26 Prill 2025, 12:48
Nga M.B
Elmar Brok
TIRANA- Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brok, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga LDK me temë “Global She”. Brok tha se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE në vitin 2030, për arsye se Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet.
Ai shtoi se socialistët në Gjermani e marrin pushtetin vetëm për të rrëzuar shtetin, kurse sipas tij, konservatorët rrisin ekonominë. Brok shtoi se Europa dhe Gjermania ndodhen sot në sfida të mëdha, por askush nuk mund të mohojë rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e institucioneve dhe stabilitetit ekonomik në kohë të vështira.
"Në Gjermani, gjithmonë kur socialistët kanë dështuar, njerëzit i janë kthyer konservatorëve dhe demokristianëve për të rritur ekonominë, dhe kështu ndodhi edhe pas tre vitesh krizash të rënda. Suksesi ekonomik është themeli i një jete më të mirë. Ai sigurohet vetëm kur politika fokusohet te zhvillimi real dhe i qëndrueshëm. Prandaj besoj fort se gratë e Partisë Demokratike, në familjen tonë politike, mund të sjellin ekuilibrin e duhur dhe ta udhëheqin këtë ndryshim. Jam e bindur që do të dilni me sukses", tha ai.
Deklarata e plotë:
Plot gra të cilat i njoh prej vitesh tregojnë se ky vend ka gra të forta: Albana, Jozefina, Jorida. Unë ju inkurajoj që të modernizoni vendin tuaj, dhe besoj fort se me rikthimin e z. Berisha në krye, ai do t’ju japë sërish mundësinë që të sillni ndryshimin dhe reformat e nevojshme për të drejtat e barabarta. Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë, sepse vetëm atëherë mund të arrijmë ekuilibrin e duhur. Ne kemi nevojë për një politikë të jashtme më femërore, sepse sot, kur gratë mungojnë në politikën e jashtme, mungon edhe ndjeshmëria, përfshirja dhe vizioni afatgjatë. Gratë duhet të përfshihen më shumë, sepse historikisht nuk kanë pasur hapësirën që meritojnë.
Gjithashtu, besoj fort që gratë nuk duhet të shihen vetëm si mbështetje klasike e familjes, por duhet të synojnë edhe majat e shoqërisë. Ato duhet të jenë ministre të teknologjisë, të ekonomisë, të udhëheqin sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit. Kam bindjen se në qeverinë e re, ministrja e Ekonomisë dhe ministrja e Teknologjisë do të jenë gra, dhe kjo është rruga e duhur përpara: jo thjesht të lavdërojmë gratë me fjalë, por t’u japim përgjegjësi të vërteta, poste të larta drejtuese.
Në vendin tim, për 16 vjet, kemi pasur një grua si kancelare, Angela Merkel. Ajo u përball me sfida, pengesa dhe kriza, por gjithashtu solli edhe suksese dhe rezultate konkrete. Europa dhe Gjermania ndodhen sot në sfida të mëdha, por askush nuk mund të mohojë rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e institucioneve dhe stabilitetit ekonomik në kohë të vështira.
Angela Merkel tregoi se gratë mund të drejtojnë me sukses në çdo nivel.
Sot, pikërisht në këtë ditë të veçantë, jemi edhe në ditën e funeralit të Papa Françeskut. Kam pasur privilegjin ta takoj dy herë dhe mund të them me bindje që ne kemi nevojë për një shoqëri që frymëzohet nga vlerat për të cilat ai punoi: drejtësi, solidaritet dhe kujdes për të dobëtit, dhe jo vetëm për t’u marrë me problematikat ekonomike. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri të drejtë, ku secili ka vendin e tij, por ku të gjithë kanë mundësinë të kontribuojnë në mënyrë të barabartë. Vetëm nëse shoqëria ka ndjeshmëri për drejtësinë sociale, mund të zgjidhim problemet tona. Ne mund të jemi më të suksesshëm se socialistët, sepse njohim instrumentet e duhura ekonomike. Në Gjermani, gjithmonë kur socialistët kanë dështuar, njerëzit i janë kthyer konservatorëve dhe demokristianëve për të rritur ekonominë, dhe kështu ndodhi edhe pas tre vitesh krizash të rënda. Suksesi ekonomik është themeli i një jete më të mirë. Ai sigurohet vetëm kur politika fokusohet te zhvillimi real dhe i qëndrueshëm. Prandaj besoj fort se gratë e Partisë Demokratike, në familjen tonë politike, mund të sjellin ekuilibrin e duhur dhe ta udhëheqin këtë ndryshim. Jam e bindur që do të dilni me sukses.
Më lejoni të shtoj edhe diçka tjetër: gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar deklaratat e Edi Ramës, i cili thotë se do ta çojë Shqipërinë në Europë. Por ai ka harruar premtimet që u ka dhënë qytetarëve. Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe me politikat e një narkoshteti, jam e sigurt që në vitin 2030 Shqipëria nuk do të jetë anëtare e BE-së. Ndryshimi është i domosdoshëm: në Shqipëri, në Europë, në Partinë tonë. Si demokristiane, si pjesë e Partisë Popullore Europiane, besoj se ndryshimi është i mundur. Sot kemi në BE tre pozicione kryesore të ndara kështu: kreu i Këshillit Europian është një socialist burrë, por presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është një grua nga PPE-ja, dhe gjithashtu kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, është një tjetër grua nga PPE-ja. Kjo tregon që jemi një parti moderne që nuk i mbështet vetëm me fjalë gratë, por edhe me vepra.
elmar brok
Politike
26 Prill 2025, 12:02
M.B
Foto nga takimi
VATIKAN- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Papa Franç...
Politike
26 Prill 2025, 11:35
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të organizu...
Politike
26 Prill 2025, 11:33
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë sot në konferencën ndërkombëtare të organizu...
Politike
26 Prill 2025, 10:17
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shte...
Politike
26 Prill 2025, 09:56
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një njoftim për emigrantët votues në Greqi. Në njoft...
Politike
26 Prill 2025, 08:48
M.B
Briseda Çakërri
VLORA- Kandiatja e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Briseda Çakërri duke te ka përq...
Politike
26 Prill 2025, 08:26
M.B
Kryeministria
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut ...
Politike
26 Prill 2025, 08:02
M.B
Papa Fançesku
TIRANA- Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me nj&e...
Politike
25 Prill 2025, 22:29
M.L
Xhelal Mziu
DIBËR- Xhelal Mziu ka reaguar përmes një postimi në platformën 'Facebook' pas videos që u publikua në rrjete...
Politike
25 Prill 2025, 22:23
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Jemi në kulmin e fushatës elektrorale, ndoshta më e nxehta që nga viti 2013, kur Partia Demokratike dor&...