Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërsa akti i dytë sipas tij, do të jetë mbrojtja sezonale e prodhimeve të fermerëve, për të cilat tha se politika të tilla aplikohen gjerësisht në vende të tjera për të mbështetur fermerët vendas.
BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se Shqipëria rurale është përjashtuar nga axhenda e qeverisë për 13 vite me radhë. Gjatë fjalës së tij me fermerët në Berat dhe Kuçovë, Berisha u shpreh se akti i parë i një qeverie të drejtuar ai do të ishte dalja nga Ballkani i Hapur, të cilën e cilësoi një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë.
Ndërsa akti i dytë sipas tij, do të jetë mbrojtja sezonale e prodhimeve të fermerëve, për të cilat tha se politika të tilla aplikohen gjerësisht në vende të tjera për të mbështetur fermerët vendas.
Lideri demokrat tha se gjatë kohës kur ishte në pushtet, qeveria ka investuar në mënyrë absolute 60 përqind të investimeve në Shqipërinë rurale.
Sali Berisha: Shqipëria rurale është përjashtuar nga axhenda e kësaj qeverie për 13 vite me radhë, në një kohë kur për të gjithë ata që e njohin Shqipërinë, Shqipëria rurale duhej të ishte në krye të axhendës së asaj qeverie që e do Shqipërinë vend të zhvilluar. Siç e keni vënë re, në fjalorin e tij keni dëgjuar çdo fjalë në këto 13 vite, nga fjalët më të padëgjuara, të përsëritura me dhjetëra qindra herë, por fjalën zhvillim të vendit nuk e keni dëgjuar.
Ai nuk e shqipëron ndonjëherë. Por qeveritari që nuk mund të ketë qëllim tjetër veçse zhvillimit të vendit, e ka të qartë se Shqipëri të zhvilluar nuk mund të ketë kurrë pa fshat të zhvilluar, pa Shqipëri rurale të zhvilluar. Ky është kushti i të gjitha kushteve. Në 8 vite qeverisje kemi investuar në mënyrë absolute 60 përqind të investimeve në Shqipërinë rurale. 40 përqind janë të tjera.
Por Shqipëria rurale, ndonëse u investuan mbi 3 miliardë euro, kishte nevojë për investime ndoshta edhe për 5 miliardë të tjera. Shqipëria në shumë aspekte të infrastrukturës ishte një Shqipëri mesjetare. Kur erdha në pushtet në vitin 2005, rrugën e parë rurale që kam inauguruar ishte një rrugë nga autostrada që lidh Elbasanin me Peqinin dhe shkonte në Papër.
Dhe më thanë ata mua që kjo është rruga e parë jokombëtare në Peqin që asfaltohej. Po t’i merrje rrethet me radhë, të atilla ishin shumica dërrmuese e rrugëve. Ua thashë këto për të theksuar se Shqipëria nuk bëhet kurrë vend i zhvilluar pa zhvilluar fshatin.
Pa pasur një fshat plotësisht të zhvilluar, i cili duhet të ketë infrastrukturën e lagjes së një qyteti. U garantoj se nesër në pushtet, objektivi absolut i investimeve tona do jetë Shqipëria rurale. Ne besojmë se ne duhet të jemi një vend i zhvilluar, por nuk bëhemi kurrë me një fshat të prapambetur.
Nuk ka qenë vetëm injorim kjo periudhë për ju. Ishin komunat, në atë periudhë absolutisht pa asnjë dallim, dhe në të ardhmen po të jenë pa asnjë dallim përsëri, ne vendosëm një parim, ju bëni projektet, qeveria t’i financojë. Dhe ky raport pati rezultate shumë të mëdha. Kishte komuna që asfaltuan 50 kilometra rrugë, që sot ai nuk i ka asfaltuar në qarkun e Beratit në 12 vite të marra së bashku.
Ua hoqi shërbimet totalisht. I hoqi komunat, i fshiu. Firmosi Ballkanin e Hapur, një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë. Dhe BE i ndërhyri, i tha se ajo tregti që ke vendosur ti me Vuçiçin, ajo duhet bërë mbi bazën e kritereve tona. Kriteret e tyre nuk janë që fermerët e një vendi të falimentojnë, kurse fermerët e vendit të tjerë të prosperojnë. Jo, janë histori sukses për të gjithë ata që duan të anëtarësohen.
Dhe një nga ligjet që solli ishte për qumështin pluhur, për ta futur pa doganë. 63 përqind e blegtorisë janë sakrifikuar gjatë këtyre viteve. Ne u bëmë eksportues qumështi në vitin 2012. Sot për fat të keq, nga fshati në qytet shkon qumështi pluhur i tretur. Ne i japim fund kësaj. Ne u garantojmë ju se akti i parë do jetë dalja nga Ballkani i Hapur. Akti i dytë, absolutisht mbrojtja sezonale e prodhimeve tuaja. E bën çdo vend, e kemi bërë çdo vit dhe do ta bëjmë.
Do hiqet pragu. Tre hektarë thotë ai. Fermat shqiptare të regjistruara pas ligjit 7501 janë 460 mijë ferma, mesatare 1.5 hektarë. Ku t’i gjejë ai tre hektarë? Ikin të gjitha. Duhet të kesh, thotë ai, 5 lopë. Jo. Edhe dy lopë do subvencionohesh. Edhe do subvencionohesh edhe për ato prodhime dhe bagëti që i përdor për veten tënde.
Kredia. 1 përqind e kredisë vjen në bujqësi. Urdhëroni çfarë diskriminimi. Ne do nxisim kreditimin tuaj të leverdisshëm dhe grantet me të gjitha mënyrat. Ne përsëri i kthehemi përparësisë tek ullinjtë, tek frutat. Ne nuk bëhemi dot megjithëse do mbjellim, prodhues madhor gruri, por ne bëhemi prodhues të fuqishëm frutash.
Meqë ra puna e Roshnikut, ky vend dikur ka zënë vendin e 10 në botë për importin e fiqve për shkak të Roshnikut. Pra, ne do i japim përparësi shumë të madhe. Shqipëria kopsht. Do bëjmë gjithçka për serat në mënyrë që fitimet tuaja të njohin nivele të reja. Thashë edhe njëherë që TVSH do simetrizohet që javën e parë./Dosja.al
Sali Berisha Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë njoftoi të mërkurën më 15 prill vendimin e ndërmjetëm...
Sali Berisha BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bëri thirrje fermerëve të bashkohen në protesta për të largua...
Sali Berisha BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se pensionisti merr 8 euro për dy kg domate, ndërsa baxhanaku i Ramës merr 75 mi...
Sali Berisha BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se në programin politik, demokratët kanë 5-fishimin e subvencioneve p...
Foto ilustruse ITALI- Kryeministri i vendit, Edi Rama do të zhvillojë ditën e ejte me 16 prill një takim me kryeministren italiane, Gio...
Sali Berisha BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se PD gjatë kohës kur ishte në pushtet ka investuar 3 miliard...
sali berisha BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se politikat e qeverisë po çojnë në braktisjen e tokë...
Sali Berisha BERAT- Kreu i Opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se Rama mashtron për subvencionin e naftës duke ...
giorgia meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se vendi i saj shpreson që procesi i pranimit të Ukrainës n&...
Glauk Konjufca Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, t...