11 Shkurt 2025, 18:20
Nga E. D
Ilirian Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë dy projektligjet për paketën e maleve dhe për tatimin mbi vlerën e shtuar. Celibashi përmes një njoftimi në në rrjetet sociale, thotë se miratimi i dy projektligjeve nuk respekton kërkesat e Kodit Zgjedhor. Gjithashtu ai thotë se miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale.
“Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligjit “Për paketën e maleve”, nuk respekton kërkesat e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor. Ky vendim bazohet në parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore gjatë periudhave zgjedhore, me synimin për të shmangur çdo ndikim të mundshëm mbi elektoratin përmes ndryshimeve në politikat fiskale apo ekonomike. Në këtë kontekst, miratimi i këtyre projektligjeve, të cilat prekin politika të rëndësishme fiskale, mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i shqyrtojë këto dy projektligje në seancë plenare.”, thotë ai.
ilirian celibashi
Politike
11 Shkurt 2025, 17:55
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për herë të dytë brenda kësaj dite në godinën e Bashkisë s...
Politike
11 Shkurt 2025, 17:43
M.B
Anëtarë të misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian (BE) flasin në një konferencë për media në Prishtinë...
Politike
11 Shkurt 2025, 17:07
B.Z
Ilir Bejtja
TIRANË - Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja është paraqitur këtë të martë në SPAK. U bë...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:40
M.B
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
TIRANA- Çifti Veliaj-Xoxa sipas dosjes së SPAK rezulton të ketë përdorur në skemë...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:46
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas deklarateve të deputetes socialiste Klotilda Bushka e cila akuzohet si e përfsh...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:48
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish ditën e sotme pas 24 orësh në qelinë e ...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:46
Klotilda Bushka
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar në lidhje me akuzat e SPAK, për të ci...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:10
B.Z
Xoxa, Veliaj
TIRANË - Dosja.al ka zbardhur të tjera pjesë nga dosja hetimore e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Bashk&...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:27
M.B
Etjen Xhafaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka reaguar në rrjetet sociale për arrestimin e kryebashkiakut të T...
Politike
11 Shkurt 2025, 16:14
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Koalicioni i fitores të Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë për mediat nga Michigan-i i SHBA...