22 Maj 2026, 19:59
Nga E. D

VLORË- Valon Ademi, administrator i “2A Group”, kompanisë që menaxhon Aeroportin e Vlorës, ka vendosur të flasë për Behgjet Pacollin, ku ka treguar pazaret që i ka ofruar ky i fundit për Aeroportin e Vlorës.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Ademi hedh akuza të rënda ndaj Pacollit lidhur me aeroportin, duke thënë se konkretisht i është ofruar një shumë prej 80 milionë eurosh për shitjen e projektit, por që e ka refuzuar.
Ademi shprehet, se pas refuzimit të kësaj oferte, kanë nisur sulmet dhe presionet ndaj tij, ndërkohë që i bën thirrje Pacollit që tu tregojë shefave të tij, se ai nuk shitet dhe as intimidohet kurrë përballë tyre. Ademi ia bën të qartë Pacollit, se ai dhe shefat e tij mund të blejnë gazetarë, media e portale, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë.
Reagimi:
Emisar,
Unë e njoh shumë mirë strategjinë tënde, pasi e kuptoj qartë që "ujku do mjegull". Për këtë taktikë, ti je i shkolluar dhe i trajnuar prej kohësh nga shefat e tu, ndaj dhe strategjinë e mjegullës di ta zbatosh me mjeshtëri. Megjithatë, nëse kjo qasje mund të funksionojë për të hutuar opinionin publik, me mua të ka dështuar.
Siç ta kam bërë të qartë: me ty, emisar, unë nuk kam asnjë problem sepse ti nuk je as aktor dhe as faktor në këtë mes; je thjesht një agjent i përdorur për të marrë nën kontroll Aeroportin e Vlorës. Lufta ime është me kolegun tënd, Bart Turtelboom, i cili është ekzekutori i skemës financiare dhe juridike për t'ua dorëzuar këtë aset kombëtar shefave tuaj, atje ku i keni.
Ti detyrën tënde po e zbaton me përpikëri, sipas udhëzimeve. Ndaj, ti nuk ke faj që unë e refuzova ofertën tënde prej 80 milionë eurosh në shkurt të vitit 2025, për t'ia shitur aeroportin atyre që ti i di mirë. Madje, kur unë e refuzova atë ofertë pikërisht për shkak të asaj që ata përfaqësojnë, ti më the tekstualisht: "Mos u shqetëso, sepse pronar formal do të vazhdoj të figuroj Mabco."
Refuzimi im i prerë atë natë është zanafilla e kësaj situate të cilën po e përballoj edhe sot. "Gabimi" im i vetëm ishte refuzimi për ta shitur Aeroportin e Vlorës atje ku ti kishe marrë urdhër ta dorëzoje.
Deri më sot, shumë detaje i kam mbajtur larg vëmendjes publike, duke pritur që organet kompetente të bëjnë detyrën e tyre, në mos atë ligjore, të paktën atë patriotike. E kam bërë betejën time në heshtje, në respekt të institucioneve. Por, edhe pse ata që duhej të reagonin heshtën, unë nuk do të ndalem, kurrë.
Emisar, tregoj shefave të tu, se unë nuk shitem, nuk intimidohem, nuk frikësohem dhe nuk dorëzohem kurrë përballë tyre! Tregoju se paraja e tyre, për mua s’ka asnjë vlerë. Ata mund të blejnë gazetarë, media e portale, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë.
As ti dhe as propaganda jote me mercenarë e zagarë nuk më intimidon, sepse, në të gjithë këtë proces të Aeroportit të Vlorës, i vetmi njeri i shitur, i blerë dhe i komprometuar je ti.
Dil e tregoju shqiptarëve se kush fshihet pas "Compartment Bernina". Dil e tregoju me sa rubla u pagove. Dil e tregoju se te gjitha veprimet po i bën vetëm për interes të Compartment Bernina-s, interesa këto që bien ndesh me interesin publik, atëherë mund të marrësh guximin të përmendësh emrin tim.
Ti emisar, edhe mashtrimet i bën për të mbuluar atë se çfarë në të vërtetë je, sepse ti nuk je emisar për një mision, por ti je agjent me mision të përjetshëm, sepse ti shpirtin edhe dinjitetin e ke shitur me kohë, e tash vepron me urdhra nga atje ku je shitur!
Turp të qoftë emri Behgjet e mbiemri Pacolli!/Dosja.al
valon ademi behgjet pacolli aeroporti i vlorës
Politike
22 Maj 2026, 19:28
E.d
Foto ilustrsue
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në promovimin e manifestit politik të And...
Politike
22 Maj 2026, 18:50
E. D
Ina Zhupa
SARANDË- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, reagoi pas protestës së operator&e...
Politike
22 Maj 2026, 18:27
E.d
Luçiano Boçi
DIBRA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesë...
Politike
22 Maj 2026, 17:10
E. D
Aleksander Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar, se kryeministri i Kosovës Albi...
Politike
22 Maj 2026, 16:35
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të v...
Politike
22 Maj 2026, 16:17
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar draftin e përkohshëm të EU...
Politike
22 Maj 2026, 16:00
E. D
Edi Rama
TOKYO- Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat me studentët në Tokyo, duke thënë se e premtja është dita m&e...
Politike
22 Maj 2026, 15:59
E.d
Edi Rama
JAPONI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ftuar studentët në Tokyo të vizitojnë Shqipërinë. Gjat&eum...
Politike
22 Maj 2026, 15:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Tokyo vlersoi marrëdhëniet mes Shqipëris&eu...
Politike
22 Maj 2026, 15:43
E.d
Edi Rama
JAPONI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se integrimi i Ballkanit është një nevojë strategjike ...