LIVE UPDATES
Politike

"Sot duhet të ishin mbyllur", Meta: Përfundimet e hetimeve ndaj meje dihen, brenda javës ezaurojmë GJK dhe ecim drejt Strasburgut

Ai u shpreh se nga ky proces, Partia e Lirisë do të dalë shumë herë më e fortë sepse kauzat e tyre sipas tij janë të pathyeshme.

10 Qershor 2025, 11:56 Nga r.ll
"Sot duhet të ishin mbyllur", Meta: Përfundimet e hetimeve
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e SPAK për shtyrjen e hetimeve për 6 muaj të tjerë. Në reagimin e tij, Meta shprehet se sot ishte dita që hetimet zyrtare duhet të ishin mbyllur dhe theksoi se rezultati i tyre dihet. 

Ai u shpreh se nga ky proces, Partia e Lirisë do të dalë shumë herë më e fortë sepse kauzat e tyre sipas tij janë të pathyeshme.

Meta njoftoi se brenda javës do të dorëzojnë ankimim në Gjykatën Kushtetuese për masën e sigurisë dhe së shpejti do t'i drejtohen gjykatës së Strasburgut.  Ai shtoi më tej se pluralizmi politik në Shqipëri do të rivendoset dhe do të jetë plotësisht funksional.

REAGIMI I METËS: 

Sot duhet të mbylleshin hetimet zyrtare ndaj meje, që ishin shtyrë njëherë me 6 muaj pas rrëmbimit tim kriminal dhe banditesk pa akuzë, siç e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe e gjithë bota. ???? https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=GyRp1yR5LFs

Edhe pse më 27 maj 2025 më ishte komunikuar një akuzë tërësisht politike, që është formuluar në Asamblenë e Partisë Socialiste të datës 7 maj 2022 ???? https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=jso2z85dz04 , “çuditërisht” dje m’u komunikua një shtyrje tjetër e afatit të hetimeve për të mbledhur gjoja prova të mjaftueshme, ndërkohë që hetimet ndaj meje kanë nisur që në dhjetor 2019 nën kujdesin e veçantë të Charles McGonigal, kryezbuluesit të FBI të korruptuar nga Edi Rama.

Nuk ka mbetur kontinent, shtet, ishull dhe bankë në botë pa çuar letër-porosi për mua. Përfundimi dihet, zero fakte, zero prova, zero qindarkë të paligjshme, zero cent të paligjshëm, zero pasuri të paligjshme të Ilir Metës të zbuluar në të gjithë veprimtarinë hetimore 6-vjeçare të SPAK për aktivitetin tim publik 32-vjeçar. Për të justifikuar mbajtjen time të paligjshme në burg presin letër-porosi për persona të cilët gëzojnë liri të plotë dhe që uroj të gëzojnë liri dhe shëndet gjithmonë.
Ndërsa unë, Presidenti i Partisë së Lirisë, duhet të vazhdoj të qëndroj në paraburgim vetëm për të penguar aktivitetin tim politik dhe publik si lider opozitar i pashantazhueshëm nga narkoregjimi dhe veglat e tij.

Për mua le të çojnë letër-porosi edhe në planete të tjera se inceneratori përsëri nuk ekziston dhe shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 90 mijë euro/ditë që një pjesë e këtyre parave të shkojnë edhe për mediat e regjimit, për gazetarët dhe analistët në shërbim të “Rilindjes” dhe të SPAK-ut. Partia e Lirisë nga kjo përballje me Narkoregjimin do të dalë shumë herë më e fortë sepse kauzat tona janë të pathyeshme dhe Ilir Meta do të jetë gjithmonë besnik i 2 Marsit deri në rikthimin e plotë të sovranitetit të popullit shqiptar, që u përdhos aq rëndë edhe me farsën e 11 Majit, për të cilën jo pak ndihmë dha edhe Task-Force imagjinare e SPAK-ut.

Brenda javës ezaurojmë Gjykatën Kushtetuese dhe ecim me shpejtësi drejt Strasburgut. Fundi i drejtësisë me regji do të jetë i turpshëm dhe i “falenderoj” që kurrë nuk më kanë zhgënjyer sepse me veprimet e tyre tërësisht sorosiste, arbitrare dhe kriminale vetëm kanë provuar atë që kam thënë prej shumë kohësh, që kjo është një drejtësi me regji, garante e pandëshkueshmërisë të Edi Ramës, e arkitektit dhe vendimmarrësit absolut për aferën e shekullit të inceneratorëve, i vetmi kryeministër në botë që shpall fituesit pa lindur akoma, emri i të cilit është të paktën 14 herë në dosjen e mikut të tij McGonigal. Pluralizmi politik në Shqipëri do të rivendoset dhe do të jetë plotësisht funksional dhe bashkë me të edhe LLOGARIDHËNIA për Kryemercenarin e Shqipërisë dhe të gjithë mercenarët e tij që shkelin ligjin dhe Kushtetutën.

ilir meta spak

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen