14 Maj 2023, 17:10
Nga a.l
Foto ilustruese
ELBASAN- Në disa Qendra Votimi në Elbasan janë shënuar disa probleme. Disa vëzhgues nuk kishin mjetin e identifikimit, për procesin zgjedhor. Policia me vendim të KQV-së ka ndërhyrë dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit pa mjete identifikuese janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë. Ndërsa një tjetër në lagjen 'Partizani' ka debatuar me operatoren e kësaj qendre. Gjithashtu një person i identifikuar me iniciale E.Ll është larguar nga qendra e votimit në Bradashesh pasi dyshohet se po ndikonte te votuesit dhe kishte ndihmuar fqinjin e tij të votonte.
NJOFTIMI I PLOTË:
-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2422/1, në Mengel, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi vëzhguesit ishin paraqitur pa beixh për procesin zgjedhor dhe pa dokument identifikimi.
Punonjësit e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë ndërhyrë në Qendrën e Votimit dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit që nuk kishin mjete identifikimi janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë.
Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas rifillimit të procesit të votimit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.
-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2930/01, në Bradashesh, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar nga Qendra e Votimit, shtetasin E. Ll., pasi dyshohej se po ndikonte tek votuesit.
Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pas verifikimit ka rezultuar se shtetasi E. Ll. kishte ndihmuar fqinjin e tij për të votuar, por nuk kishte ndikuar në zgjedhjen e tij.
Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas verifikimit të rastit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.
-Komisioni i Qëndrës së Votimit nr. 2373, në lagjen “Partizani”, ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi njëri nga vëzhguesit e Qendrës së Votimit kishte debatuar me operatoren e kësaj Qendre.
Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pasi kanë sqaruar situatën, janë larguar nga Qendra e Votimit, po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.
Për të trija rastet është vënë në dijeni edhe prokurorit i gatshëm.
zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
14 Maj 2023, 17:01
f.i
foto ilustruese
KRUJË- Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në Krujë, ku një 44-vjeçar ka marrë...
Politike
14 Maj 2023, 17:01
a.l
Pashk Gjoni
LEZHË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni ka votuar pranë Pallatit t&e...
Politike
14 Maj 2023, 17:00
k.m.
Furgoni
DURRËS- Koalicioni “Bashkë Fitojmë’ ka publikuar një video pranë një qendre votimi në Spitallë ...
Politike
14 Maj 2023, 16:51
f.i
foto ilustruese
DURRËS- Në Qendrën e Votimit 1407 në Sallmone, ku po votohet për bashikë e Shijakut, u ndërpre voti...
Politike
14 Maj 2023, 16:49
a.l
Eduart Sharka
LUSHNJE- Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Lushnjë, Eduart Sharka i ka bërë thi...
Politike
14 Maj 2023, 16:47
k.m.
Afrim Klosi
KAMËZ- Afrim Klosi shkoi për të votonte, por emri i tij nuk figuronte askund, ndryshe nga familjarët e tij. Në nj&eum...
Politike
14 Maj 2023, 16:22
f.i
Florian Pullazi
TIRANË- Mes disa rasteve të denoncuara për parregullsi gjatë ditës së sotme, një tjetër shkelj...
Politike
14 Maj 2023, 16:43
k.m.
Komisioneri
KAMËZ- Probleme me procesin e votimit janë regjistruar në Kamëz. Një nga komisionerët e koalicionit "Bashkë ...
Politike
14 Maj 2023, 16:42
a.l
Rahim Spahiu
DIBËR- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu, ka denoncuar në polici, kandida...
Politike
14 Maj 2023, 16:35
a.l
Luçiano Boçi
ELBASAN- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit Luçiano Bo&cc...