Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
"Unë pa akuzë u shkarkova"/ Seanca në GJK, Veliaj: Kryebashkiaku i Rrogozhinës u dënua me burg dhe vijoi detyrën
Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se po ndiqet një stard i dyfishtë, pas solli si shembull kreun e Bashkisë Rrogozhinë, i cili sipas tij vijon në detyrë edhe pse është marrë një vendim për dënimin me 1 vit burg.
31 Tetor 2025, 16:26Nga E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Erion Veliaj, ka vijuar mbrojtjen e tij në seancën në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se po ndiqet një stard i dyfishtë, pas solli si shembull kreun e Bashkisë Rrogozhinë, i cili sipas tij vijon në detyrë edhe pse është marrë një vendim për dënimin me 1 vit burg.
“Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është dënuar me 1 vit burg dhe vazhdon kryen detyrën, unë jam i pafajshëm, i paraburgosur dhe largohem nga detyra. Këshillë për të ardhmen, është më mirë të bësh një krim por sa kohë vijon burgu është më mirë, apo mos të bësh asnjë krim dhe në ruajtjen e pafajësisë tënde tri paraburgosesh. Kush prevalon? S’ka një vendim të formës së prerë. Kemi standard të dyfishtë. Për dikë të pandehur aplikohet krimi, për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar”, tha Veliaj./Dosja.al