LIVE UPDATES
Politike

Unaza e Madhe, banorët e Kodrës së Priftit: Të na japin atë që na takon, mos t'ia japin Tom Doshit për ndërtim

Një banore e moshuar tha se është vetë i shtatë bashkë me djalin dhe fëmijët e tij.

4 Nëntor 2022, 13:09 Nga k.m.
Unaza e Madhe, banorët e Kodrës së Priftit: Të na japin
Erion Skëndaj

Banorët e Kodrës së Priftit, 40 banesa të të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, nga segmenti verior i saj, kërkojnë që të strehohen, ose t’iu ndërtohen banesat siç i kanë patur, në tokën që është bosh dhe që më parë ishte projektuar për kalimin e rrugës, sipas projektit të parë.

Një banore e moshuar tha për emisionin “Fol” në MCN TV, se është vetë i shtatë bashkë me djalin dhe fëmijët e tij.

"E bleu tokën çuni, i cili ka punuar tek Treni me tregti, gjithë paratë e tregtisë i hodhi këtu. Ka punuar që të ndërtojë shtëpinë. Ne nuk jemi kundër Unazës, por të bëhet siç duhet dhe të na strehojnë diku. Na thonë 3 vjet me qira, po ç’të bëj 3 vjet me qira? Jemi në pikë të hallit. Me çfarë të ndërroj një shtëpi tjetër? Edhe çuni... ku ka çuni të ardhura, ka 3 kalamaj në shkollë, kush e ndihmon atë. Gruaja që punon ku të gjejë punë."

Një tjetër banor, me emrin Adem Balla, tha se ka 22 vjet që jeton dhe kur ndërtuan nuk iu tha askush se kalonte Unaza.

"Pyetën topografët dhe na thanë se nuk i kap. Jam 50 metër larg dhe nuk më kap. Nuk jam kundër zhvillimit, duan atje, atje le ta bëjnë, por ne të na japin atë që na takon. Më ka dalë kompensimi si tokë bujqësore me 448 lekë të reja, sa një paketë cigare. E kam blerë 25 mijë lekë të vjetra metrin katrorë para mbi 20 vitesh. Sot ma çon me 448 lekë. Kam certifikatë pronësie të tokës, shtëpinë e kam në proces legalizimi. Nuk na kanë skualifikuar. Jam interesuar te AKK e Artan Lames, në Rinas dhe atje nuk më japin asnjë lloj përgjigje. Punoj me 40 mijë lekë të reja, jam vetë i katërt, nuk kam mundësi as për shtëpi, tjetër, se kam dhe prindërit. Me që po e prishin, të ma ndërtojnë tek vendi bosh. Le ta zhvillojnë zonën, por të ma ndërtoj siç e kisha."

Një tjetër banor, tha se që 19 vjeç ka qenë në kurbet dhe e ka blerë tokë me akt noterial.

"Duke punuar jashtë, duke investuar. Nuk u tha asnjëherë që mos ndërtoni. Erdhi momenti kanë futur projektin këtej. Kush e bëri dhuratë e dinë të mëdhenjtë. Shumica janë të palegalizuar këtu. Banesë sociale? Ç’u pa kjo punë. Vetëm unë punoj në ndërtim, gruaja pa punë, kam dy kalamaj. Siç po ikin të gjithë, po erdhi fadroma të na prishi, do iki në emigrim."

Një tjetër banore tha se "Edi Rama mos t’ua japë shokëve të vetë vendin, por ta çojë atje ku ka qenë".

"Tom Doshi shoku kujt është? Tom Doshi bashkë me Kastratin janë. Kush janë ata, a janë njerëzit e Edi Ramës? Të faktuar janë, përderisa u jep vende për të ndërtuar shtëpi vetëm këtyre. Gjithë pjesën e Shkozës e ka mbushur Tom Doshi, gjithandej Tom Doshi."/MCN

erion skëndaj banesat ne shkoze

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen