Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Deputetët e opozitës shqiptare ndaluan makinat e tyre në mbikalimin e Kamzës, në hyrje të Tiranës, duke njoftuar zyrtarisht nisjen e protestës, prej orës 17:00 të së martës. E njëjta skenë u përsërit edhe në pesë rrethrrotullime të tjera të vendit, në Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë, Levan dhe Milot, duke sjellë bllokimin e qarkullimit rrugor.
TIRANË- Opozita në Shqipëri protestoi këtë të martë (29.10) duke e shtrirë në gjashtë akse kryesore të vendit “aktin e revoltës së mosbindjes civile”, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Protestuesit përsëritën kërkesat për formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe lirimin e liderëve të opozitës në Shqipëri. Protesta u shoqërua me djegie të gomave dhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Opozita vijon "mosbindjen civile”
Deputetët e opozitës shqiptare ndaluan makinat e tyre në mbikalimin e Kamzës, në hyrje të Tiranës, duke njoftuar zyrtarisht nisjen e protestës, prej orës 17:00 të së martës. E njëjta skenë u përsërit edhe në pesë rrethrrotullime të tjera të vendit, në Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë, Levan dhe Milot, duke sjellë bllokimin e qarkullimit rrugor.
Vetëm autoambulancat u lejuan që të kalonin. Me qindra simpatizantë të djathtë iu bashkuan deputetëve në mosbindjen civile të nisur prej 7 tetorit, duke artikuluar për rreth tri orë kërkesën për krijimin e një kabineti teknik, që do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Po ashtu ata përsëriten thirrjet për lirimin e lidershipit të opozitës, kryetarin e Partisë Demokrate, Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ky i fundit i arrestuar nga SPAK gjatë javës së kaluar.
Protestuesit djegin goma dhe përplasen me policinë
Protesta e opozitës e përqëndruar në akset kryesore të vendit, u shoqërua me diegie të gomave dhe me disa momente tensioni mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit. Kjo e fundit kërkoi disa herë nga protestuesit që të zhbllokonin rrugët për të bërë të mundur kalimin e automjeteve, duke hasur në kundështimin e tyre."Kauza e opozitës është për votën e lirë dhe një Shqipëri demokratike” – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Më tej ai paralajmëroi se opozita do ta vijojë mosbindjen civile përmes akteve të tjera "deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës”. Protestës së opozitës iu bashkua në rrethrrotullimin e Kamzës, aty ku u arrestua gjatë javës së kaluar ish-presidenti Ilir Meta, edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai lëshoi akuza ndaj drejtësisë shqiptare, teksa bëri thirrje se kjo lëvizje e opozitës do të përshkallëzohet edhe më tej, në një përballje "dhëmb për dhëmb” me qeverinë.
Protesta e 29 tetorit u njoftua nga kryetari i partisë demokrate, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me gazetarët, vetëm pak orë pas arrestimit të ish- presidentit, Ilir Meta, aleatit të tij në opozitë. Berisha e cilësoi arrestimin e Metës si politik, dhe drejtësinë të vendosur nën urdhërat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Opozita ka paralajmëruar se "mosbindja civile” - siç e cilësojnë ata këtë lëvizje, do të vijojë edhe më tej, por ende nuk kanë përcaktuar një datë të radhës./ DW
fredi beleri TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri u përball me një incident pas daljes së tij sot nga kryesia e Kuvendit, ku u sulmua me ...
Proteste TIRANË- Mosbindja civile e opozitës ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Në një shkrim të publikuar s...
ina zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Medias dhe Arsimit në...
luciano boci TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi, është pyetur se përse Partia Demokratike ka marrë pjesë n&...
Protesta TIRANË- Deputetë dhe mbështetës të partive opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike dhe Partisë s&e...
protesta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e paraburgimit te "313" lidhur me protestën e sotme t&eu...
luciano boci TIRANË- Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka folur pas përfundimit të protestës ku lajmëroi se ...
Elbasan ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shoqërimin e portestuesve gjatë mosbindjes civile në Elbasan....
Protesta TIRANË- Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombë...
pamje nga protesta TIRANË- Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka reaguar pas mosbindjes civile të Partisë Demokratike. Balliu përmes nj&eu...