LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Himarë/ Tavo ftesë për bashkëpunim Belerit si eurodeputet: Në favor të marrëdhënieve normale midis Greqisë dhe Shqipërisë

Në letrën e shkruar në dy gjuhë, shqip dhe greqisht Tavo bën thirrje për të lënë pas konfliktet politike dhe sulmet personale të së shkuarës për të punuar në shërbim të komunitetit të Himarës dhe në bashkëpunim të përhershëm me ta.

19 Korrik 2024, 19:14 Nga r.ll
Zgjedhjet në Himarë/ Tavo ftesë për bashkëpunim Belerit
tavo, beleri

HIMARË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo iu është drejtuar banorëve përmes një letre të publikuar në rrjete sociale, disa ditë para zgjedhjeve të 4 gushtit.

Tavo është shprehur se është i gatshëm për bashkëpunim me Fredi Belerin si eurodeputet i Parlamentin Evropian me qëllim zgjidhjen e problematikave të mbartura ndër vite në Himarë. Në letrën e shkruar në dy gjuhë, shqip dhe greqisht Tavo bën thirrje për të lënë pas konfliktet politike dhe sulmet personale të së shkuarës për të punuar në shërbim të komunitetit të Himarës dhe në bashkëpunim të përhershëm me ta.

“Bashkëpunimi gjithëpërfshirës, me Eurodeputetin Fredi Beleri, si edhe me këdo institucion apo person tjetër është një domosdoshmëri në favor e në të mirë të Himarës, të Grekëve të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve normale midis Greqisë dhe Shqipërisë.” ka shkruar ai.

Vangjel Tavo do të kandidojë zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Himarës përballë Petro Gjikurisë. Të dy kandidatët janë nga minoriteti grek. 

LETRA E PLOTË E VANGJEL TAVOS:

Zgjedhjet për Bashkinë e Himarës janë një mundësi për të na bashkuar e për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe nevojave të komunitetit.

Sfida jonë e përbashkët është vetëm puna për të përmbushur çdo nevojë të familjeve dhe të gjithë komunitetit himarjot.

Gjithmonë u kam bërë ballë vështirësive dhe me sukses ia kam dalë mbarë në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e nevojave të banorëve. Këtë mision e shërbim e kam kryer përherë, dhe këtë qëllim kam për Himarën, duke u angazhuar me të gjitha aftësitë dhe energjitë e mia, me një gjithëpërfshirje të faktorëve social dhe politik, duke bashkuar banorët e Himarës, pa dallim origjine, feje apo bindje partiake.

Të dielën, më 4 gusht, nuk kemi një referendum politik por zgjedhje për të ardhmen e Himarës. Janë ZGJEDHJE për ZGJIDHJE. Për nisjen e menjëhershme të punës për përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimin dhe përparimin e Himarës.

ZGJIDHJE të nevojave reale të jetesës së banorëve dhe të komunitetit, pa shpenzuar energji të kota ndaj dilemave inekzistente dhe hipotezave të paqena.

Unë kam vizituar e do vazhdoj të vizitoj çdo fshat, çdo banor, dhe çdo komunitet, duke dëgjuar me interes dhe seriozitet të gjitha propozimet, me qellim që të bashkë-hartojmë programin, statutin dhe kontratën tonë publike midis Bashkisë dhe banorëve, për zhvillimin e Himarës sot e në të ardhmen.

Nuk do kryhet asnjë veprim e nuk do merret asnjë vendim pa aprovimin e banorëve dhe institucioneve legjitime.
Së bashku ne do fitojmë betejën për një Himarë demokratike, bashkëkohore, evropiane, multikulturore, të zhvilluar, të gjelbër, me standarde për banorët, vizitorët dhe turistët, për rritjen e një ekonomie që ndikon drejtpërdrejtë në buxhetin e familjeve të thjeshta.

Për një Himarë që do tërheqë investime, në turizëm, në sektorin e shërbimeve, në infrastrukturë, në kulturë e të tjera. Për një Himarë që do rikthejë në vendin e tyre bashkatdhetarët tanë, profesionistët e kualifikuar, biznesmenë të suksesshëm dhe punonjës të specializuar që sot janë të shpërndarë në vende të tjera. Eksperienca e tyre është e çmuar në të gjitha nivelet për të ndërtuar Himarën e së ardhmes.

Për një Himarë pa padronë të jashtëm apo të brendshëm. Për një Himarë gjithëpërfshirëse që i takon banorëve. Për Himarën e harmonisë dhe dialogut, të demokracisë dhe të bashkëpunimit.

Llogaridhënia ime do jetë VETËM ndaj banorëve të Himarës.

Në zgjedhjet e 4 gushtit për Kryetarin e Bashkisë së Himarës unë kam një fokus dhe objektiv të qartë. Në karrierën time të gjatë politike dhe administrative, misioni im ka qenë dhe do vazhdojë të jetë shërbimi ndaj njerëzve, qytetarëve dhe zgjidhja e problemeve të tyre.

Ndihem i privilegjuar që do t’u shërbej himarjoteve. Himara është një popull me histori të lavdishme dhe kanë të drejtën legjitime, të krenohen me të parët e tyre. Himarjotët kanë identitetin e tyre dhe Himara është e himarjotëve. Kjo e vërtetë duhet respektuar nga të gjithë. Dhe ky do jetë gjithmonë parimi im institucional dhe personal, duke i shërbyer sa më mirë Himarës.

 ZGJIDHJA E ÇËSHTJEVE QË KANË SHQETËSUAR HIMARJOTËT

Fokusi im aktual dhe në vazhdim do jetë zgjidhja e çështjeve që kanë shqetësuar dhe vazhdojnë të shqetësojnë banorët e bashkisë së Himarës, probleme që janë të njohura tashmë jo vetëm si shqetësime të banorëve, por që këto çështje janë bërë të njohura edhe në të gjithë opinionin publik shqiptar edhe më gjerë.

Çështje që herë pas here i kaluan kufijtë e bashkisë së Himarës dhe u bënë probleme ndërshtetërore që si rrjedhim krijuan ftohje të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve fqinj. Ky do të jetë fokusi im. ZGJIDHJE.

Unë jam shquar gjatë gjithë karrierës sime politike si një njeri që nuk krijon kurrë konflikte. Përkundrazi kam treguar se gjej gjithmonë zgjidhjet dhe i shuaj konfliktet. Këtë e dëshmon kushdo që më ka njohur, që ka bashkëpunuar apo edhe që ka dëgjuar për punën dhe vullnetin tim politik dhe human.

Unë jetoj sipas parimit, që çdo problem, kur ekziston dëshira dhe vullneti, është i zgjidhshëm. Zgjidhja e problemeve është pikërisht synimi parësor i punës sime. Çdo problem të komunitetit himarjot do t’a trajtoj me seriozitetin më të madh dhe do t’i jap zgjidhje, në mënyrë që të mos agravohet dhe të bëhet sërish pjesë e krizës si në të kaluarën.

Vullneti nuk më ka munguar asnjëherë për të krijuar në komunitet një jetesë pa shqetësime dhe konflikte, por fatkeqësisht ka patur një mungesë vullneti të një grupi të caktuar që duan të krijojnë konflikte, ose, për të shfrytëzuar pakënaqësitë e ligjshme të krijuara në komunitetin himarjot, për t’i shfrytëzuar për interesa të disave dhe për t’i bërë këto konflikte edhe më të mëdhaja.

Kjo do të marrë fund sepse nuk do të ekzistojë më problemi, do të zgjidhen problemet dhe këtë ua garantoj çdo himarjoti individualisht dhe të gjithë komunitetit të Himarës në tërësi.

Himara është një popull me histori të lavdishme, krenar për të parët. Himarjotët kanë të drejtë të indinjohen kur njerëz të “caktuar” e keqpërdorin Himarën dhe fyejnë identitetin e himarjotëve. HIMARA ËSHTË E HIMARJOTËVE.

Banorët e Himarës nuk janë të interesuar që të krijohen probleme, por u intereson të marrin pronat e tyre, të marrin certifikatat, nën një proces që e kemi nisur dhe do ta përfundojmë shumë shpejt. U intereson zgjidhja e shqetësimeve që kanë.

Dhe unë ju siguroj se pas 4 gushtit Himara do të ketë një avokat të vetin në çdo institucion të këtij shteti.

Nga e hëna e 5 gushtit ne do përveshim mëngët dhe do nisim punën. Nuk kemi kohë për të humbur as edhe një ditë të vetme. Unë Ju premtoj se do të kërkojmë të gjitha fondet e nevojshme nga pushteti qendror dhe nga fondet e mundshme evropiane.

Si kryetar i Bashkisë së Himarës, Ju zotohem se dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë banorët e do të pranoj në zyrën time çdo eurodeputet që ka gatishmërië dhe synimin të mbështesë proceset e anëtarësimit të vendit tonë, por edhe për të siguruar burime të vlefshme evropiane për Himarën.

Unë besoj te bashkëpunimi si çelësi i suksesit. Angazhohem se bashkëpunimi gjithëpërfshirës, me Eurodeputetin Fredi Beleri, si edhe me këdo institucion apo person tjetër është një domosdoshmëri në favor e në të mirë të Himarës, të Grekëve të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve normale midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Nuk do konsumohem në sulme personale, nuk do merrem me veprime e sjellje të kohës së shkuar që e mbajtën Himarën në vend numëro. Nuk e kemi kohën e as luksin, sepse duhet të përqendrohemi në zgjidhjen e problemeve që kemi përpara dhe që na presin në të ardhmen.

Nuk ka më vend për ata që tundin gishtin dhe bëjnë leksione politike, teksa bëjnë karrierë duke u mbështetur në strategji personale dhe duke korrur fitime private, për ata që përçanë Minoritetin dhe në vend që t’i shërbejnë komunitetit i shërbejnë klaneve të tyre të ngushta dhe miqve të paktë!

Unë i sfidoj duke i ftuar në një debat televiziv publik, jo për të djeshmen por për të ardhmen e Bashkisë së Himarës, edhe pse fatkeqësisht nuk disponojnë program konkret, vizion dhe premtime të bëshme për të ardhmen e Himarës, sepse kërkojnë nga ju vetëm një çek të bardhë për ta patur Bashkinë si plaçkë për përfitimet e tyre.

Por Ju, me votën tuaj, do zgjidhni të ardhmen, mirëqenien, harmoninë dhe zhvillimin në Himarë.

Ka nga ata që udhëhiqen nga arroganca personale, duke pretenduar se janë më lart nga banorët e tjerë. Edhe unë jam pjesë e Minoritetit Etnik Grek por as edhe njëherë nuk e kam çmuar veten mbi askënd tjetër. Me modesti dhe përulësi i shërbej banorëve, pa as edhe një dallim.

 ZGJIDHJE E PLOTË DHE PËRFUNDIMTARE E ÇËSHTJES SË PRONËS

Himarjotët kanë të drejtën e Zotit ta gëzojnë rivierën e tyre të mrekullueshme, pronat e tyre. Ta harrojë kushdo se mund të përfitojë ndonjë metër katror të banorëve të Himarës me firmën e Vangjel Tavos. Kjo s’ do të ndodhë kurrë.

Askush nuk do ta zaptojë pronën e himarjotëve. Askush që tenton të zaptojë pronën e tyre nuk e ka dhe nuk ka për ta patur kurrë të hapur derën e Bashkisë së Himarës dhe kurrë firmën, mbështetjen dhe vullnetin e Vangjel Tavos. Por, dera ime do jetë e hapur për të gjithë investitorët e ligjshëm të huaj apo vendas, që, me paratë e tyre do t’ i shërbejnë zhvillimit dhe ekonomisë së banorëve të Himarës por pa cenuar as edhe një pëllëmbë të pronës së himarjotëve.

Unë, nuk do të toleroj askënd që të abuzojë me pronat e Himarjotëve. Inkurajoj vetë Himarjotët që pasi të marrin certifikatat e pronësisë, proces që përfundon në tetor dhe kur çdo Himarjot do jetë i pajisur me certifikatën e pronësisë, të investojnë në tokën dhe pronën e tyre, me mbështetjen e plotë timen dhe të Bashkisë së Himarës.

Himarjotët duhet të gëzojnë atë që i takon. Problemi kryesor i pronave që kanë pasur po zgjidhet dhe merr fund një herë e përgjithmonë në fund të këtij tetori ku edhe Himarjoti i fundit të marrë certifikatën e pronësisë.

Zgjidhja e problemit të pronësisë nuk është premtim elektoral dhe nuk kam për ta patur pjesë të fushatës elektorale.

Kjo është një çështje që duhej të ishte zgjidhur para 30 vitesh. Kanë ardhur dhe ikur qeveri, janë rikthyer dhe kanë ardhur qeveri të tjera dhe përsëri ky problem nuk është zgjidhur. Por, tashmë kësaj çështjeje i ka ardhur fundi.

Ndërkohë që për 30 vjet nuk janë dhënë certifikatat e pronësisë, vetëm brenda dy muajve shpërndamë 1226 certifikata dhe janë gati akoma 400 të tjera që janë përfunduar këto ditët e fundit.

Ky është një proces që vazhdon dita-ditës dhe është i pandalshëm deri në përfundim në muajin tetor ku me këto ritme pritet dorëzimi i mbi 4200 certifikatave të pronësisë. Nuk do ketë Himarjot që ka aplikuar dhe që s’do të ketë marrë certifikatën e pronësisë. Ky nuk është premtim, por një e vërtetë e faktuar.

Vetë Kryeministri Rama erdhi për të dorëzuar personalisht certifikatat e pronësisë, dhe kjo për të nxitur banorët të aplikojnë, dhe që ka funksionuar, pasi sot po kryhen me qindra aplikime në ditë. Kjo ishte një ide, një angazhim dhe këmbëngulje e Kryeministrit dhe unë si i ngarkuar për koordinimin e punës dhe përshpejtimin e këtij procesi ndihem i lumtur, njëlloj si ata që tashmë morën certifikatat e pronësisë, por dhe si ata që do t’i marrin në ditët dhe javët në vazhdim.

Shumë punë, por një ardhme më e mirë për Himarën, na pret përpara.

Me shumë respekt e tejet i nderuar t’Ju shërbej.

Vangjel Tavo

vangjel tavo fredi beleri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës