LIVE UPDATES
Politike

“Reforma e vitit 2014 ishte partiake, jo administrative”/ Boçi në Dibër: Shpopullimi është prova e dështimit

Boçi theksoi se reforma territoriale nuk është pronë e qeverisë, por e qytetarëve, duke argumentuar se një reformë pa konsultim publik krijon probleme që në themel.

22 Maj 2026, 18:27 Nga E.d
“Reforma e vitit 2014 ishte partiake, jo administrative”/
Luçiano Boçi

DIBRA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe aktorë të shoqërisë civile. Në fjalën e tij hapëse, bashkëkryetari i Komisionit dhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi se reforma territoriale e vitit 2014 ka dështuar dhe se një nga provat më të qarta të këtij dështimi është shpopullimi masiv i zonave rurale. Boçi theksoi se reforma territoriale nuk është pronë e qeverisë, por e qytetarëve, duke argumentuar se një reformë pa konsultim publik krijon probleme që në themel.

Sipas Boçit, dëgjesat publike janë instrumente demokratike të domosdoshme për të kuptuar nëse reforma e vitit 2014 ka përmirësuar jetën e qytetarëve, përfaqësimin, shërbimet dhe zhvillimin ekonomik në territore të ndryshme. Ai ngriti pyetje mbi cilësinë e shërbimeve në Dibër dhe mbi diferencat mes zonave urbane dhe rurale, duke theksuar se Shqipëria ka një territor kompleks dhe problematika të ndryshme nga një qark në tjetrin.

Boçi deklaroi se reforma e vitit 2014 nuk arriti të sjellë autonominë fiskale dhe kompetencat e premtuara për pushtetin vendor, ndërsa prodhoi thellim të pabarazive mes bashkive. Në fjalën e tij, Boçi e cilësoi reformën e vitit 2014 si një “reformë partiake” dhe jo administrative, duke sjellë si shembull diferencën mes qarqeve të Dibrës dhe Gjirokastrës. Boçi kujtoi gjithashtu se projekti fillestar i reformës parashikonte 47 bashki, ndërsa më pas numri u rrit në 61 për arsye politike.

Ai mbrojti nevojën për rritje të kompetencave dhe autonomisë financiare të pushtetit vendor, forcimin e qarqeve dhe bashkëpunimin ndërbashkiak, në mënyrë që bashkitë më të forta të ndihmojnë ato më të dobëta.
Në fund, Boçi solli si shembull Kroacinë, e cila sipas tij ka 556 komuna dhe përsëri përfiton miliarda euro nga fondet europiane, duke argumentuar se madhësia e bashkisë nuk është kusht për zhvillim apo përfitim fondesh.

Fjala e Luçiano Boçi në dëgjesën e Komisionit të Reformës Territoriale në Dibër

Të dashur qytetarë të qarkut Dibër. Mirëse ju gjejmë. Edhe për ne është kënaqësi që zhvillojmë këtë dëgjesë për një temë kaq të rëndësishme si Reforma Territoriale. Dua të fokusohem fillimisht tek ajo që sot po konsiderohet si shumë e rëndësishme në raport me proceset europiane dhe konsensusin politik. E vërteta është që Bashkimi Europian kërkon konsensus politik. Kërkon që proceset e rëndësishme të mbështeten nga të dyja palët politike. Nuk kërkon një mazhorancë që imponon variantin e saj vetëm sepse ka votat dhe një opozitë që mbetet jashtë sepse nuk i ka ato. Pra, BE kërkon konsensus dhe kërkon që të dëgjohen qytetarët. Ne si Parti Demokratike e kemi kërkuar këtë gjë dhe e konsiderojmë të domosdoshme. Ne besojmë se arkitektura e shtetit në territor është Reforma Territoriale dhe ajo nuk është pronë e qeverisë, por pronë e qytetarëve.

Nëse realizojmë një reformë pa konsultuar qytetarët, atëherë kemi një reformë pa taban, si ajo e vitit 2014.
Difekti kryesor i reformës së vitit 2014 ishte pikërisht moskonsiderimi i mendimit të qytetarëve. Reforma nisi nga harta dhe përfundoi tek kompetencat dhe qytetarët, duke krijuar probleme serioze. Së dyti, mendoj që dëgjesat janë institucione shumë demokratike dhe shumë pozitive. Sot kemi mundësi të marrim përgjigje për objektivat e reformës së vitit 2014. A u përmirësua jeta e qytetarit në Dibër? A është i përfaqësuar qytetari në këshillat bashkiakë? A i merr qytetari shërbimet? A janë të njëjta shërbimet në të gjithë territorin? A pati reforma ndikim në zhvillimin ekonomik në gjithë territorin apo krijoi diskriminim zhvillimor? Këto përgjigje i japin qytetarët.
Dhe siç thoni ju në Dibër: “Punët e mira duken në mexhlis”. Dëgjesat janë të rëndësishme për një arsye shumë të thjeshtë: Shqipëria është një vend me territor të larmishëm, me reliev të thyer, me probleme infrastrukturore, me vështirësi ekonomike dhe me potenciale të pashfrytëzuara.

Problemet e Dibrës nuk janë të njëjta me ato të Elbasanit apo Tiranës. Prandaj na duhet të marrim mendimin e qartë të qytetarëve. Në fund të ditës, kjo dëgjesë është edhe një test i sinqeritetit të politikës. A ka kurajë politika të përballet me efektet dhe pasojat e vendimeve të saj? Sot jemi në një reformë të re pas 12 vitesh dhe duket sikur jetojmë në një regjim reformash të pafundme. Por ne nuk jemi sot këtu sepse kemi probleme administrative, sepse administrimin mund ta rregullojë qeveria. Ne jemi këtu për shkak të shqetësimeve të qytetarëve dhe për shkak të dështimit të reformës së vitit 2014. Qeveria premtoi autonomi fiskale dhe nuk e realizoi. Premtoi kompetenca për pushtetin vendor dhe nuk i përmbushi. Premtoi shërbime më të mira dhe qytetarët thonë se kjo nuk ndodhi. Premtoi përfaqësim më të mirë, por sot kemi diskriminim mes zonave urbane dhe rurale dhe mes bashkive që kanë mbështetje financiare të ndryshme. Kjo reformë prodhoi thellim të pabarazisë. Kush ishte bashki e varfër u bë edhe më e varfër. Prandaj kemi sot shpopullim të zonave rurale. Dhe jo vetëm migrim të brendshëm, por emigrim jashtë Shqipërisë.

Po zbrazet “magazina furnizuese” e qendrave urbane, sepse njerëzit po largohen jashtë vendit. Ky alarm duhet të reflektohet në punën e këtij komisioni. Kjo reformë duhet të ndalë largimin e qytetarëve, që është gjakderdhja më e madhe e kombit. Dibra ka rreth 150 mijë banorë dhe vetëm 4 bashki, ndërsa Gjirokastra, me më pak banorë, ka 7 bashki. Pse ndodh kjo? Sepse reforma e vitit 2014 nuk ishte reformë administrative-territoriale, por reformë partiake. Ky është një sekret publik. Fillimisht ishin parashikuar 47 bashki dhe më pas u bënë 61. Ky është një fakt që duhet pranuar. Vetëm duke parë të vërtetën në sy mund të ndërtojmë diçka që e korrigjon këtë situatë. Ne jemi këtu për të bashkëpunuar, për të ndryshuar funksionet, për të rritur kompetencat dhe autonominë financiare për të gjithë qytetarët, pavarësisht ku jetojnë. Të gjithë paguajmë taksa, në qytet apo në fshat, por jo të gjithë marrim të njëjtat shërbime. Ne duam standarde të njëjta. Duam bashkëpunim mes bashkive. Një bashki e fortë duhet të ndihmojë një bashki më të dobët.

Duam të forcojmë qarqet dhe t’u japim kompetenca reale, sepse kështu mund të zgjidhim problemin e shërbimeve dhe decentralizimit. Nëse nuk ndërhyjmë, atëherë do të ndihmojmë më tej shpopullimin e vendit.
Po ashtu, nuk duhet të jemi nën trysninë që bashkia duhet patjetër të dalë “me fitim”, sepse bashkia nuk është biznes. Shteti ka fonde, grante dhe instrumente për të ndihmuar bashkitë. Kroacia ka 556 komuna dhe merr miliarda euro nga fondet europiane. Pra, numri i bashkive nuk është problemi kryesor. Prandaj ne duam mendimet tuaja, sepse ato janë shumë të rëndësishme për përfundimet që do të nxjerrë ky komision./Dosja.al

luçiano boçi pd dibra

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë