All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Vrasës me pagesë për masakrën e Fushë Krujës/ Gazetari Hoxha: Skema mafioze, ja ku kërkoi Policia për 'killerat'

Artan Hoxha tha se u zgjodh vendi perfekt, aty ku viktimat të mos kishin mundësi që të ikin, ndërsa shtoi se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë. 

18 Korrik 2022, 15:11 Nga k.m.
Vrasës me pagesë për masakrën e Fushë Krujës/
Artan Hoxha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan pasditen e djeshme pas një atentati të mirë-organizuar mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Abc Live” tha se u zgjodh vendi perfekt, aty ku viktimat të mos kishin mundësi që të ikin, ndërsa shtoi se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë. 

"Kallashnikovi nuk të lë mundësi veprimi, prandaj këto grupe përdorin kallashnikovin, kjo është një vrasje e kryer me pagesë. Organizatorët janë tjetër gjë, porositësit tjetër. po përdoret shpesh mënyra e vrasjeve me klering. Ne dhe struktura jonë të zgjidh një hall që ti ke në zonën e Fierit apo Vlorës, dhe kur kemi ne nevojë të kryejmë një vrasje në zonën e Lezhës apo të Laçit na vijnë këta qitësat nga jugu dhe kryejnë punën. Kjo bëhet që të priten fijet. Pra ti shkon te ai që ka marrë porosinë, jo te porositësi. I quaj klering në rastin kur bëhet atentat për atentat, ose atentat kundrejt pagesës. E kanë ditur intinerarin dhe kanë gjetur vendin më të përshtatshëm. Mbi urë nuk shmangesh askush nuk ecën shpejt. Dhe objektivi nuk ka ku të shkojë. Rrezja e veprimit është shumë e ngushtë. Ata kanë qenë të sigurt se viktimat mund të jenë të armatosur. Janë minimumi 60 plumba kallashnikovi. Është përdorur edhe një MP5. Me breshëri se ata nuk donin që të kundërpërgjigjeshin. Ata kanë qëlluar në atë formë që të mos përgjigjeshe. Vetëm me makinë të blinduar mund të kundërpërgjigjesh,"-tha Hoxha.

Po ashtu ka dhënë edhe detaje lidhur me vendet ku ka ushtruar kontrolle Policia dje për të bërë të mundur kapjen e atentatorëve. Megjithatë nuk ia kanë dalë.

“Policia ka kërkuar dje në fshatrat e Niklës. Kanë shkuar edhe në Kurbin, përfshirë edhe Laçin, kanë shkuar edhe në Mirditë, pra Rrëshen, sepse dyshohet që persona në këtë territor mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje. Ky është është veprim i pakoordinuar, aty për atyshëm sepse policia nuk e di se kush është autori apo autorët, thjesht dyshon dhe aludon se atentatin mund ta kenë kryer persona nga Nikla, Laçi apo Mirdita nisur nga ngjarjet e mëparshme,”-shtoi ai.

Dje, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

 

artan hoxha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen