LIVE UPDATES
Politike

"U bëre bozë çdo ditë para ekranit", Rama i përgjigjet komentuesit në rrjetet sociale: Ky lloj komunikimi është një dritare për të debatuar dhe informuar qytetarët

Kryeministri u shpreh se dita e tij nis me qytetarët dhe me mendimet se çfarë duhet të bëjë me mandatin që ka marë nga populli.

16 Janar 2025, 10:23 Nga r.ll

 

"U bëre bozë çdo ditë para ekranit", Rama i
edi rama

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe ditën e sotme me rubrikën “Sy m’sy”, ku i është përgjigjur në rrjetet e tij sociale një tjetër komentuesi. Ky i fundit shprehet se një kryeministër ka punë dhe detyra të tjera dhe "jo të rrijë gjithë ditën para ekranit."

“Mirëmëngjes, u bëre bozë çdo ditë para ekranit. Mesa dimë, një kryeministër, ka punë dhe detyra nga ta nisë ditën e re. Nejse, për qytetari po ju dëgjojmë, se do na shuani kureshtjen për të rejat që do të thoni. E kemi nisur punën dhe ditën e re që në orën 5 të mëngjesit”, ishte komenti i qytetarit.

Rama në përgjigjen e tij shprehet se ky lloj komunikimi, nëpërmjet rrjeteve sociale, është një "dritare" për të debatuar dhe informuar qytetarët. Kryeministri u shpreh se dita e tij nis me qytetarët dhe me mendimet se çfarë duhet të bëjë me mandatin që ka marë nga populli. Sipas tij qytetarët i ndjekin videot në rrjetet e tij sociale për të rejat që do të thotë.

“Puna ime është të udhëheq duke menduar, lexuar dhe analizuar, diskutuar, debatuar, vendosur, mbikëqyrur, koordinuar, harmonizuar dhe sigurisht informuar. Edhe këto dritare të reja që kam hapur këtu janë për të debatuar dhe informuar siç bëra për marrëveshjen strategjike trilaterale dje në Abu Dabi, të cilën edhe ti e komentove. Tani thua që një kryeministër ka të tjera punë, ndërsa unë them se për mua dita nis me ty sepse sa hap sytë filloj dhe mendoj se çfarë do të bëj sot me mandatin që kam marrë nga njerëzit për vendin tënd dhe timin për njerëzit e këtij vendi, siç je edhe ti.

Ji i sigurt se në asnjë nga punët e mia të mëdha apo të vogla nuk rri pa mendje dhe asnjërën nuk lë pa bërë. Këto videot janë një grusht minutash, do të thuash që dita ime nis sa gdhihet dhe mbaron pas mesnate. Ndërsa dritaren e të rejave e kam hapur se të paktën kush më ndjek këtu ta di se çfarë bëjnë ndër plot gjëra me rëndësi për vendin e njerëzit, por që nuk ka rëndësi për kanalet dhe portalet që janë shumë të zëna në ato gjyqet popullore me gjysmë të vërteta, që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Ja psh e ke dëgjuar në ndonjë media që prodhimi nga energjia diellore në vendin tonë ka arritur në 10 për qind të prodhimit të përgjithshëm të energjisë. Jo, por ama ke dëgjuar me siguri se Shqipëria e ka prodhuar për den baba den energjinë që i duhet për vete prandaj duhet ta ketë me bollëk.

Prandaj kjo është një gënjeshtër e madhe sepse kurrë nuk ka qenë e vërtetë diçka e tillë. Prandaj, e ke dëgjuar. Ndërsa e para është e vërtetë prandaj nuk e ke dëgjuar sepse kështu funksionon. Dhe ka një gjë tjetër, që është qershia mbi tortë, që çdo të vërtetë pozitive, këta mediatikët tanë e quajnë propagandë, i ke parë kur shtrihen dhe dergjen netëve në klubet mediatike dhe marrin nëpër gojë të gjithë dynjanë dhe çdo gjysmë të vërtetë negative e quajën fakt dhe e ripërtypin pa pushim derisa ua sjellin njerëzve në maje të hundën. E fundit, askush nuk është i detyruar të hyjë këtu. Gjithkush hyn me dëshirë. Ti thua se si sheh komunikimet e mia për qytetari por jo se shuan kureshtjen për të rejat që unë do them. Unë them shuaje dhe kureshtjen sepse realisht do marrësh vesh plot të reja që ndryshe nuk do të t’i thonë.”, shprehet kryeministri.

 

 

edi rama rubrika sy m'sy

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë