Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha tha se e konsiderojnë kulturën si një ndër dimensionet kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka paralajmëruar sipërmarrësin se po shkel kushtetutën duke zbatuar marrëveshjen e bërë me kryemafiozë. Berisha tha se e konsiderojnë kulturën si një ndër dimensionet kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi më tej se do të mbeshtesë fuqimisht intitucionet e tjera kulturore duke bërë të mundur rreth një harku të shkurtër kohor, transformimin ligjor, institucional e financiar në të cilën ndodhet kultura shqiptare.
"Arti skenik dhe kinemaja. Ne angazhohemi të ndërtojmë Teatrin kombëtar siç ishte, aty ku ishte. Ne paralajmërojmë sipërmarrësin që në kundërshtim me Kushtetutën, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, zbaton një marrëveshje të bërë me kryemafiozë. Ajo tokë është tokë e Teatrit Kombëtar. Sado kate që të ngresh ti aty, ato do bëhen të paqena sepse aty do ndërtohet teatri siç ishte. Centimetër për centimetër. Ndaj dhe ke ndarë para me Edi Ramën apo Erion Veliajn, është puna jote. Po truallin e teatrit nuk do ta gëzosh. Je i nderuar, në kundërshtim me ligjet e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Qeveria angazhohet të mbështesë diversitetin kulturor të minorancave. Ato janë një pasuri kombëtare. Do të sponsorizojë Albfilmin, filmin shqiptar dhe bashkëpunimin e tij ndërkombëtar.
Ne konsiderojmë dimensionin e kulturës si ndër më kryesorët për integrimin e Shqipërisë në BE. Kultura është ID evropiane e kombit tonë ndaj dhe ne me këtë dimension do përqasemi drejt Europës me dinjitet. Institucionet e tjera kulturore, instituti i monumenteve të kulturës, do të mbështetet fuqimisht. Kornizat ligjore do ndryshojnë. Pra, në një hark kohor të shkurtër ne do bëjmë gjithçka për transformimin ligjor, institucional, financiar të situatës dramatike në të cilën është kultura shqiptare. Statusi i artistit. A e dini ju se sot ka artistë që nuk e kanë të sigurt pensionin se nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore? Merr fund. Do ketë një status për artistin dhe shkrimtarin dhe do bëhet gjithçka që roli i tyre në shoqëri të jetë një rol i merituar. Kjo ishin disa nga çështjet kryesore që desha sot të paraqes para shqiptarëve dhe të garantoj botën e artit dhe kulturës se qeveria e ardhshme do jetë një mbështetje e fuqishme e tyre. Do i kthejë artit dhe kulturës, dinjitetin, shpresën dhe perspektivën," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka prezantuar programin për artin dhe kultur&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi ashpër gjendjen e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen Xhepa, pas ndarjes nga jeta e aktores së shq...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato ka folur ditën e sotme në takimin ‘Dialogu s...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave” ku u shpr...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Drej...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 20...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Refo...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave...