25 Mars 2025, 12:34
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se kontrata mes PD dhe strategut të amerikan të fushatave zgjedhore, Chriss LaCivita do të bëhet publike. Në një deklaratë për mediat në selinë blu, Berisha tha se kontrata do të depozitohet në KQZ. Po ashtu Berisha ka ironizuar dhe Ramën, në lidhje me pyetjet nga Facebook që iu përgjigjet, që sipas Berishës janë të bëra nga vetë Rama.
"Unë, natyrisht nuk bëj Edi Ramën që flet me vete, që shpik edhe fansat dhe i bën pyetje vetes duke mashtruar publikun se mora këto pyetje, në një kohë kur ato pyetje i nxjerr nga defteret e veta. Kështu që unë nuk kam si të mos i përgjigjem pyetjes tuaj, ndonëse do preferoja shumë që pyetjet tuaja të përqendroheshin tek problemet e mëdha të shëndetësisë tonë dhe programin që ne paraqesim këtu. Sepse siç e konstatoni, në krahun tjetër, Edi Rama ka mashtruar aq shumë, sa më ngjet me njeriun që është stërngopur me mashtrimet e tij dhe tani nuk ka guxim të nxjerrë më mashtrime të tjera dhe tani nuk ka më guxim të nxjerrë mashtrime të tjera dhe nga mëngjesi gjer në darkë shndërrohet në një banor të parkut zoologjik të avertebrorëve, të zhabave, zhapikëve, reptilëve, etj, etj, dhe nuk flet një fjalë për përgjegjësitë që ka para qytetarëve qoftë në ato që ka bërë, qoftë për ato që do bëjë. Po unë nuk jam ai. Unë do përgjigjem. U garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji. Kjo është përgjigja ime për këtë," tha Berisha.
edi rama sali berisha
Politike
25 Mars 2025, 12:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu demokrat Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se akti i parë i PD-së në pushtet do të jet&e...
Politike
25 Mars 2025, 12:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sistemi shëndetësor në Shqipëri ësht&...
Politike
25 Mars 2025, 12:02
I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë publike prova të reja, që sipas ...
Politike
25 Mars 2025, 11:31
r.ll
qendra ne shengjin
ITALI- Ministri i Brendshëm në Itali, Matteo Piantedosi ka deklaruar se ardhjet e emigrantëve në mënyrë t...
Politike
25 Mars 2025, 11:18
N.F
Vuçiç
SERBI- I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka udhëtuar ditën e sotme dre...
Politike
25 Mars 2025, 10:07
I.A
Engjell Agaci
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka paditur gazetar&e...
Politike
25 Mars 2025, 09:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Seanca e sotmë për çështjen "Gërdeci" është shtyrë për më datë 7...
Politike
25 Mars 2025, 09:55
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Kur Nizam* filmoi udhëtimin me gomonen e mbushur plot me emigrantë, ndërsa nxitonte drejt Italisë, ai beso...
Politike
25 Mars 2025, 09:20
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka komentuar Primaret e Partisë Demokratike. R...
Politike
25 Mars 2025, 09:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama u pyet nga komentuesit edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit t&...