LIVE UPDATES
Bota

Poloni: Refugjatët nga Ukraina në udhëkryq

3 Mars 2022, 08:33 Nga DOSJA
Poloni: Refugjatët nga Ukraina në udhëkryq

Mijëra refugjatë nga Ukraina kalojnë nëpër një qendër pranimi në Korczova të Polonisë. Krah ukrainasve atje ka edhe shumë njerëz nga vende të tjera. Mes kaosit ata përpiqen të organizojnë largimin e tyre.

Shiko mama, diçka po fluturon atje”, i tha të ëmës gjashtëvjeçarja Sofia kur pa për herë të parë një raketë. Kjo ndodhi ditën e parë të luftës kur Julia Rezhowa ishte duke u larguar bashkë me dy të bijat nga fshati Gorlivka, në veri të Kievit. Ato ishin duke u larguar nga ushtarët rus, që ishin duke ardhur në atë drejtim për të sulmuar kryeqytetin e Ukrainës.

“Unë nuk do të isha larguar po të mos kisha vajzat,” thotë Rezhova. 30 vjeçarja do kishte dashur të qëndronte, ashtu si vëllai dhe motra e saj që kanë qëndruar dhe ndihmojnë njeri- tjetrin. Por Rezhova ka mbërritur tani në Poloni.

Ajo është një nga 670.000 njerëzit që janë larguar nga Ukraina, që me fillimin e luftës më 24 shkurt. Sa më shumë që zgjat lufta, aq më shumë rritet numri i refugjatëve. BE pret që deri në katër milionë vetë mund të largohen nga Ukraina për shkak të sulmit rus.

Shumica e refugjatëve shkojnë në Poloni

Më shumë se gjysma e refugjatëve, rreth 380.000 vetë kanë shkuar si Julia Rezova në Poloni. Ajo pret bashkë me të bijat në një shesh parkimi në qendrën e pranimit në Korczova, disa kilometra larg kufirit polako- ukrainas.

Qeveria polake ka hapur deri tani 27 qendra të tilla. Korczova është vend nyje për ata që vijnë nga kufiri me autobuz. Ata zbresin këtu dhe priten nga vullnetarët me ushqime dhe sende higjene. Nga këtu ata vazhdojnë rrugën më tej. Në një sallë të madhe ndodhen gati 2 mijë krevatë portativë. Sipas një polici rreth 700 vetë kalojnë natën aty, po saktë nuk e di askush. Refugjatë vijnë dhe ikin.

Julia Rezhova sapo ka mbërritur në Poloni, por ajo nuk do që të qëndroj në sallë. Ajo pret që disa të njohur të vijnë ta marrin bashkë me të bijat dhe të shkojnë në Çeki, i shoqi ndodhet aty me punë.

Refugjatët e huaj në situatë të vështirë

Kush qëndron në sallë, shpesh nuk e di si do t’i shkojë puna më tej. Kështu edhe Raju Bhandari, 29 vjeç, që ka ardhur dy muaj më parë nga Nepali për të studiuar për inxhinjeri në Kiev. Ai flet me zë të ulët dhe qesh i ndrojtur.

Dy ditë ai mbeti i bllokuar në kufi, sepse kufitarët ukrainas nuk e linin të largohej: “Unë kam shumë respekt për të huajt, pse nuk kanë ata respekt për mua?” Në anën polake të kufirit ai nuk pati probleme, tregon ai. Në sallë ndodhen shumë njerëz që janë nga vende të tjera: studentë nga India, Angola ose Uzbekistani, si dhe punëtorë të huaj nga shtetet e Azisë Qendrore. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit vlerëson, se deri së fundi në Ukrainë kanë jetuar 470 mijë të huaj. 75 mijë prej tyre studentë. Edhe këta largohen nga Ukraina. Gazeta polake “Dziennik Gazeta Prawna” shkruan duke iu referuar policisë kufitare, se rreth dhjetë përqind e refugjatëve që futen në kufi janë nga vendet e treta, pra nuk kanë pasaportë të një vendi anëtar të BE.

Ndërkohë që shumë ukrainas kanë të njohur në Poloni (që para luftës në Poloni kanë jetuar 1,5 milionë ukrainas), për shumë refugjatë të tjerë Polonia është vend i panjohur. Kështu për Raju Bhandarin, që rri ulur në një krevat portativ dhe pret dërgimin e parave nga prindërit në Nepal. Atëherë ai do ta dijë saktë si do të vazhdojë rruga: “A mund të vazhdoj studimet këtu në Poloni?”, pyet ai. Atij i pëlqen gatishmëria e polakëve për të ndihmuar, por perspektiva e qëndrimit është e paqartë për shumë njerëz që nuk kanë pasaportë ukrainase.

 

Vazhdimi i rrugës me makina të rastit

Në portën e hyrjes së sallës presin ata që kanë një objektiv por nuk dinë si ta arrijnë. Këtu refugjatët kërkojnë automjete ose autobuzë vullnetarë që shkojnë në qytete të ndryshme polake. Njerëz vullnetarë, ushtarë dhe zjarrfikësa mundohen të ndërmjetësojnë mes tyre. “Krakov me vend për të fjetur, dy vende!” ose “Autobuz për Breslov” dëgjohet të thuhet nga megafonët.

Ukrainasi 17 vjeç Andryi Chornoguz ka dy objektiva në kokë. Ai do që të shkojë në Itali ku jetojnë dhe punojnë prindërit e tij. Por ai nuk e ka mbushur moshën madhore dhe nuk ka pasaportë udhëtimi, prandaj nuk mund të fluturoj për në Itali. Ai thotë: “Prindërit më thanë të vij në Poloni, dhe prej këtu shohim më tej.”

Ai udhëtoi nga Kievi këtu për pesë ditë me radhë me një familje të njohurish. “E vështirë, shumë e vështirë”, thotë ai me zë të trishtuar. Dhe pret që të gjejë rastësisht një makinë që ta marrë me vete për Varshavë, ku jeton ungji i tij.

Shumë kthehen në atdhe

Thellë në korridoret e ndërtesës krevatët portativë janë zënë nga punëtorët e vendeve të Azisë Qendrore. Ata kanë pas ardhur në Ukrainë për të fituar para. Kështu për shembull Murati ka ardhur nga Kirgistani dhe ka punuar së fundmi në Odesa si ngjyrues makinash. “Fluturimi për mua, gruan dhe dy vajzat kushton rreth 1800 euro, ku t`i gjej unë këto para? “Në fund fare ai nuk ka marrë rrogë”.Në ambasadë më thanë se duhet të kujdesem vetë për rrugën.”

Por për të tjerët shfaqet shpresë papritur mes radhëve të krevatëve. Punonjës të konsullatës së Uzbekistanit kanë organizuar këtu një pikë ambulante organizimi dhe presin bileta fluturimi për ata që duan të kthehen në atdhe. Një grup burrash rrin mënjanë dhe pret: Ata do të preferonin më mirë të rrinin nëse do lejohej të punonin legalisht.

Bashkimi Europian do t’u japë refugjatëve ukrainas deri tre vjet mundësi qëndrimi dhe leje pune. Por punonjësit e huaj dëgjojnë nga konsullata e vendit të tyre se kjo nuk është mundësi që ofrohet për vendet e treta, kështu që ata vendosin të kthehen në atdhe.

Policia kufitare polake ka njoftuar se po punon me ambasadat e vendeve të tjera për të organizuar kthimin e refugjatëve që vijnë nga vendet e treta.

Edhe ukrainasja Julia Ryzhkova, që donte fillimisht të shkonte në Çeki, mendon të kthehet në shtëpi. Megjithëse nuk e di a do jetë e mundur, ajo thotë shumë e vendosur: “Unë dua të kthehem në shtëpi, nuk ka asnjë dyshim. Sepse është vendi ynë.”

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota julia rezhowa lufta ukraine-rusi poloni julia rezhowa lufta ukraine-rusi poloni


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen