Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
Përplasje për pr.ligjin për Gardën/ Balliu: Shoferin e Ramës doni ta bëni kryegardist! Balla: Shpifja ndaj gardës është e ulët
Sipas tij ky pr.ligj po bëhet enkas për një person, për njeriun e shoferit të kryeministrit Edi Rama që të bëhet kryegardist.
16 Prill 2026, 10:32Nga E. D
Klevis Balliu
All - Paragraf - 1
TIRANË- Ka nisur me debate seanca e Kuvendit, ndërsa shkak është bërë pr.ligji për Gardën e Republikës. I pari që mori fjalën ishte deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës. Sipas tij ky pr.ligj po bëhet enkas për një person, për njeriun e shoferit të kryeministrit Edi Rama që të bëhet kryegardist.
“Pr/lgji për Gardën është kostum që është përgatitur nga kryeministri që të sjellë të preferuan kë krye të gardës. Parlamenti nuk mund të bëjë një pr.ligji për një person. Nuk ka njeri as në gardë e Parlament që se di që ky pr.ligj po bëhet për t’u bërë Simoni, shoferi, kreu i gradës. Ai është pr.ligj për interesa të një individi. Parlamenti nuk mund të bëjë ligje për një individ, por për interesin e çdo shqiptari,” tha Balli.
Ndërkohë, Taulant Balla iu kundërpërgjigj, duke shtuar se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë. Balla theksoi se garda i shërben shtetit pavarësisht nëse je sot në qeveri apo opozitë.
“Se kuptova se si të kërkosh në komisione më shumë kohë për t’u përgatitur për debate dhe të vish këtu të flasësh ndryshe, është për ata individë nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha këtu. Garda është institucion elitë në grupin e institucioneve në vend. Grada është një institucion për sigurinë në vend. Punonjësit meritojnë respekt. Gjithmonë duhet t’i ofrojmë mbështetjen tonë Gardës që bën një detyrë të rëndësishme dhe çdo akuzë apo insinuatë, shpifje ndaj gardës është e ulët. Garda shërben shtetit pavarësisht nëse je sot në qeveri apo opozitë. I qëndroj propozimit tim, ka qenë një propozim edhe i kolegëve të opozitës në komisione, ndaj kërkoj të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23,” tha Balla./Dosja.al