Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai thekson se janë konstatuar shkelje të rënda procedurale në një pjese të akteve të vëna në dispozicion nga Prokuroria e Posacme që e cila sipas tij e bëjnë të pavlefshëm çdo veprim hetimor dhe provë të marrë si pasojë e tyre.
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO. Në kërkesë Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga SPAK. Ai thekson se janë konstatuar shkelje të rënda procedurale në një pjese të akteve të vëna në dispozicion nga Prokuroria e Posacme që e cila sipas tij e bëjnë të pavlefshëm çdo veprim hetimor dhe provë të marrë si pasojë e tyre.
Veliaj në kërkesë thekon se këto shkelje të evidentuara nuk janë gabime të izoluar ose teknike, por përbëjnë një “skemë sistematike devijimesh” nga standardet e rregullta të procesit penal. Sipas tij këtt nuk mund të justifikohen as me ngarkesën e punës, as me kompleksitetin e çështjes dhe aq më pak me ndonjë interes të paidentifikuar publik. Ai gjithashtu akuzon organin e akuzës për sekuestrime të paligjshme të të dhënave, lexim të korrespondencave private pa autorizim gjyqësor, dhe pengim të së drejtës për mbrojtje efektive.
Shkeljet sipas kërkesës;
1.Mosrespektim i ligjit procedural penal dhe parimeve bazë procedurale në
procedimin penal nr.27/2024, me pasojë pavlefshmërinë absolute të akteve dhe
papërdorshmërinë e provave
2. Mosplotësimi i kushteve ligjore për regjistrimin e kallëzimit të falsifikuar
3. Moskryerja e veprimeve hetimore në drejtim të identifikimit të kallëzuesit
4. Kryerja e hetimeve në tejkalim të afateve procedurale ligjore
5. Kryerja e akteve procedurale nga hetuesit e BKH para regjistrimit të procedimit penal nga Prokuroria
6. Përdorimi i deklarimeve me vetë përgjegjësi
7. Sekuestrimi i të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate
8. Leximi dhe përdorimi si provë i korrespondencës në mungesë të bazës ligjore që e lejon këtë
9. Hetimi i çështjes nga një prokuror që nuk plotësonte kriteret për t’u emëruar si i tillë dhe ushtrimi i detyrës në kushtet e konfliktit të interesit
10. Cënimi i së drejtës për mbrojtje efektive dhe barazisë së palëve përmes caktimit të afateve procedurale procedurale të cilat nuk garantojnë të drejtën për t’u njohur me akuzën, me veprimet hetimore të kryera dhe provat në ngarkim
11. Cënimi i së drejtës për proces të rregullt për shkak të mbështetjes së akuzës në akt ekspertime të kryera nga punonjës të vetë organit procedues dhe jo ekspertë të pavarur
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat ka folur në lidhje me dëmet...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij për mediat ka folur lidhur me situatën e zj...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me si...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur lidh...
Foto VLORË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se ka dorëzuar një kërkesë ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para gazetarëve është shprehur se pas largimit të PD nga Parlamenti ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij pas daljes nga ambientet e SPAK ka folur në lidh...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij pas daljes nga ambientet e SPAK u shpreh se kryeminis...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK. Ai u paraqit ditën e...