Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin 2025 duke bërë avokatinë publike të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që po përballen me një mal akuzash për manipulim tenderash me Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si do të pozicionohet ai ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila fle në sirtarët e Kuvendit që prej 16 dhjetorit.
TIRANË- Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, ndërkohë që vendi pret të avancojë në rrugën e përmbushjes së kushteve për anëtarësim në Bashkimin Europian me sundimin e ligjit si gurthemeli në këtë proces.
Ndryshe nga ç’kishte premtuar, kryeministri Edi Rama e mbylli vitin 2025 duke bërë avokatinë publike të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që po përballen me një mal akuzash për manipulim tenderash me Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, mbetet ende e paqartë se si do të pozicionohet ai ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila fle në sirtarët e Kuvendit që prej 16 dhjetorit.
Në kundërshtim me rregulloren dhe praktikën e mëparshme parlamentare, socialistët po fitojnë kohë duke shtyrë vendimmarrjen për Ballukun në janar, edhe pse zyrtarja e lartë akuzohet për manipulim të tenderave me vlerë qindramilionë euro dhe kërcënim të dëshmitarëve.
Më herët, Rama bëri një betejë në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut, duke ngrirë përkohësisht një vendim për pezullimin e saj nga detyra, ankimim që pritet të marrë përgjigje përfundimtare më 22 janar nga kjo gjykatë nëse është i bazuar në Kushtetutë apo jo.
Çështja “Balluku” nuk është e vetmja sfidë në oborrin e kryeministrisë, pasi kryeministri Rama i doli në krah edhe Mirlinda Karçanajt, drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, e akuzuar si bashkëpunëtore e një grupi të strukturuar kriminal në manipulimin e tenderave për të ashtuquajturën “Shqipëria digjitale”.
E ndërsa goditjet e SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë dominuan vitin që po lëmë pas, ekspertët e politikës paralajmërojnë se edhe viti i ri do të ketë sërish në fokus përballjen e politikës me drejtësinë.
Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”, parashikon një rritje të presionit mbi organet e drejtësisë gjatë vitit 2026.
“Drejtësia – tema dominuese e vitit 2025 – pritet të mbetet në qendër të vëmendjes edhe në fillim të vitit 2026; Nga njëra anë, do të vijojë përballja e SPAK me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa nga ana tjetër pritet një intensifikim i presioneve politike, mediatike dhe ekonomike ndaj strukturave të drejtësisë, duke e kthyer betejën për sundimin e ligjit në një nga provat më të forta për shtetin shqiptar,” tha Xhemollari.
Edhe Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike rendit si dy zhvillimet më të rëndësishme të vitit ecurinë e hetimeve të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë si dhe ecuria e procesit të integrimit.
Por ai beson se tensioni në rritje anti-SPAK nuk do të prekë punën e organeve të reja të drejtësisë, pavarësisht se është në interesin e të dyja palëve politike.
“Interesi anti-SPAK bashkon liderët e qeverisë dhe opozitës, por është i pamjaftueshëm për të penguar avancimin e tyre, në konflikt interesi dhe de facto, një tregues më shumë për nevojën për hetime edhe më të avancuara dhe në nivele edhe më të larta,” tha Krasniqi për BIRN.
Në këtë kontekts, sipas tij, është me rëndësi që “SPAK e GJKKO të ruajnë integritetin profesional dhe të përfundojnë gjykimin e disa dosjeve VIP, ku bëjnë pjesë politikanët në masë sigurie dhe ata tashmë nën hetim zyrtar”.
Ecuria e negociatave me Bashkimin Europian do të varet gjithashtu nga sjellja e politikës ndaj drejtësisë dhe funksionimi i parlamentit.
Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë shtyllat kryesore ku bazohet ecuria e afrimit të Shqipërisë me BE-në, ndërsa teknikisht këto dy kritere bëjnë pjesë në grup-kapitullin e parë të negociatave, që sipas premtimeve të kryeministrit Rama, synohet të mbyllet në 2027-ën me gjithë pjesën tjetër të kapitujve.
Për Krasniqin, ky proces pritet të jetë teknik, pa përfshirje të publikut.
“Viti 2026 do na tregojë se procesi i negociatave favorizon qeveritë në detyrë, sepse kërkon stabilitet dhe trajtohet si çështje shtetërore, pa pjesëmarrjen publike,” thotë ai, duke parashikuar se “ashtu siç po ndodh tani, ligje të shumta pritet të kalojnë pa u dhënë rëndësi standardeve parlamentare, cilësisë së tyre dhe jetësimit në praktikë”
Edhe Xhemollari e sheh procesin e integrimit si një proces teknik nga pikëpamja e plotësimit të detyrimeve që lindin nga negociatat, ndërsa sfida reale e qeverisjes sipas tij do të lidhet me përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Në aspketin teknik, hapja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian gjatë vitit 2025 pritet të zhvendosë fokusin e qeverisë drejt përmbushjes formale të detyrimeve teknike dhe dokumentare që burojnë nga procesi i integrimit,” thotë ai.
Në planin politik, Xhemollari konsideron si “pataten e nxehtë” shqyrtimin e heqjes së imunitetit të Ballukut nga Kuvendi, çështje që do të nisë punimet e sesionit të ri. Ndërsa në afatgjatë, ai parashikon si sfidë përballjen me “një nga periudhat më të ndërlikuara të reformimit, ku në tryezë do të jenë ndryshime të rëndësishme zgjedhore dhe territoriale”.
Debati për përbërjen e sistemit elektoral, financimin e fushatave elektorale dhe balancat e pushtetit pritet të shoqërohet me tensione të forta politike dhe përplasje institucionale edhe gjatë vitit 2026.
Këto sfida përballen me një parlament të dobët dhe tension politik, që sipas Krasniqit pritet të vazhdojë edhe në vitin e ri.
“Opozita nuk ka potencial për reformim dhe ndryshime, qeveria nuk ka agjendë reformash dhe as shenja reflektimi nga gabimet e të kaluarës dhe ato aktuale,” tha Krasniqi.
“Në këtë mënyrë, viti 2026 pritet të jetë shtojcë e aktualitetit politik të 2025, pa ngjarje, pa zhvillime të rëndësishme dhe një tjetër shans i humbur tranzicioni,” përfundoi ai./Reporter.al
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezë...
TIRANË- Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar ng...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e tij të Vitit të Ri 2026, duke vënë theksin te arritjet e ...
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur vitin që lam&eum...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se do të takohet së shpejti me president...
Në prag të ndërrimit të viteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka ndërmarrë një plan masash në të gjithë...
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qart&eu...
Kryeministria TIRANË- Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri....