Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
"Skema e re në linjë me BE"/ Debati për subvencionimin e fermerëve, Salla i përgjigjet Berishës: Qeveria gati mbi 100 mln euro mbështetje për sektorin e bujqësisë
Salla deklaroi se përveç kësaj, është parashikuar edhe një fond minimal prej 15 milionë eurosh për kompensimin e 10% të faturave për çdo fermer që punon tokën, në funksion të mbështetjes së prodhimit bujqësor.
16 Prill 2026, 11:02Nga E. D
Andis Salla, Sali Berisha
TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se qeveria shqiptare ka rritur mbështetjen financiare për fermerët, përmes një skeme të përafruar me standardet e Bashkimit Europian. Sipas tij, buxheti i dedikuar për sektorin arrin në 52 milionë euro, në rritje krahasuar me vitin e kaluar. Salla deklaroi se përveç kësaj, është parashikuar edhe një fond minimal prej 15 milionë eurosh për kompensimin e 10% të faturave për çdo fermer që punon tokën, në funksion të mbështetjes së prodhimit bujqësor.
“Për fermerët shqiptarë është një skemë që e kemi përafruar me BE, është një skemë nga buxheti i shtetit 52 mln euro, në rritje nga viti i kaluar. Përveç kësaj kemi edhe një minimum 15 mln euro të vendosur për 10% e kompensimit të çdo fature të cilën ai që punon tokën do të marrë kompensi9min në çdo produkt bujqësor. Qeveria shqiptare ka akorduar mbi 100 mln euro që do të jenë këtë vit vetëm për subvencionet dhe pagesat direkte për ta çuar sektorin në një hap tjetër. ,vetëm me skemën e re nga një metër tokë në 300-400 ha që kemi shifrën më të madhe merr subvencion nga qeveria shqiptare, ne duhet që me sektorin bujqësor te jemi paralel. Po ecim me një shifër shumë të mirë mes fermerëve, përpunuesve dhe agro përpunuesve që kemi në funksion të plotë dhe po ndërtojmë me bashkitë ShBB-të në mënyrë që sektori i bujqësisë të ecë me një ritëm tjetër”, tha ministri./Dosja.al