20 Maj 2025, 11:44
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë dilancin e 100 ditëve të fundit që ka kaluar në burg. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka theksuar se burgosja e tij është pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndërkohë që ka shtuar se është duke u penguar që të kryejë detyrat e tij si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Në postimin e tij, Veliaj e ka quajtur vazhdimin e paraburgimit si një sulm ndaj tij dhe familjes së tij. Ndërkohë që në fund, Veliaj ka shtuar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, për të siguruar që të dalë nga burgu.
Shumë të dashur miq, Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës. Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj. Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj
Politike
20 Maj 2025, 11:20
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme një seancë të posaçme parlamentare n&eu...
Politike
20 Maj 2025, 11:05
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet sot në Podujevë në një kantier ndërtimi ku ka mbajtur edhe nj&...
Politike
20 Maj 2025, 11:05
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme një seancë të posaçme parlamentare në nder t&e...
Politike
20 Maj 2025, 10:24
N.F
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar përmes një postimi n...
Politike
20 Maj 2025, 10:28
Gjergj Erebara
nje nga mitingjet e ps
TIRANË- Sektori publik në Shqipëri është fryrë e mbufatur me të punësuar shtesë gjat&eu...
Politike
20 Maj 2025, 09:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferenci...
Politike
20 Maj 2025, 08:35
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë një video nga takimet që ka zhvil...
Politike
20 Maj 2025, 07:24
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota brenda vendit gjatë zgjedhjeve të përgjith...
Politike
19 Maj 2025, 22:36
M.B
Taulant Balla dhe Edi Rama
TIRANA- Drejtuesi i diasporës në Partinë Socialiste Taulant Balla ka siguruar kandidatët e k&eu...
Politike
19 Maj 2025, 22:28
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kandidati i listës së hapur të PD në Tiranë Ilir Alimehmeti tha se nuk konsideron veten të...