All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"U dënua farsa elektorale në çdo aspekt!" Berisha: Kartelet shqiptare paraqesin rrezik madhor për Europën, PPE do të dërgojë një mision faktmbledhës

Kryedemokrati Berisha u shpreh se, PPE do të sjellë në Shqipëri një mision faktmbledhës, sepse kartelet shqiptare paraqesin një rrezik të madh për vendet e Europës.

3 Qershor 2025, 19:46 Nga M.B
"U dënua farsa elektorale në çdo aspekt!" Berisha:
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar disa takime, ndërsa mbajti një fjalë dhe në asamblenë Parlamentar të Partisë Popullore Europiane. Gjatë një intervistë të dhënë për SYRI TV, kryedemokrati Berisha u shpreh se, PPE do të sjellë në Shqipëri një mision faktmbledhës, sepse kartelet shqiptare paraqesin një rrezik të madh për vendet e Europës.

Ai deklaroi se, në të gjitha takimet është dënuar ajo që e quan farsë elektorale në çdo aspekt të saj. Gjithashtu Berisha tha se Rama me 92 përqind të votave në qarkun e Fierit nga Diaspora, me 90 përqind të votave në Vlorë, i afrohej Asadit dhe tejkalon Putinin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë.

Gjithashtu ai tha se kjo është një betejë që vazhdon dhe se demokratët në betejën e tyre kundër asaj që e cilëson si narkoshtet do të mobilizojnë të gjithë potencialet që PPE disponon.

Intervista:

Pyetje: Zoti Berisha, çfarë do të thotë një mision faktmbledhës nga Partitë Popullore Europiane?

Sali Berisha: Së pari, kjo ishte një ditë intensive takimesh të shumta me personalitete që kanë fokus dhe interesa direkti për zhvillimet në rajonin tonë dhe në Shqipëri. Dhe paraqitëm para tyre të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të 11 Majit, dirigjimin e kësaj farse nga narkodiktatori i vendit, Edi Rama dhe përmasat e pjesëmarrjes në këtë farsë të narkoshtetit shqiptar. Së dyti, siç mbase e pe dhe e dëgjove, gjeti mirëkuptim të plotë kërkesa jonë për dërgimin e misioni faktmbledhës pasi Shqipëria paraqet një rrezik madhor. Krimi shqiptar, kartelet e drogës të Shqipërisë paraqesin një rrezik madhor jo vetëm për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, për votën e tyre, por për rajonin dhe Europën si eksportues kryesor të drogave të forta që vijnë nga Lindja dhe nga Amerika Latine.

Shqiptarët duhet ta dinë se në këtë takim shumë të rëndësishëm, lidhur me kërkesat tona dhe farsën elektorale në Shqipëri, u shpreh presidenti i PPE, Manfred Veber, sekretarja Dolores Montserrat dhe diskutantë të tjerë, sekretari ekzekutiv i CDI, Antonio Isturiz Lopez. Përveç këtyre, ne zhvilluam një seri takimesh me përfaqësues të partive kryesore, anëtare të PPE dhe programuam me ta bashkëveprime të përbashkëta për suksesin e përpjekjes sonë në luftën pa kompromis kundër narkoshtetit shqiptar.

Pyetje: Në fjalët tuaj ju thatë se keni shumë dokumente që vërtetojnë farsën elektorale të 11 Majit. Dorëzuat ndonjë dokument sot? Për çfarë i vendosët në dijeni përfaqësuesit e PPE?

Sali Berisha: Ne paraqitëm dokumente tek përfaqësuesit kryesorë, dhe vazhdojmë të paraqesim dokumente.
Ne gjithçka e kemi të bazuar në dokumente zyrtare të pakundërshtueshme. Farsa elektorale e 11 Majit është më e shpifura që është zhvilluar në Europë që nga rënia e Perdes së Hekurt gjer sot. Në këtë farsë, në disa aspekte, Edi Rama me 92 përqind të votave në qarkun e Fierit nga Diaspora, me 90 përqind të votave në Vlorë, i afrohej Asadit të Rusisë dhe tejkalon Putinin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë.

Pyetje: A mund thotë Sali Berisha se Partia Popullore Europiane është pika e tij më e fortë në arenën ndërkombëtare duke parë atë që ka ndodhur ditën e sotme?

Sali Berisha: Partia Popullore Europiane është mbështetësja më e fuqishme si institucion ndërkombëtar i PD dhe këtë ajo e dëshmoi me rezolutën e Valencias, me të cilën 10 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet, farsa elektorale e 11 Majit u dënua në të gjitha aspektet. Dhe këtu i referuan edhe rezolutës së Valencias. Pra, farsa elektorale ishte e paralajmëruar nga rezoluta e Valencias. Natyrisht kjo është një betejë që vazhdon dhe ne në betejën tonë kundër narkoshtetit do mobilizojmë të gjithë potencialet që PPE disponon. Për ta ditur shqiptarët, Edi Rama ka nisur me urgjencë pasi mori vesh praninë tonë këtu, 2 përfaqësues të narkoshtetit, njëri prej të cilëve është...

Pyetje: Ku e morët vesh këtë informacion zoti Berisha?

Sali Berisha: E mora këtë informacion, njëri prej të cilëve është pastori pa Bibël, që ka për Bibël, manifestin komunist, që nuk ka asgjë të përbashkët me një pastor, siç është Toni Gogu, dhe tjetri një Etjen Xhafaj, i cili vjen në mision për të larë mëkatet e tij, por do ikin me turp siç do vijnë.

Pyetje: Edhe një pyetje të fundit, pas rezolutës së miratuar nga një organizatë që ka 108 forca politike, a prisni një tjetër rezolutë të miratohet nga PPE pas 11 Majit?

Sali Berisha: Ne nuk paraqitëm këtu rezolutë pasi rezoluta ishte miratuar më 30 prill me të gjithë problemet që u konstatuan në zgjedhjet. Por deklarata e presidentit të Partisë Popullore Europiane, sekretarit të përgjithshme të saj dhe të pranishmëve këtu ishin deklarata shumë të hidhura për narkoregjimin e Tiranës dhe mbështetje të plota për PD-në dhe popullin opozitar që votoi në kushte terrori dhe në kushte dhune të gjithanshme me 11 Maj.

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë