LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet në Kosovë, besnikëria e diasporës ndaj Kurtit

Për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, në diasporë u regjistruan afro 105 mijë votues kosovarë, prej të cilëve votuan rreth 80.000 - disa në përfaqësi diplomatike, disa me postë.

3 Mars 2025, 19:46 Nga N.F
Zgjedhjet në Kosovë, besnikëria e diasporës ndaj Kurtit
Foto ilustruese

KOSOVË- Jetojnë me mijëra kilometra larg, por ndikimi i tyre në zgjedhjet në Kosovë është i pamohueshëm. Nga Parisi në Milano, kosovarët jashtë vendit vazhdojnë të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurti. Por, çka e nxit këtë besnikëri të tyre?

Për Hilmi Gashin, 55 vjeç, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti në Kosovë, që, krahas elementeve të forta shtetformuese dhe të mbrojtjes së sovranitetit, ka në agjendë edhe çështje sociale. Për t’i ofruar mbështetje kësaj partie, të udhëhequr nga kryeministri aktual, Albin Kurti, ai udhëtoi nga Zvicra në Kosovë dhe votoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Lëvizja Vetëvendosje ka një agjendë sociale për mbrojtjen e nënave, grave, të rinjve dhe pensionistëve. E mbështet një ekonomi tregu me elemente sociale dhe e lufton korrupsionin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gashi, i cili tash e 33 vjet jeton në një qytezë në Kantonin e Bernit, thotë se e ka gjetur veten te programi i kësaj partie, edhe për faktin se ai vetë udhëheq një sindikatë që avokon për të drejtat e të rinjve, grave dhe imigrantëve.

Te synimet e Vetëvendosjes thotë se sheh “një shtet që ofron shërbime cilësore për qytetarët e tij - qoftë në shëndetësi, arsim apo administratë”.

“Vetëvendosje e ka ngritur Kosovën në agjendën politike jo si një shtet që pranon urdhra nga lart, por si një partner i barabartë në tryezë”, thotë Gashi.

“Për mua është e rëndësishme që kur vij në Kosovë, të pritem në kufi si njeri, e jo të plaçkitem. Këto gjëra më bëjnë të ndihem mirë, sepse vërehet përmirësim”, thotë mbështetësi i kamotshëm i Vetëvendosjes.

Për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, në diasporë u regjistruan afro 105 mijë votues kosovarë, prej të cilëve votuan rreth 80.000 - disa në përfaqësi diplomatike, disa me postë. Nga numërimi i shumicës së votave nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm, kundrejt Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ngjashëm edhe në zgjedhjet e para katër vjetëve, Vetëvendosje siguroi mbi 80 për qind të votave të diasporës. Votues i kësaj partie, edhe atëherë, edhe tash, ishte Izet Dushi, i cili prej vitesh jeton në Halmstad të Suedisë.

Pensionisti 80-vjeçar thotë se ka votuar me postë, i nxitur nga “qeverisja e pakorruptuar e Kurtit” dhe “politikat e tij”. Ai përmend “mbështetjen e Qeverisë së Kurtit për studentët, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe shtesat për fëmijë”, por thotë se në mënyrë të veçantë vlerëson përpjekjet për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe.

“A ka më mirë se të lëvizësh lirshëm në atë pjesë”, thotë Dushi, i cili aktualisht gjendet për pushime në Kosovë.

Lirim Krasniqi, nga organizata Germin në Kosovë, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më e angazhuar me mërgatën, gjatë fushatës parazgjedhore.

Sipas tij, ajo ka mbajtur më shumë takime me të, krahasuar me partitë tjera, dhe ka më shumë përfaqësues në shtetet ku është e përqendruar diaspora.

“Diaspora voton zakonisht për tema me rëndësi kombëtare, si politika e jashtme, dialogu me Serbinë, siguria dhe ushtria. Në këto çështje, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë më e zëshme se partitë e tjera”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se kjo parti, verën e kaluar, ka lansuar edhe një projekt për investime nga diaspora, që, siç thotë, mund të ketë shërbyer si shtysë për rreshtimin e saj pas Vetëvendosjes.

Për më tepër, votimi i diasporës në ambasadat apo konsullatat e vendeve ku jetojnë, u mundësua për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kujton ai. Por, sociologu Artan Muhaxhiri është në mesin e zërave më kritikë sa i përket votimit të diasporës.

Ai thekson se në aspektin ekonomik dhe zhvillimor të Kosovës, ajo ka rëndësi të madhe, por shton se jo të gjithë pjesëtarët e saj mund të jenë mirë të informuar për zhvillimet e brendshme në vend.

“Dikush që ka shkuar në pesë apo dhjetë vjetët e fundit mund të votojë, sepse ka potencial për t’u rikthyer në Kosovë. Por, nëse dikush ka shkuar që 20-30 vjet dhe është integruar atje, mendoj se nuk është krejtësisht e drejtë që të votojë për një sistem politik nga i cili nuk ndikohet”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Gashit, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në Zvicër, kjo i duket absurde. Sipas tij, diaspora e Kosovës ka lidhje të ngushta me vendin e origjinës dhe ka të drejtë të shprehë mendimin e saj për zhvillimet politike në Kosovë.

“Se cila parti e udhëheq shtetin, është e dorës së dytë. Unë nuk ia jap votën se më pëlqen partia, por se punon”, thotë ai.

Si shumë të tjerë, Gashi thotë se prej vitesh dërgon para për familjarët në Kosovë, që për disa qytetarë përbëjnë të ardhurat kryesore.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në periudhën janar - shtator të vitit të kaluar, Kosova ka pranuar remitenca në vlerë prej mbi një miliard eurosh, ndërsa në vitin 2023 kjo shumë ishte mbi 1.2 miliard euro. Për shtatë vjet ndërkaq - nga 2017-ta deri më 2023 - vlera e remitencave ka arritur në mbi 6.9 miliardë euro.

Shumë udhëheqës biznesesh i cilësojnë këto të ardhura si “infuzion” për ekonominë e Kosovës. Përveç tyre, diaspora investon edhe në patundshmëri në Kosovë, ndërsa shpenzon shuma të konsiderueshme parash edhe gjatë pushimeve. Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte, ku përfshihen edhe ato të diasporës në patundshmëri, ka arritur në rreth 700 milionë euro në periudhën janar-shtator të vitit 2024, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 732 milionë euro.

Gjatë regjistrimit të popullsisë, vitin e kaluar, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se mbi 550 mijë kosovarë janë regjistruar në shtete të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani. Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në mes të këtij muaji.

Nga rezultatet preliminare, asnjë parti nuk ka siguruar mjaftueshëm vota sa për të formuar e vetme qeverinë. Vetëvendosje prin me rreth 40%, PDK-ja me rreth 22%, LDK-ja me rreth 17% dhe koalicioni AAK-Nisma me rreth 7%. Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që Vetëvendosja të sigurojë së paku një deputet nga votat e diasporës.

Qeveria e udhëhequr nga kjo parti në katër vjetët e fundit është përballur edhe me kritika, sidomos nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të disa veprimeve që ajo i ka konsideruar si të pakoordinuara në veri të Kosovës. Qeveria e Kurtit e ka gjetur veten, po ashtu, në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave./ REL

zgjedhjet në kosovë kurti

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje