Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Portugalia përgatit listën: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mes vendeve të sigurta nga Covid-19
15 Qershor 2021, 18:50Nga DOSJA
PORTUGALI- Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre vende të Ballkanit Perëndimor që kanë potencialin të shpallen të sigurta për udhëtim të lirë drejt Bashkimit Evropian, thanë burimet diplomatike për Radion Evropa e Lirë.
Portugalia, e cila mban presidencën aktuale të BE-së, është duke përpiluar një listë të vendeve, të dhënat e të cilave tregojnë se janë të sigurta sa i përket infeksionit me koronavirus.
Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë thuhet se janë edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për secilin prej këtyre vendeve të mërkurën dhe do të vendosin në përputhje me situatën e tyre epidemiologjike.
Për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, ai duhet të regjistrojë maksimum 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit.
Në muajin maj, Këshilli i BE-së hoqi zyrtarisht kufizimet në udhëtimet jothelbësore për shtetasit e vendeve të treta, të cilët janë vaksinuar me të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës kundër koronavirusit.
Shtetasit e vendeve të treta përfshijnë edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë, qytetarët e atyre vendeve që nuk janë në listën e sigurt, kanë ende nevojë për pëlqimin e vendit pritës, ndërsa leja nuk kërkohet për ata që vijnë nga një vend që konsiderohet i sigurt.
Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin.
Marrë nga REL
(f.i/doja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
HAMBURG- Elefanti ‘fallxhor’ me emrin Yashoda ka zgjedhur si fitues së ndeshjes së sotme të EURO2020 Francën nw ndeshjen që do luhet me Gjermaninë. ...
FILADELFIA- Tre makina sportive ‘Ferrari’ janë përfshirë në një aksident.Makinat u përplasën teksa ishin nisur për të marrë pjesë në eventin “CF Cha...
KOSOVË- Rrjeti i Grave të Kosovës e ka quajtur vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve si të pab...
KOSOVË- Ambasada gjermane në një përgjigje për Express thotë se është me rëndësi që të gjitha procedurat për shkarkimin dhe emërimin e kryetarit të ri të K...
GJENEVE- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden mbërriti në Gjenevë, ku nesër mban takimin e parë me homologun e tij rus, Vladimir Putin që kur mori detyr...
GJENEVË- Presidenti Joe Biden është takuar ditën e sotme me homologun e tij zvicerian Guy Parmelin në Gjenevë. The Guardian shkruan se gjatë takimit me Par...
SHBA- Një studim i ri ka nxjerr se Covid-19 ka qënë në SHBA para dhjetur të vitit 2019, para se të zyrtarizoheshin rastet e para në Wuhan. Pressdemocrat shkruan...