivelin e ekonomisë së shëndoshë dhe jo kjo ekonomia e betonizimit absurd, unë them se kemi bërë hapa pas. Dhe mbi të gjitha si konkluzion është demokracia.

Por kthehemi te këta perëndimorë, si ka mundësi këta? Unë gjykoj se duhet t’i vëmë në lenten e syrit tonë kritik, a janë këta mo me italiane dhe gjermanë që u lidhën kaq shumë me rusët. Me ata oligarkët që ai Boris Johnson u thoshte ajde investoni këtu ju edh grave të Putin u thoshte ajdeni bëjini këtu divorcet se këto ishin divorce me shumë para. Është rritur kundërshtia ndaj kësaj klase politike në Europë. Unë mendoj se kjo ka një shpjegim tjetër. Kjo e Holandës, se këtu ka një plan gjeostrategjik me luftën në Ukrainë, se përndryshe është rreziku i Rusisë, ti fusim siç futëm Ukrainën, se kështu ndodhi edhe ky Zelensky e ka zhdukur opozitën. S’ka demokraci atje më fare.  Por duhen ngritur dy pyetje kryesore, se ne kemi pasur gjithmonë një hall këtu se nuk jemi të zotë të ndërtojmë vetë shtetin demokratik, por këta perëndimorët do na drejtojnë me politikën e shtetit dhe karotës. Unë kujtoj në kohën e Lulzim Bashës që gjermanët na paraqitën 13 pika bazë, po tani si ndryshuan mendim këta?! Se nga ato pikat që ne duhet te ecnim, na thonë tani hajdeni se keni bërë hapa përpara. Këtu ne na ikën dhe kjo shpresë e fundit se këta perëndimorët me shkopin dhe karotën nuk na qenkan aq të zotë. Këtu përfiton vetëm Edi Rama me shokë, nuk fitojmë ne se atyre u thuhet ju keni bërë hapa para.

Por Shqipëria po merr një rëndësi se është baza në Kuçovë e NATO-s, flitet për një bazë detare të NATO-s, një gazsjellës i ri, pastaj nëse Shell-i gjen naftë këtu s’lëviz më asgjë, blindohet?!

Kjo e reja e naftës është e habitshme, se ata dalin me humbje këta të naftës, kromit, se s’i japin asgjë këtij vendi këta, shfrytëzohen nga një grusht oligarkësh. Këtu jemi në sistemin neo-liberal global që akuzohet në të gjithë botën se pasuron një grusht dhe gjithë të tjerët i lë të varfër. Kjo është të përdorësh mendësinë e Enver Hoxhës se ne jemi të pasur se kemi naftën kemi këto, por këto i përdor ky me një grusht oligarkësh dhe populli ikën. Por kjo s’është progres.

Por kjo e vështirëson qëndrimin e opozitës?

E vështirëson dhe e lehtëson për mendimin tim se janë të dyja anët e medaljes. Se pakënaqësia është në rritje, çmimet e këto dhe kjo ia lehtëson punën opozitës. Jo se ka qenë e mirë opozita po ka qeverisur aq keq ata tjerët sa i është dhënë vota opozitës. Do ndihmonte po të ishte një opozitë më e pastër që të kishte bërë autokritikë. Por e vështirëson se sidomos me mendësinë shqiptare që ndërkombëtarët mbështesin qeverinë gjithmonë, dhe me deklaratën e ambasadës së SHBA që e mbështesin Edi Ramën për qëllime gjeostrategjike, shkon në Putinizëm. Kemi shkuar në monizmin oligarkik. Është regjim fashist ekonomik se ka kapur çdo gjë këtu. Se këtu po të kishte drejtësi sot duhet të vinte kryeministri nga Holanda. Mendoj se në këto momente frenat në dorë i ka pushteti akoma dhe është më i lehtësuar. Por Mafia siç thoshte Borselino është fenomen njerëzor që ka fillimin dhe fundin e vetë.

fatos lubonja

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet