Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
"Çuçi gënjeu dje në Kuvend", Bardhi: Mazhoranca të heqë dorë nga diktimi i përfaqësuesve të PD-së në komisionet parlamentare
Bardhi tha se kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, gënjeu një ditë më parë në lidhje me mënyrën sesi janë përzgjedhur anëtarët e komisioneve të posaçme parlamentare, ndërsa lexoi shkresën që i kishte drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla.

31 Tetor 2023, 14:57Nga r.ll
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për mediat pas mbledhjes ku i pranishëm ishte dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Bardhi tha se kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, gënjeu një ditë më parë në lidhje me mënyrën sesi janë përzgjedhur anëtarët e komisioneve të posaçme parlamentare, ndërsa lexoi shkresën që i kishte drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla.
“Përbërja e reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioritet dhe duhet që mazhoranca duhet të heq dorë nga diktimi i përfaqësuesve të PD-së. Edhe dje, Çuçi gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë. Këtu thuhet; “Zonja kryetare e Kuvendit, gjeni në vijim propozimet e Grupit Parlamentar të PD për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare, një komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”. Kjo është procedura paralmentare sesi plotësohen vakancat. Është çështje e deputetëve”, tha Bardhi.