LIVE UPDATES
Politike

“Nuk mund të na hedhin baltë”/ Rama sulmon gazetarët: Nuk u intereson! U duhet të mbushin dy orë televizor

Ndërsa një nga sipërmarrësit tha se kanë investuar mbi 50 milion euro, ndërkohë shtoi se i ka ftuar gazetarët ekonomikë të shohin dhe të mos hedhin baltë. Sipërmarrësi tha ndër të tjera, se balta që po hedhin gazetarët nuk është vetëm për qeverinë dhe për bizneset, por për gjithë Shqipërinë.

9 Prill 2026, 15:01 Nga E. D
“Nuk mund të na hedhin baltë”/ Rama sulmon gazetarët:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me sipërmarrësit në sektorin e ndërtimit sulmoi gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se gazetarëve nuk iu intereson se çfarë është e vërtetë e çfarë jo, por u duhet të mbushin dy orë televizor. 

Ndërsa një nga sipërmarrësit tha se kanë investuar mbi 50 milion euro, ndërkohë shtoi se i ka ftuar gazetarët ekonomikë të shohin dhe të mos hedhin baltë. Sipërmarrësi tha ndër të tjera, se balta që po hedhin gazetarët nuk është vetëm për qeverinë dhe për bizneset, por për gjithë Shqipërinë.

Sipërmarrsi: Kemi investuar mbi 50 milion euro dhe u them këtyre gazetarëve ekonomikë, i ftoj dhe ata të vijnë të shohin dhe nuk mund të na hedhin baltë në këtë në këtë lloj forme. Ju faleminderit shumë për vlerësimin. Kjo nuk është baltë jo vetëm për ju, për qeverinë, për ne si biznesmen, por kjo është për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama: Tani se tek keqardhjet shprehen edhe për mua, po nëse ka një adresë ku këto lloj baltërash nuk bëjnë asnjë efekt, është adresa ime. Me mua ta kenë, nuk ka asnjë problem. Unë nuk afektohem fare nga këto, se po të afektohesha nga këto s'do isha akoma këtu duke u marrë me këto, por këtu çështja është tjetër dhe prandaj them, unë nuk pretendoj që ata të cilët i kanë mos dakordësi apo kundërshti apo nuk më shohin dot mua me sy të vlerësojnë çfarëdo qoftë. Jo, mos ta vlerësojnë fare, asgjë! Por kur flasin në gjuhë të huaj dhe bëjnë përgjithësime negative, nuk e kuptojnë ata se çfarë do të thotë të japësh 700 paga në muaj dhe t'i japësh çdo muaj, dhe t'i rrisësh dhe të vazhdosh t'i japësh, se nga vijnë ato. Nuk e kuptojnë! Nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të ndërtosh një kompani, të rrisësh një kompani e tjerë e tjerë. Dhe prandaj në fund të ditës e gjithë kjo përpjekje është ajo që po na çon më afër një ëndrre shumë të madhe të të gjithëve që është Bashkimi Europian dhe t'i vesh atyre atje. Po për çfarë e bëjnë ata atë? Atyre ju duhet të mbushin dy orë televizor. Çfarë po i duhet atyre se çfarë është e vërtetë e çfarë s'është e vërtetë? Çfarë po i duhet atyre? Atyre ju duhet të mbushin dy orë televizor? Hajde kap dy shqipo atje që ju duket sikur ju rritet vlera kur flasin dhe intervistohen nga gazetarët të huaj edhe fut e bjer Shqipërisë.

Se ma thonë vazhdimisht ata andej: - Po mirë mo si ka mundësi, çfarë jeni ju? Ore ka pasur gati luftë civile në Maqedoni kur ishte Maqedonia akoma. Ore nuk shkonin kundërshtarët e qeverisë nga Shkupi të shkonin në Bruksel dhe të ulnin e të ngrinin Maqedoninë si një vend për t'u dënuar. More nuk e bënim! More ka pasur në Mal të Zi gati konflikt civil, se ata janë gjysma këtej e gjysma andej. More nuk shkonin në Bruksel të ulnin e të ngrinin njëri-tjetrin dhe të kërkonin nga Brukseli ose nga kanceleritë e huaja të dënonin Malin e Zi. Nuk e bënin!/Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!