LIVE UPDATES
Politike

"SPAK heshti para dhjetëra padive për këto zgjedhje", Berisha: Ky proces ishte një farsë antidemokratike fund e krye

Berisha tha se në këto zgjedhje shteti doli komplet kundër qytetarëve duke iu bërë presione nga më të ndryshmet.

20 Maj 2025, 12:46 Nga r.ll
"SPAK heshti para dhjetëra padive për këto zgjedhje",
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar në deklaratën e sotme për mediat se ky proces zgjedhor ishte një farsë elektorale.

Berisha tha se në këto zgjedhje shteti doli komplet kundër qytetarëve duke iu bërë presione nga më të ndryshmet.  Ai u shpreh se më 11 maj është goditur demokracia shqiptare. 

Kryedemokrati tha se SPAK ishte në krah të qeverisë në këtë proces duke heshtur para dhjetëra padive apo veprimtarive të bandave kriminale.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Pra, të dashur qytetare dhe qytetarë, zgjedhjet nuk ishin. Kjo ishte një farsë e turpshme elektorale. Më e turpshmja në historinë 32-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Në këto zgjedhje, si kurrë më parë, shteti i tërë doli lakuriq në tërë shëmtinë e tij kundër qytetarëve. Për të bërë presione nga më të ndryshmet, përdori të gjitha mjetet te tij, përdori nëpunësit e tij për forma nga më të ndryshme presioni. Ndaj të dashur qytetarë dijeni se me 11 Maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë shqiptare. Referojuni këtij dokumenti ndërkombëtar, dokumentit të Kopenhagenit, i detyrueshëm për çdo vend demokratik që zhvillon zgjedhje dhe zgjedh qeverinë me votën e qytetarëve. Kurrë ndonjëherë, një parti e transformuar në shtet dhe mafie nuk është vërsulur më me egërsi ndaj qytetarëve shqiptarë siç është vërsulur narkoshteti i Edi Ramës.
Ndaj ju lutem lexoni pikën 5, fraksion 4 të dokumentit të Kopenhagenit.

Tjetër, Shqipëria është zotuar sipas pikës 5, 5, se veprimtaria e qeverisë dhe administratës, si dhe e sistemit të drejtësisë, do ushtrohen në përputhje me sistemin e vendosur me ligj dhe në respekt të atij sistemi. E morët vesh ju se si veproi administrata gjatë këtij procesi, se si e mbylli gojën, se si shërbeu si shpifë e partisë, Skapi i Dumanit, se si heshti para dhjetëra e dhjetëra padive, para veprimtarisë më të egër kriminale të bandave. E morët vesh ju se si sistemi i drejtësisë u përdor për të burgosur liderët e tre partive kryesore opozitare dhe marrë mandate të tjera. Për të ushtruar terror politik mbi opozitën.

Zgjedhjet pra nuk ishin, ishte një farsë. Dhe ata që duan të hanë turpin me bukë i quajnë zgjedhje këto. Këto ishin farsë elektorale ku u shkelën parimet më themelore. Tjetër, sistemi i ngritur nga Edi Rama është absolutisht antidemokratik. Çfarë thotë karta e Kopenhagenit? Palët lejojnë që të gjitha vendet në një dhomë në legjislaturën kombëtare të zgjidhen në garë të lirë me votën popullore. Pra, kërkon që të gjithë ata që ulen në parlament, t’i jenë nënshtruar një gare të hapur, të lirë, jo me lista, por secili me vend. Pra, kjo ishte një farsë antidemokratike fund e krye. Palët kanë detyrimin t’u japin mundësi të gjithë forcave politike, garanci të plota ligjore, të garojnë me njëra-tjetrën mbi bazën e trajtimit të barabartë para ligjit dhe autoriteteve.

Se cila është barazia në këto zgjedhje, kur njëra palë shpërndan 500 milionë euro prokurime dhe koncesione. 76 milionë euro bonus për vota. 200 milionë euro gjoba të falura për vota. Miliona e miliona rrënjë kanabis, nga të cilat, secila është 1 mijë euro, për vota. Tani ju e merrni me mend se çfarë farsë e shpifur ishte kjo. Mbetemi tek ajo fjala e mikut tim, që dekada më parë vëzhgova zgjedhjet në Zimbabve, ku diktatori Mugabe zhvilloi zgjedhje të njëjta me këto në Tiranë. Nuk ma priste mendja kurrë që në vitin 2025 të shihja zgjedhje të tilla në Tiranë, do më thoshte një miku im i shquar.

sali berisha

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri