LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ “Do të jem zëri i qytetarëve”, Tedi Mula: PSD e sinqertë dhe në shërbim të njerëzve! Jam zotuar t’u them njerëzve të vërtetën

Ai theksoi se, siç familjarët e tij, Avni dhe Inva Mula, dy artistë të njohur kanë kontribuar në artin shqiptar, ai dëshiron të kontribojë në politikë për të qenë zëri i çdo qytetari.

27 Prill 2025, 21:42 Nga N.F
VIDEO/ “Do të jem zëri i qytetarëve”, Tedi Mula: PSD
Tedi Mula

TIRANË- Tedi Mula, një nga emrat më të rinj në politikë dhe kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, ka rrëfyer rrugëtimin e tij të ri dhe arsyet e kandidimit nën logon e Partisë Social Demokrate të Tom Doshit. Në një intervistë për emisionin “Profil”, për Euronews Albania Mula ka shprehur ambiciet që ka për të ardhmen në politikë.

Ai theksoi se, siç familjarët e tij, Avni dhe Inva Mula, dy artistë të njohur kanë kontribuar në artin shqiptar, ai dëshiron të kontribojë në politikë për të qenë zëri i çdo qytetari.

“Shembulli im kryesor përse unë po aderoj në PSD është kryetari i partisë. Është çështje sinqeriteti dhe vullneti, ku unë mendoj se duhet të jemi sa më të sinqertë dhe t’i tregojmë njerëzve të vërtetën. Po ta shikosh, partia jonë është rritur vetëm me vota, pa pasur pozita drejtorie, pa pasur ministri, sepse themi të vërtetën dhe jemi me njerëzit. Nëse ekziston vullneti për t’i shërbyer njerëzve, do të jesh i suksesshëm në politikë. Unë jam zotuar t’u them njerëzve të vërtetën”, tha Mula.

Ai shtoi se ajo që e karakterizon është sinqeriteti dhe vullneti për të punuar. Sipas tij, ai është një njeri që nuk ka pasur poste drejtuese, nuk ka punuar në shtet, por ka ndërtuar bizneset e tij private. Mula theksoi se shumë të rinj janë skeptikë për të votuar, ndaj ai dhe brezi i tij janë këtu për t’u dhënë shpresë atyre, pasi brezi paraardhës i politikanëve i ka bërë bllokadë të rinjve.

“Unë do të jem zëri i çdo qytetari”, përfundoi Mula.

Pjesë nga intervista: 

Njerëzit më kanë mbështetur pa kushte në këtë rrugëtim. Shpesh më duket sikur nuk jam unë që kandidoj, por ata. Kanë bërë më shumë takime dhe punë se unë vetë. Shoh të rinj që ankohen për shumë gjëra – për shëndetësinë, arsimin, sigurinë – por nuk bëjnë asnjë hap për t’i ndryshuar. Duhet të fillojmë nga vetja.

Për këtë arsye jam bërë pjesë e Partisë Social Demokrate. Nuk është çështje aftësie, por sinqeriteti dhe vullneti për të punuar. Ne nuk kemi pasur poste, drejtori apo ministri, por jemi rritur me vota. Sepse u themi njerëzve të vërtetën. Ne jemi me njerëzit, për njerëzit. Aty ku cënohet privatësia apo e drejta, ne ngremë zërin. Unë nuk kam qenë kurrë në punë shtetërore. Kam krijuar vetë bizneset e mia – disa të suksesshme, disa të dështuara. Por e kam marrë guximin për të kontribuar.

Shumë thonë: “Nuk dua të votoj, janë po të njëjtat fytyra.” Le t’ua heqim edhe këtë arsye. Jemi ne, të rinjtë, me energjinë dhe përkushtimin për të bërë ndryshimin. Po, është një luftë brezash. Brezi i vjetër bllokon të rinjtë duke thënë “jeni të rinj ende”. Në partinë tonë, 85% e listës janë djem dhe vajza të reja. Unë, Tedi Mula, do të jem zëri i çdo qytetari, pensionisti, fermeri apo individi në nevojë. Pse e bëj fushatën me të rinj? Sepse janë ata që kanë më shumë energji, më shumë vizion. Pse të mos i marrim pranë, t’i angazhojmë?

E dua Shkodrën dhe do ta dua gjithmonë, por pjesën më të madhe të jetës e kam investuar në Tiranë – në biznes dhe në burime njerëzore. Pse PSD? Sepse ka meritokraci. Sa më shumë të punosh, aq më shumë shpërblehesh. Kryetari i partisë, z. Tom Doshi, është një shembull i suksesit si në politikë ashtu edhe në biznes. Familja jonë, përveç tjerash, njihet edhe për bamirësinë – një gjë që nuk e publikojmë kurrë në rrjete sociale. Një nga njerëzit që admiroj më shumë për këtë është z. Et’hem Ramadani. Ai më tha: “Bamirësia është ndjesi. Kur ndihmon dikë, ndihesh vetë mirë.” Dhe unë e kam përjetuar këtë ndjenjë.

Nëse je i rrethuar nga njerëz të suksesshëm dhe të lumtur, do

të bëhesh edhe ti i tillë. Por nëse përreth ka vetëm halle, është e vështirë të ecësh përpara. Ne kemi një detyrë – të ndihmojmë njerëzit rreth nesh. Njerëzit na kanë mbështetur me gjithë zemër gjatë fushatës. Unë besoj se rezultati do të jetë një surprizë.

Unë kam zgjedhur të jem zëri i familjeve shqiptare. Çdo familje ka sfidat e veta. Pse të mos luftojmë për një sistem shëndetësor të mirë, për një arsim cilësor, për një turizëm të zhvilluar që sjell të ardhura për vendin tonë? Në çdo familje që vizitoj gjatë fushatës, ose një prind, ose një fëmijë është në emigrim. Pse duhet të ndodhë kjo?

Jam bërë baba në moshën 27-vjeçare. Të jesh baba është misioni më i vështirë – më i vështirë se të jesh politikan. Me mbështetjen e familjes dhe veçanërisht të bashkëshortes sime, përpiqem të balancoj gjithçka. Gjatë javës, për shkak të fushatës, mungoj shumë, por e kompensoj fundjavën. Kjo është diçka për të cilën nuk bëj kompromis.

Vajza ime, edhe pse është e vogël, e ndjen mungesën. Kur vij në shtëpi, qoftë edhe në orën 2 të natës, zgjohet dhe nuk e zë gjumi pa më parë. Familja për mua është e shenjtë – si për çdo shqiptar. Ndaj do të punoj për çdo familje shqiptare. Sepse misioni vazhdon.

tedi mula

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet