24 Shtator 2023, 12:33
Nga f.i
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin kriminal ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Rama përmes një pstimi në "X" e ka konsideruar ngjarjen e mëngjesit të sotëm si këmbanën më të madhe të alarmit, për rrezikun e eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur.
Ai gjithashtu ka theksuar edhe nevojën e thirrjes së një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen BE-së për marrjen e masave për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës.
Edi Rama: Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.
vrasje në kosovë tensionet në veri të kosovës edi rama
Politike
24 Shtator 2023, 12:23
f.i
Igli Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas nagjrjes së rëndë në Kosovë ku një polic mbe...
Politike
24 Shtator 2023, 11:56
I.A
Emri Vata
KUKËS- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka votuar për të zgjedhu...
Politike
24 Shtator 2023, 11:30
I>A
Foto ilustruese
KUKËS- Zgjedhjet në Kukës po vazhdojnë, ku deri më tani nuk është raportuar asnjë problematik&...
Politike
24 Shtator 2023, 09:36
I.A
Foto Ilustruese
KUKËS- Zgjedhjet në Kukës po vazhdojnë me ritme normale. Deri më tani, kanë votuar 4.13% e qytetar&...
Politike
23 Shtator 2023, 19:03
I.A
Shpëtim Idrizi
TIRANË- Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi paralajmëroi sot se nëse opozita do të vijojë të...
Politike
23 Shtator 2023, 18:46
I.A
Shpetim Idrizi
TIRANË- Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se çështja Beleri ka treguar se sa e pafuqishme &eum...
Politike
23 Shtator 2023, 18:34
I.A
Shpëtim Idrizi
TIRANË- Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi u shpreh i keqardhur për dekl...
Politike
23 Shtator 2023, 16:14
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një mesazh lidhur me udhëtimin e Kryemini...
Politike
23 Shtator 2023, 15:27
I.A
Blendi Gonxhja
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Politike
23 Shtator 2023, 14:13
a.l
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas pranimit të fajësisë nga ish-drejtori i FBI-s&e...