LIVE UPDATES
Politike

Berisha për Salianjin: Unë sulmoja Ergys Agasin, ai drekonte me të! Përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët

Gjatë fjalës së tij me fermerët në Berat dhe Kuçovë, Berisha akuzoi Salianjin se ka përdorur Suel Çelën për të kërcënuar demokratët.

15 Prill 2026, 20:11 Nga E.d
Berisha për Salianjin: Unë sulmoja Ergys Agasin, ai drekonte me
Sali Berisha

BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, për të cilin tha se ndërkohë që ai sulmonte Ergys Agasin, Salianji drekonte me të. Gjatë fjalës së tij me fermerët në Berat dhe Kuçovë, Berisha akuzoi Salianjin se ka përdorur Suel Çelën për të kërcënuar demokratët.

Berisha tha se në qoftë se në forumet e partisë, shtrohet një mendim ndryshe, askush nuk ka as pasojën më të vogël. Por, sipas tij në qoftë dikush se del ditën para zgjedhjeve dhe bën thirrje që të votohet deputeti kundërshtar, automatikisht ai person është ndarë me PD-në.

Sali Berisha: Tani thatë për PD, një gjë të garantoj, kjo parti që në themelimin e saj, e gjersa të jetë e gjallë, do jetë 100 përqind e hapur për mendimin ndryshe. Pa asnjë diskutim. Por, çdo njëri prej nesh duhet të dallojë mendimin ndryshe nga qëndrimi ndryshe. Qëndrimi ndryshe pastaj është tjetër. Në qoftë se ti në forumet e kësaj partie, shtron mendimin ndryshe, nuk do kesh pasojën më të vogël.

Por në qoftë se bashkëpunon me kundërshtarin, nuk do jesh kurrë pjesë e kësaj partie. Pas zgjedhjeve, çdo ditë unë mbeta duke denoncuar farsën elektorale, por çdo ditë informojë demokratët se në analizë do bëjmë se analiza është e nevojshme.

Por në qoftë se ti del ditën para zgjedhjeve dhe bën thirrje që të votohet deputeti kundërshtar, ti besoj se je ndarë me këtë parti. Ky është qëndrim, nuk është mendim ndryshe. Në qoftë se ti ke mbajtur një post dhe ekspozohesh një javë rresht me deputeten kundërshtare, pastaj ke bërë zgjedhjen tënde. Nuk mund të thuash se jam në struktura.

Në qoftë se brenda 4 orëve një televizion publikon për ty nga zyra e Edi Ramës 16 lajme, që nuk i bën një njeri në Europë e botë, ti pastaj ke marrë një rol të gabuar. Nuk është roli që të përket sepse është një keqpërdorim që i bën mafies së medieve Edi Rama për qëllimet e veta. Absolutisht asnjë njeri nuk do ketë kurrë pasojë për mendimin ndryshe, por veprimi ndryshe është tjetër.

Çfarë duhet të kemi ne një gjë? Duhet të jemi të drejtë. Dhe të drejtë do jemi kur të respektojmë investimin që ti ke bërë në PD. Po e shkelmove vetë, ajo është puna jote. Por ne nuk ia mohojmë investimin askujt. Në tërësi ne kaluam një proces jo të lehtë. Anëtar kryesie e kishim ne atë, djalë i ri, e respektoja shumë.

Por rrethanat e sollën në mënyrë të tillë që nuk mund të ishte në listën e deputetëve. Dhe ai shkon e bëhet drejtor i hipotekës në Vlorë. A ma priste mendja mua këtë? Jo. Ky është qëndrim pastaj. Bëhet drejtor i hipotekës në Vlorë, e mbajtën dy muaj dhe e flakën. Tjetri, vjen sekretar politik i degës në Durrës dhe punon për kandidatin tjetër. Për Ani Dyrmishin.

Tani këta janë pak. Janë fare pak, por janë për të qenë. Këta janë 10-15, nuk janë më shumë. Kurse zotëria tjetër, ai doli nga burgu, para se të dilte më erdhi në zyrë dhe më tthotë, do të marr një mendim. Urdhëro, i them unë. I kisha shkuar dhe në burg dhe mirë kam bërë që i kam shkuar.

Dhe unë me bindjen më të thellë, ai ishte i burgosur politik. Më vjen e më thotë, për të dalë këto tre muaj që kanë ngelur nga burgu, më kërkojnë të firmos një dokument që nuk do vras Fatmir Xhafën. Jo, i them unë, mos e firmos këtë se me këtë pranon fajësinë. Megjithatë, ti vendose vetë. Ky, pas një jave u lirua. U gëzova. A e firmose, jo më tha, nuk firmosa gjë.

Pastaj, Ergys Agasin. Unë sulmoja Ergys Agasin çdo ditë si një nga figurat më të zeza, ai drekonte me të. Nuk ka rëndësi prapë, drekimi mirë nuk është, por mëkat nuk është. Dhe në momentin që doli raporti ndërkombëtar, ne bëjmë mbledhjen e kryesisë. Atë e kooptuam në kryesi për ta nderuar. Mblidhet kryesia, tani them unë, duhet të hidhemi në aksion dhe jemi vonë.

Edhe ai dakord tha. Në këtë kohë, ai del veças e thotë se duhet të hidhet në aksion PD. Mirë. Dakord. Pastaj, në Elbasan demokratët mesazhe mua, i kërcënonte Suel Çela. Jo, pastaj këtu kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Nuk kam kurrë dëshirë të përmend asnjë emër krimineli, por nuk pajtohem kurrë me asnjë akt të tyre, as ordiner, as politik.

Nuk mund të përdorësh ti Suel Çelën për të rreshtuar demokratët pas vetes. Kështu që në atë moment i kam thënë, tani e ke përjashtuar veten nga partia. Ai tjetri, ai nënkryetari i Durrësit, mik e kisha atë. Gjithë fushatën ai nuk punoi një ditë, përkundrazi punoi për tjetrin se u inatos se nuk u fut në listë.

Po tani ti vërtet nuk u fute për deputet, por të kishim kryetar të këshilltarëve tanë për bashkinë e Durrësit, nuk është se nuk u përfille. Dhe gjatë fushatës u telefononte të tjerëve që mos punoni. Këto janë qëndrime, nuk janë mendime.

Ata që punuan dhe ata që punojnë, ata nuk u kanë borxh këtyre. Dhe u siguroj se ne do bashkohemi edhe më shumë dhe do hapemi dhe jemi të hapur. Por me njerëz të shkelur, siç thotë populli, me të shkelur, të shkelurit të shkojnë me ata që i kanë shkelur./Dosja.al

sali berisha pd ervin salianji

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje