Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë pranuar kontejnerë me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger. Pas këtij njoftimi të bërë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Beogradi kritikoi Ankaranë.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e popullit serb, duke vlerësuar se dërgesa e dronëve nga Turqia në Kosovë është e paligjshme. Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë pranuar kontejnerë me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger. Pas këtij njoftimi të bërë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Beogradi kritikoi Ankaranë.
“Detyra ime është të krijojë marrëdhënie të mira me Turqinë, ashtu si është detyra ime që, kur shoh se populli im është i rrezikuar nga një dërgesë e paligjshme armësh, të qëndroj pranë popullit tim dhe të luftoj për interesat e tij”, tha Vuçiç për gazetarët më 9 tetor.
Duke theksuar se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të afërta me Turqinë, Vuçiç tha se lutem për respektimin e normave elementare të së drejtës ndërkombëtare publike dhe të interesave elementare të Serbisë dhe popullit serb.
“Mund të imagjinoni si do të dukej sikur ne të armatosnim dikë në disa territore që janë problematike për Turqinë, siç është juglindja e Turqisë apo disa territore të tjera për të cilat turqit i pretendojnë”, deklaroi ai.
Sipas Vuçiç, sjellja e Turqisë ka rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit.
Ai njoftoi se do të bisedojë me homologun turk, Rexhep Tayyip Erdogan, për dërgesën e armëve në Kosovë. Vuçiç theksoi se për këtë temë kishte diskutuar po ashtu me Erdoganin vitin e kaluar, kur “i kërkova Turqisë të ndalonte armatosjen e Prishtinës”.
“Unë përmenda Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara [OKB] dhe akte të tjera, dhe kërkova që kjo të mos ndodhë përsëri. A është kjo një forcë që mund ta mposhtë, frikësojë, kërcënojë Serbinë - jo, por qëllimi për të vazhduar me këtë është shqetësues”, u shpreh Vuçiç sa i përket blerjeve të pajisjeve ushtarake nga Kosova.
Ai vlerësoi se Kosova po ndan shumë para për të zbatuar planin për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.
Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, thotë se kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Vuçiç përmendi disa shtete nga të cilat Kosova ka blerë armë dhe pajisje ushtarake. Siç tha ai, prokurimi i sistemeve komplekse luftarake po intensifikohet dhe Turqia po udhëheq në furnizimin e Kosovës me këto sisteme.
“Ne kërkojmë nga Kombet e Bashkuara të reagojnë, të respektojnë rezolutat e miratuara nga OKB-ja. Nuk duam përshkallëzim, do ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha udhëheqësi serb.
Duke folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë, Vuçiç i bëri thirrje komunitetit serb që të votojë për Listën Serbe. Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
“Nuk e fshehim që po u bëjmë thirrje qytetarët të votojnë për Listën Serbe, sepse është një listë e përgjegjshme që përfaqëson interesat e popullit serb, e cila nuk i nënshtrohet Kurtit dhe nuk merr urdhra nga ambasada”, deklaroi ai.
Vuçiç përmendi ngjarje, që i përshkroi si sulme me motive etnike ndaj komunitetit serb që kur Albin Kurti, që aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, erdhi në pushtet.
Vuçiç bën thirrje që serbët të votojnë për Listën Serbe
Duke folur për Listën Serbe, Vuçiç tha se kjo parti ka duruar terror që asnjë parti tjetër nuk e ka duruar në kontinentin evropian në historinë moderne, si nga autoritetet shqiptare, ashtu edhe nga të tjerët që i kanë përndjekur vetëm ata.
Lista Serbe kishte iniciuar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022 dhe kishte bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në prill 2023. Për shkak të bojkotit, drejtimin e katër komunave në veri e morën kryetarët shqiptarë.
Për shkak të zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë, serbët lokalë kishin organizuar protesta më 2023. Megjithatë, kryetarët shqiptarë kanë mbetur në detyrë deri në fund të mandateve të tyre, sepse Lista Serbe edhe në prill 2024 bëri thirrje për bojkot të votimit për shkarkimin e tyre.
Tensionet në veri janë rritur viteve të fundit, pasi në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, mori përgjegjësinë për këtë sulm në Banjskë të Zveçanit.
Kosova kërkon ekstradimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në sulmin në veri, që e konsideron terrorist. Radoiçiç gjendet po ashtu në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Ndryshe, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, Lista Serbe ka kandidatë për kryetarë komunash në të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug. Kjo parti garon me kandidat për kryetar edhe në komunën e Obiliqit.
pamje nga takimi BERLIN- Përgjatë Ministerialit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Belfast të Irlandës së...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit të Republi...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjed...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se gjyqtares Irena Gjoka i ka publikuar dokumentat e dënimit në ...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se në takimin e Arubas ka marrë pjesë edhe një ministër i Edi Ra...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa u pyet lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për të p...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se opozita do të çojë përpara nismën për shkarkimi...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për anullimin e zgjedh...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi po asgjeson parlamentin me urdhër të Edi Ram&eu...
Astrit Kalaja TIRANË- Gjyqtarët pas mbledhjes kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kërkojn&e...