Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një bashkëbisedimi në një universitet në Berlin, Osmani tha se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të shihet si domosdoshmëri strategjike e vetë bllokut evropian dhe jo të varet nga çështjet politike që kanë shtetet individuale.
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është koha që rajoni i Ballkanit Perëndimor të shihet nga Bashkimi Evropian si potencial e jo si barrë. Gjatë një bashkëbisedimi në një universitet në Berlin, Osmani tha se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të shihet si domosdoshmëri strategjike e vetë bllokut evropian dhe jo të varet nga çështjet politike që kanë shtetet individuale.
“Mendoj se zgjerimi duhet të shihet nga një pikëpamje më e gjerë. Nëse e shihni Ballkanin Perëndimor si rajon, mendoj se është koha që ne të shihemi si potencial e jo si barrë”, tha Osmani.
Ajo u pyet lidhur me një propozim të paraqitur së voni që shtetet e reja anëtare mund të pranoheshin, nuk do të kishin të drejta të plota si dhe nëse e përkrah heqjen e fuqisë së vetos brenda Këshillit të BE-së.
Ajo tha se e favorizon këtë sepse, shtoi, “kemi parë shpesh kur një vend anëtar bllokon vullnetin e gjithë BE-së”.
Presidentja e Kosovës tha se BE-ja duhet ta shohë Ballkanin Perëndimor si potencial, pasi rajoni, sipas saj ofron tri potenciale të rëndësishme: potencialin njerëzor, atë ekonomik dhe atë të sigurisë
“Sa më shumë që rajoni ynë lëvizë drejt BE-së, aq më shumë do të ketë paqe dhe siguri. Dhe kjo është e mirë për gjithë BE-në dhe kontinentin”, tha Osmani.
Presidentja Osmani tha se gjithmonë ka thënë se ka mbështetur që procesi i zgjerimit të bazohet në merita dhe shtetet duhet të përshtatin politikën e tyre të jashtme dhe të sigurisë me të BE-së. Kosova, tha ajo, e ka përshtatur 100 për qind politikën e saj, duke përmendur sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Megjithatë, ajo tha se në rajon ka shtete që nuk veprojnë kështu – referencë për Serbinë, e cila pavarësisht se ka mbështetur rezoluta të Kombeve të bashkuara që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, shteti refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës.
“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëherësh, nuk duhet të ketë një zonë gri”, porositi Osmani.
Nga shtetet e Ballkanit, vetëm Kosova është prapa në rrugën evropiane, pasi është vendi i vetëm që nuk ka as statusin e vendit kandidat.
Prishtina ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian.
Gjatë ligjëratës në këtë universitet, por edhe në bashkëbisedimin që pasoi, Osmani përsëriti akuzat Rusia po tenton të minojë demokracitë në Evropë.
"Serbia, bashkëpunëtorja e Rusisë vazhdimisht tenton të minojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke mbështetur grupe kriminale dhe terroriste”, tha Osmani.
Osmani së voni ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia dhe Rusia paraqesin kërcënim për Kosovën./ REL
Behgjet Pacolli KOSOVA- Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë q&eum...
Behgjet Pacolli KOSOVA- Pronari i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve të...
Bardh Spahia TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majti...
Foto ilustruse TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një reagim lidhur rezultatet e dala nga raporti i OS...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vlerësuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR ...
Foto ilustruese TIRANA- Revista Forbes i ka kushtuar një artikull Ministres Diella dhe funksineve të saj, dhe shkruan se Shqipëria &eum...
Foto ilustruse SARANDË- Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, është emëruar nënkrye...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka arritur të kapë përfundi...
Tedi Blushi TIRANA- Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas publikimit të...
Klevis Balliu TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ...