LIVE UPDATES
Bota

Presidenti i ri i Iranit, cili do të jetë ndikimi në marrëdhëniet gjermano-iraniane pas zgjedhjes së Raisit

5 Gusht 2021, 07:40 Nga DOSJA
Presidenti i ri i Iranit, cili do të jetë ndikimi në

IRAN– Irani ka një president të ri. Ebrahim Raisi. Kleriku dhe juristi 60-vjeçar me syze dhe me buzëqeshje gjoja të ndrotjur bëri betimin të enjten (04.08). Ultrakonservatori e merr këtë detyrë në kohë kritike: Në Vjenë bisedimet me SHBA për të ardhmen e marrëveshjes atomike kanë ngecur. Edhe sulmi i fundit me drone ndaj një anije cisternë para brigjeve të Omanit, ka bërë edhe njëherë të qartë, se sa e brishtë është situata e sigurisë në Gjirin Persik. Si SHBA edhe Britania e Madhe fajësuan Iranin, për sulmin ndaj cisternës së një firme izraelite.

Nëse e ardhmja e politikës së jashtme të Iranit nën Raisin duket e errët, një vështrim në biografinë e presidentit të ri nxjerr në pah njolla të zeza, nga pikëpamja e aktivistëve të të drejtave të njeriut. Jo shumë kohë më parë, Raisi si kreu i drejtësisë lejoi ekzekutimin e mjaft pjesëmarrësve në protestat e vitit 2018 dhe 2019.

Që në fillim të karrierës së tij, para tre dekadash, Raisi u profilizua si një përkrahës pa skrupuj i regjimit. Në vitin 1988 ai ka qenë pjesëmarrës në torturimin dhe ekzekutimin e mijërave të burgosurve politikë. Për këtë arye SHBA e vendosi Raisin në vitin 2019 në listën e sanksioneve. Ardhja e Raisit në post ka bërë që mjaft politikanë gjermanë të politikës së jashtme të kërkojnë një kthesë në marrëdhëniet me Teheranin. “Nëse një gjykatës që i ka duart me gjak, bëhet president i vendit, atëherë është detyrimi ynë që të vendosim si prioritet temën e të drejtave të njeriut”, është shprehur, Omid Nouripour, zëdhënës për politikën e jashtme i Të Gjelbërve.

“Të marrin fund tonet e ulta”

Tema e të drejtave të njeriut në presidencën e paraardhësit të Raisit, Rouhani në rastin më të mirë zinte një vend të vogël. Kur forcat iraniane të sigurisë shtypën brutalisht protestat në vitin 2019, të zhvilluara kundër çmimeve të rritura të benzinës, nga qeveria gjermane nuk pati një dënim të qartë të qeverisë në Teheran. “Këto tone të ulta duhet të marrin fund“, kërkon Nouripour.

Ne kemi nevojë për një strategji të re për Iranin“, kërkon edhe Bijan Djir-Sarai, zëdhënës i partisë liberale, FDP për politikën e jashtme në bisedë me Deutsche Wellen. Kjo nuk duhet të orientohet vetëm në bisedimet atomike me Iranin. Që në fillim të këtij sërish debatohet për një ristartim të marrëveshjes atomike, që u arrit në vitin 2015 me përpjekjen e SHBA, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës.

Marrëveshja atomike nuk është tema e vetme

Marrëveshja atomike ka sunduar këto tetë vite marrëdhëniet gjermano-iraniane, analizon Cornelius Adebahr, studiues në Shoqatën Gjermane për Politikën e Jahtme, DGAP. Por ka edhe tema të tjera, si politika e brendshme, të drejtat e njeriut dhe çështjet rajonale. Gjermania ka vepruar shumë pak në këto drejtime”, thotë Adebahr për DW. Fasada e moderuar që ruante paraardhësi i Raisit, Hasan Rouhani e bënte më të lehtë të mos merreshe me këto tema. “Tani do të bëhet më e vështirë për Gjermaninë dhe Europën ta mbrojnë publikisht linjën e politikës stabilitetit autoritar”, thekson politologu gjermano-iranian, Ali Fathollal Nejad për DW.

Aktualisht ka sinjale për një kthesë në politikën gjermane kundrejt Iranit. Në fund të qershorit Bundestagu miratoi rezolutën e parë për të drejtat e njeriut kundër Iranit që prej 10 vitesh. Kërkesa e përbashkët e Unionit CDU/CSU dhe Të Gjelbërve e liberalëve thekson vendosjen e gjendjes së të drejtave të njeriut në qendër të politikës gjermane për Iranin, dhe verifikimin kritik të kësaj politike. Iranit duhet t’i kërkohet të respektojë të drejtat e njeriut, dhe qeveria gjermane duhet të ndikojë, që ky vend t’i bashkohet Konventës së OKB për të Drejtat e Grave dhe kundër Torturës, kërkon rezoluta.

Krisa si shans për bashkëpunim?

Ekspertët gjermanë paralajmërojnë, se edhe për shkak të interesit gjerman duhet të vendosen më shumë në fokus të marrëdhënieve gjermano-iraniane problemet ekonomike dhe mjedisore të vendit. Ky vend vuan nga nja papunësi e lartë, mungesa e ujit dhe emergjenca mjekësore. “Nëse gjithnjë e më shumë njerëz largohen nga vendi, sepse bëhet i pabanueshëm, atëherë kjo prek edhe interesat tona“, thekson Adebahr.

Eksperti i DGAP-së shikon shanse sidomos në bashkëpunimin gjermano-iranian. “Gjermania për shembull mund të bëjë shumë në drejtim të çështjes së ujit dhe mbrojtjes së mjedisit apo ndihmës ekonomike. Përmes mirëkuptimit ekonomik, mund të arrijmë shumë gjëra pozitive“, shprehet me optimizëm, Adebahr.

Politikani i Të Gjelbërve për politikën e jashtme, Nouripour thekson, se Gjermania nuk duhet të harrojë edhe rolin e Iranit në rajon. “Në tryezë të bisedimeve duhet të vendosen edhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga sistemi, jashtë Iranit, si për shembull në Siri.” Irani është aktiv në luftën civile në Siri, mbështet milicët shiitë në Liban dhe Irak, Hamasin në Rripin e Gazës, e bashkëpunon me rebelët në Jemen. Përveç kësaj ky vend zotëron programin më të madh të raketave balistike në rajon. Me këtë mund të goditen objektiva edhe në Izrael. Prandaj ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas është shprehur, që programi iranian i raketave të bëhet pjesë e bisedimeve për marrëveshjen atomike.

Takimi i parë mes Gjermanisë dhe qeverisë së re iraniane nën ultrakonservatorin, Raisi do të jetë në tryezën e bisedimeve për të ardhmen e marrëveshjes atomike. Që bisedimet me të nuk do të jenë të lehta, Raisi e ka bërë të qartë. “Nuk do të lejoj, që të negociohet thjesht për negociim“, është shprehur presidenti i ri iranian në qershor./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ali fathollal nejad bijan djir-sarai ebrahim raisi heiko maas ali fathollal nejad bijan djir-sarai ebrahim raisi heiko maas

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen